Renia

Albert Kamy BTI0066

New product

Përshkrim i shkurtër

E publikuar në vitin 1956, "Rënia" u shkrua në një nga periudhat më të zymta e pesimiste në jetën e autorit. "Rënia" përbëhet nga një seri monologjesh dramatikë të Jean-Baptiste Clamence, i cili reflekton mbi jetën e tij para një të huaji. Filozofi ekzistencialist, Sartri, e përshkruan librin si "më të bukurin dhe më pak të kuptuarin" nga librat e Kamys.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995684754

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në një formë rrëfimi, Clamence tregon për suksesin e tij si një avokat mbrojtës i pasur dhe i respektuar nga kolegët e tij; pastaj për krizat e njëpasnjëshme dhe më në fund për rënien e tij. "Rënia" hulumton në temat e pafajësisë, burgosjes dhe të vërtetës. Fragment nga libri: Mbi urë, kalova prapa një forme të përkulur mbi parmak, dhe që dukej të vështronte lumin. Nga më afër, shqova një grua të re thatime, të veshur me të zeza. Ndërmjet flokëve të zinj dhe jakës së palltos, shihej thjesht një qafë, e freskët dhe e lagur, ndaj së cilës qeshë i ndjeshëm. Por e vazhdova rrugën, pas një ngurimi. Në fund të urës, mora anash drejt Saint-Michel, ku dhe banoja. Kisha përshkuar tashmë rreth pesëdhjetë metra, kur ndëgjova një zhurmë e cila, megjithëse larg, m'u duk e mrekullueshme ne heshtjen e natës, një zhurmë trupi që bie në ujë. U ndala në vend, por pa u kthyer. Pothuaj menjëherë, dëgjova një klithmë, të përsëritur disa herë, që zbriste bashkë me lumin, dhe që u shua papritur...

Data sheet

ISBN9789995684754
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
PërkthyesiUrim Nerguti