Romani i fundit i shkrimtarit Agron Tufa, “Arratia e fundit e Baltazar Ketës”, është një roman-baladë, një roman-mit, me heronj plot ëndrra të bukura e të sëmura, që rravgojnë drejt së pamundurës, midis një realiteti dhe sfondi shoqëror depresiv.
Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë Gorki 1994-1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX, në UT. Ka botuar fillimisht poezi, ese, përkthime,...
"Një përmbledhje e autorëve të ndryshëm mbi historinë, arkeologjinë, kulturën dhe traditën dibranë, shoqëruar me një hyrje nga Agron Tufa.
Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
Personazhi i Agron Tufës, përmes një dueli real dhe metaforik vihet në kërkim të vetvetes drejt shpalimit të shtresimeve të identitetit moral, psikologjik, drejt profilit shpirtëror.
Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes.
Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë " i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra...
Një libër me ese kulturologjike ku shkrimtari trajton raportet e tij me fëmijërinë, vendlindjen, kulturën, traditën, ideologjinë, gjuhën, historinë dhe artin e të shkruarit. Përmes stilit të tij ekspresiv, dinamik e sugjestiv, Tufa në këto ese bën një guidë meditative nëpër stacione të trazuara të së shkuarës dhe bashkëkohësisë dhe në sëmundjet e...
Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.