Edmondo De Amicis A-004719
New product
1 Item
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | Argeta LMG | |
Ky libër u kushtohet sidomos nxënësve të shkollave fillore, që janë prej nëntë gjer trembëdhjetë vjeç, dhe mund të merrte këtë titull: Historia e një viti shkollor, e shkruar nga një nxënës i klasës së tretë të një shkolle bashkiake të Italisë. Me këto fjalë, nuk dua të them se e ka shkruar ai nxënës ashtu siç është shtypur: ai merrte shënime dita ditës në një radhor, ashtu si ia priste mendja, për çdo gjë që shihte, që dëgjonte dhe mendonte në shkollë e përjashta.
Këto faqe shkroi ati i tij në të dalë të vitit shkollor, duke u mbështetur në ato shënime, duke u përpjekur që të mos ua ndryshonte mendimin, dhe të ruante, sa të qe e mundur, fjalët e të birit,
Ky pastaj, katër vjet më vonë, kur kishte hyrë në gjimnaz, e lexoi dorëshkrimin dhe i shtoi diçka nga vetja, duke përfituar nga kujtesa, që e kishte akoma të gjallë e të freskët për njerëzit dhe për sendet e kohës kur kishte marrë shënimet.
Tani, o djema, merreni në dorë këtë libër dhe e këndoni: shpresoj se do të mbeteni të kënaqur e do të përfitoni shumë prej tij.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 242 |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 10 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Vepra "Zemra", e botuar më 1886, mund të quhet më e madhja e letërsisë italiane për fëmijë pas Pinokut. Ajo pati menjëherë një sukses të pabesueshëm që s'u ndie vetëm në kohën dhe në kontekstin e caktuar social të botimit të saj, por mbetet aktuale edhe në ditët e sotme.
"Zemra", e botuar më 1886, mund të quhet më e madhja e letërsisë italiane për fëmijë pas Pinokut. Ajo pati menjëherë një sukses të pabesueshëm që s'u ndie vetëm në kohën dhe në kontekstin e caktuar social të botimit të saj, por mbetet aktuale edhe në ditët e sotme.
Nuk ka një libër të dytë kaq të vlefshëm për kryeqendrën e Bizantit. Nobelisti turk, Orhan Pamuk thotë se “libi më i mirë i shkruar për Stambollin është i një autori italian, Edmondo De Amiçis.
"Zemra", e botuar më 1886, mund të quhet më e madhja e letërsisë italiane për fëmijë pas Pinokut. Ajo pati menjëherë një sukses të pabesueshëm që s'u ndie vetëm në kohën dhe në kontekstin e caktuar social të botimit të saj, por mbetet aktuale edhe në ditët e sotme.
Dashuria për vendin tënd, impenjimi për shkollën dhe punën, sakrificat, respekti për prindërit, mësuesit dhe autoritetet: këto janë vlerat që mbron me forcë libri “Zemër” dhe të cilat i ka kaluar në breza të panumërt fëmijësh. Botuar për herë të parë në Milano më 1886, romani u përhap shumë shpejt si romani më i famshëm për fëmijë i shkruar në Itali dhe...
Kujtimet fëminore që mbajnë njerëzit në zemra e tyre janë thesare të arta. Libri që keni në duar, përfshin ditarin e rrëfimeve plot dëlirësi fëminore të një djali që studion në shkollën fillore të përpiluara me mjeshtëri nga shkrimtari Edmondo de Amiçis. Pasi të lexoni këtë libër do thoni: “Ah sikur të isha gjithmonë fëmijë!”