Enver Hoxha midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961) View larger

Enver Hoxha midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961)

Juljana Krisafi A-006473

New product

Përshkrim i shkurtër

Në librin e ri “Enver Hoxha; Midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961)”, autorja Juljana Krisafi sjell dokumente arkivore dhe dëshmi autentike të protagonistëve që identifikojnë me realizëm shkëlqimin dhe muzgun e të ashtuquajturës “Miqësi e Madhe”,  e cila, në thelb, kishte jo vetëm interesat shtetërore e kombëtare, por edhe interesat për pushtet e sundim që pleksen me njëra-tjetrën apo fshihen pas veshjeve ideologjike e sloganeve politike.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928234650

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Studimi përqendrohet në trekëndëshin Moskë-Beograd-Tiranë në periudhën nga vdekja e Stalinit deri te prishja e marrëdhënieve (1953-1961), trekëndësh që kurrë nuk funksionoi si formulë mirëkuptimi e barazie. Parulla “Enver-Tito-Stalin”, më shumë se sa trekëndësh miqësie, rezultoi në trekëmbësh armiqësie a stërkëmbës ndaj njëri-tjetrit.

Faktet tregojnë se ishte Stalini që, në vitet ’50, i fryu i pari zjarrit të prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Stalini doli hapur në krah të Enver Hoxhës dhe kundër përfshirjes së Shqipërisë në të ashtuquajturën Federatë Ballkanike, një ide e ushqyer, në fakt, nga vetë Stalini në takimet e private me Titon. Marrëdhënia e udhëheqjes shqiptare me Bashkimin Sovjetik post-stalinist u fut në krizë pas vdekjes së Stalinit (1953): destalinizimi dhe normalizimi i marrëdhënieve me Jugosllavinë ishin reformat e udhëheqësit të ri. Midis Hrushovit dhe Titos, Enver Hoxha zgjodhi Stalinin. Duke kombinuar ideologjinë me nacionalizmin, Enver Hoxha mbijetoi dhe zhbëri miqësinë me rusët, sigurisht, falë edhe zbulimit të një ylli të ri, akoma më në Lindje, Kinën e Mao Ce Dunit. Kështu, Stalini dhe Enveri, si frymë dhe monumente, bashkëjetuan në Shqipëri edhe 30 vjet të tjerë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages264
ISBN9789928234650
RedaktoriEdval Zoto
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1