Luis Aragon A-005886
New product
Luis Aragoni, nje nga poetet me te shquar francez na vjen me nje botim special – dy gjuhesh, shqip frengjisht, i shqiperuar nga profesori Ilia Lengu.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Fan Noli | |
“Më shkoi vështrimi dhe dora tek ky vëllim, duke u kujtuar se bota letrare në vendin tonë, studimet tona dhe diskutimet tona letrare e kishin “harruar” Louis Aragon-in, prej të cilit kishim parë në shqip dikur dy vepra në prozë.
Ndoshta, ose më saktë, për shkak të një përkatësie të tij dikur në radhët e komunistëve francezë, ne nuk përtuam t’i rikthehemi mjeteve tona të vjetra të veprave “të ndaluara”, kësaj radhe në drejtim të kundërt, pa u thelluar, pa qenë të hapur, të drejtë në gjykimin e një autori, pa ditur hollësisht se si ishte në të vërtetë jeta e tij.
Përse besoi në një ideal, përse u ftoh dalëngadalë prej tij, përse ishte ai që ishte, por, kryesorja, përse ishte një romancier e një poet aq i madh. Midis dadaizmit, surrealizmit, realizmit e letërsisë së angazhuar, Aragoni mbeti poet i vërtetë, që sot hyn në fondin e artë të letërsisë franceze.
Pyetjeve të mësipërme u ka dhënë përgjigje vërtet të veçanta në analizën e tyre profesor Ilia Lëngu, njohës e studiues me themel i Aragonit, në pasthënien që shoqëron librin. Poezia e Aragonit pasqyron, në një farë mënyre, vetë jetën e tij. Në krye admirues i Malarmesë, Remboit e Apolienerit, Aragoni merr pjesë në Luftën e Parë Botërore dhe më pas është një nga drejtuesit e avangardës letrare, krijon bashkë me të tjerë revistën “Littérature”, është një nga dadaistët e flaktë, por takimi me Elsa Kaganin (Triolenë) – së cilës i ka kushtuar disa prej poezive më të bukura që ka shkruar, por që janë edhe nga më të bukurat e poezisë franceze – e afron me idetë komuniste.
Afrohet gjithashtu me komunistët francezë, me gazetën “Humanité”, zhytet në militantizëm dhe, me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore shkruan poezi tejet të fortë.
Kritika shkruan se ai e përdor poezinë si një armë për të ndryshuar botën. Në poezitë që kemi në vëllimin shqip, vërehet jehona e rrethanave historike, po edhe lirizmi i famshëm aragonian, që dalëngadalë i zë vendin ngjyrimit heroik. Në poezinë e tij mbetet gjithnjë karakteri epiko-lirik, herë në poezitë që i drejtohen realitetit bashkëkohor, herë në ato ku dallohet një tis tradite i poezisë mesjetare, – që e vëren edhe studiuesi Ilia Lëngu.
Ky karakter i gërshetuar i poezisë së Aragonit është parë shpesh si një kontradiktë, po edhe si unitet. Por, në përgjithësi, krijimet poetike të Aragonit i drejtohen lexuesit, nuk janë të shkëputura prej tij, herë herë kanë ndonjë mesazh politik, e herë thjesht human, me një aftësi të habitshme për të prodhuar gjithnjë forma dhe ide të reja.
Poezia e tij e vendos njeriun para pasqyrës dhe këtë ndjesi të njeriut që herë e di se ku është dhe herë jo, shumë kritikë e kanë parë si një përmasë baroke, shekspiriane, ku autori, polemist i përjetshëm, ka nevojë të futet në lojë, të theksojë me vargjet e tij një realizëm thelbësor dhe eksperimental, që jo gjithnjë u ka pëlqyer partizanëve të abstraksionit. Por, nuk është fjala për një realizëm konvencional, por për të vërtetat e jetës që janë të paqëndrueshme dhe që marrin forma të reja, pa mohuar domosdoshmërisht të vjetrat.
Këto përsiatje të lindin në mendje tek lexon këto poezi të mrekullueshme, të sjella në shqip po në mënyrë të mrekullueshme nga Ilia Lëngu. Do të përsërisja mendimin tim se lexuesit shqiptarë kanë fatin që me përkthime sot merret ajka e lëvruesve të kësaj fushe, që e pasuron, e zhvillon dhe e përpunon shqipen dhe na sjell autorë botërorë që duket sikur shkruajnë në gjuhën tonë.
Ky është dhe fati që Aragoni na vjen nga Ilia Lëngu. Libri i ka të dy versionet e poezive, në shqip dhe në frëngjisht dhe, për të gjithë ata që e duan poezinë, tingëllimën e saj në shqip e në gjuhën origjinale, nuk do të kishte rast më të mirë se ky vëllim.”- Diana Çuli
Lloji i botimit | Paperback |
pages | 208 |
Redaktori | Rexhep Hida |
Published year | 2016 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Ilia Lengu |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.