Pafundesi View larger

Pafundesi

Maša Kolanović A-000684

New product

Përshkrim i shkurtër

Nëpërmjet këtij vëllimi me tregime autorja synon të na rrëfejë për absurditetin e ekzistencës, lidhur ngushtë me kapitalizmin e pamëshirshëm, ku protagonistët përpiqen të ruajnë dinjitetin e tyre. Në të dymbëdhjetë historitë, që të bëjnë të mendosh, jeta dhe vdekja ndërthuren me njëra-tjetrën, bashkë me të qeshura, lot në sy dhe një komb në fyt.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292933

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Ka dymbëdhjetë histori me një sërë temash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e saj në varr dhe u kërkon familjarëve t'i telefonojnë një ditë pas funeralit.

Një tregimtare i lexon bashkëshortit në prag të vdekjes dhe një ish-drejtori të një dyqani, slogane reklamash nga katalogu i IKEA-s. Një vajzë, nëna e së cilës ndërron jetë prej kancerit të zorrës së trashë, hap gardërobën e së ëmës dhe gjen aty "ditarin e shpenzimeve" të saj pa fre në eBay, si një mënyrë për të hequr mendjen nga diagnoza e pamëshirshme.

Një baba i moshuar e gjen veten në duart e një operatori telefonik, me të cilin ka firmosur në mënyrë të pandërgjegjshme një kontratë të pafavorshme, dhe fillon të marrë fatura të majme sepse nuk ia thotë nga teknologjia.

Një fëmijë u kërkon prindërve t'i blejnë të njëjtën kukull që ka parë në një dokumentar për Çernobilin.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages196
ISBN9789928292933
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhelal Fejza
I ri1