Uria View larger

Uria

Jamal Ouariachi A-005125

New product

Përshkrim i shkurtër

Një udhëtim prej më shumë se 500 faqesh, përmes shtatë kontinenteve e disa dekadash, që na bën të mendojmë për çështje si seksizmi, barazia gjinore, feminizmi, raca etj., për botën, jetën dhe vdekjen, në një mënyrë madhështore. Të gjitha këto përmes penës së Jamal Ouariachit, si një shkrimtar i ri dhe shumë i talentuar, një yll në rritje jo vetëm i letërsisë së Vendeve të Ulëta.

More details

504 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292506

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Aurelia është nëna e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e njohur, me lidhje të forta në botën e politikës, i cili ka marrë pjesë në vitet '80 në një projekt ndihme në Etiopi, ku kishte pllakosur uria.

Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. Djali, së bashku me një duzinë fëmijësh etiopianë, ishte sjellë në Amsterdam për t'u arsimuar dhe edukuar, pjesë e iniciativës së Laszlos për formimin e Liderëve të Ardhshëm, që do të ktheheshin në shtëpitë e tyre të armatosur me dije, për të ndryshuar shoqërinë.

Reagimi i shoqërisë qe i ashpër: shtypi e sulmoi, publiku u shpreh pa njohur faktet dhe shumë shpejt Aleksandri, nga figurë e respektuar, përfundoi në një figurë të urryer publike që, pas burgut, u zhduk nga jeta publike.

Propozimi i Aleksandrit për Aurealian, pas dhjetë vjetësh, është i qartë: të shkruajë një libër për jetën, motivet dhe, sidomos, për idetë e tij rreth pedofilisë. Duket sikur personazhi kryesor, duke mbrojtur lirinë e shprehjes e të mendimit, del në mbrojtje të pedofilisë.

Por, në fakt, shkrimtari është përpjekur ta shohë nga një pikëpamje tjetër dhe të vërë në dukje reagimin indiferent apo violent, aktual në botën e sotme, ndaj kësaj dukurie.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages680
ISBN9789928292506
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlbana Shala
RomanSagë&Histori
I ri1