Letra per mbretin View larger

Letra per mbretin

Tonke Dragt A-006354

New product

Përshkrim i shkurtër

Letra për mbretin është historia drithëruese e betejës së një djaloshi kundër së keqes, që shtillet e pështillet në një botë të magjepsur kalorësie, guximi dhe miqësie të vërtetë...

More details

499 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292803

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një lajmëtar i ri. Një mision sekret. Një mbretëri në rrezik.

Natë e shkretë. Tiuri gjashtëmbëdhjetëvjeçar duhet të kalojë orë të tëra i mbyllur në një kishëz, në heshtje e duke u lutur, sepse, në të aguar, mbreti Dagonat do t'i japë titullin kalorës. Por, ndërsa pret nën dritën fërgëlluese të një qiriu, dëgjon një trokitje në derë dhe një zë që me dëshpërim kërkon ndihmë.

Një letër e fshehtë i duhet dorëzuar mbretit Unauen përtej Maleve të Epërme - një letër nga e cila varet fati i një mbretërie të tërë. Tiuri ka një detyrë të rëndësishme për të përmbushur, e cila mund t'i kushtojë titullin kalorës.

Udhëtimi drejt mbretërisë së Unauenit, e çon Tiurin nëpër pyje të errëta e kërcënuese, nëpër lumenj të pabesë, në kështjella të mbrapshta dhe qytete të çuditshme. Takon armiq mizorë, të gatshëm t'i marrin jetën për të shtënë në dorë letrën, por edhe miqtë më të mirë, aty ku nuk e pret. Nuk duhet t'i besojë askujt, edhe pse i maskuar nën petkun e një identiteti të rremë, e mbi të gjitha, nuk duhet ta zbulojë kurrsesi atë çka shkruhet në letër...

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages432
ISBN9789928292803
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAfërdita Shuteriqi
RomanMister&Thriller
I ri1