Një roman që sjell në tjetër botë dhe qasje ndaj besimit të tjetrit, i mbushur plot trille dhe fantazi. Zhvishuni nga hamendësimet dhe hapeni mendjen për një udhëtim aventurier, të paparashikueshëm, intensiv dhe emocional.
Një libër i strukturuar me mjeshtëri të jashtëzakonshme, ku suspansa e ankthi sa vijnë e rriten dhe tensioni shtohet. Romani hapet me vrasjen brutale, ose më mirë me masakrën, e një familjeje në Stokholm: prindërit dhe vajza e vogël e familjes janë gjetur të vdekur. I vetmi i mbijetuar është djali i shtëpisë, pesëmbëdhjetëvjeçari Jozef Eku.
Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund. Në listën finale të çmimit NBÇ, bestseller ndërkombëtar dhe libri më i mirë non-fiction për vitin 2017, sipas...
Një nga vlerat e mëdha të këtyre "rrëfenjave të vërteta" është se lexohen me një frymë. Ngjarje të së kaluarës, të shumë e shumë kohëve më parë, na duket sikur kanë ndodhur sot.
Historia e vërtetë se si një burrë i jashtëzakonshëm nga një cep i largët i botës, krijoi një perandori e cila do ta udhëhiqte botën drejt epokës moderne
Kriza në familje nuk diskriminon. Ajo prek edhe familje që nuk kanë probleme financiare. Personazhi i Emës është një grua që në pamje të parë ka gjithçka: sukses, para, familje të rregullt, por në vetvete ndihet e paplotësuar.
Askush nuk mund ta merrte me mend urrejtjen që ndieja për Sefi Hadlejn dhe gjithë Krosët e tjerë. Por mbi të gjitha për Sefi Hadlejn. Çdo gjë zuri fill me të dhe tim vëlla. E kështu ka për të mbaruar. Kallumi nuk ishte më. Sefi do të paguante deri më një. Shkatërrimi i saj ishte misioni dhe motivi i jetës sime. Ambicia ime e gjithëfuqishme dhe e pandalshme.
Mënyra si shkruan Sara Stridsbergu është poetike dhe evokuese, që zbulon të gjitha kthesat e marrëdhënies midis një ati, që ndihet jashtë jetës, dhe një bije që përpiqet të fitojë jetën e vet Me një delikatesë të jashtëzakonshme, shkrimtarja i jep jetë dimensionit mitik, në të njëjtën kohë utopik e të tmerrshëm të spitalit psikiatrik, ku fiksimi për...
Këtu ka gjithçka që duhet të njohë çdo i apasionuar pas mbretërisë së kafshëve, shoqëruar me ilustrime e kuriozitete interesante.
Romani "Financieri" është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko - sociale të sistemit të ri ekonomik.Drajzeri është edhe terapeutisti i duhur për plagët që nisën t'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të ekzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në...
“Hollywood” shpërfaq gjithë jetën e shfrenuar mes yjeve të kinemasë, botën e tyre hipokrite, por edhe përpjekjet e mëdha njerëzore për të realizuar projekte te të cilat ke besim.
Ky libër rrëfen historinë e panjohur të Mbretit Zog për të rifituar fronin. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Ahmet Zogu u kthye në lajm, jo vetëm si “Mbreti i pashëm i vendit më romantik të Europës”, bashkëshorti i “Trëndafilit të bardhë të Hungarisë”, “Duhanpirësi më i madh i kohës”, “Mbreti i çuditshëm”, “Monarku i maleve”, “Mbreti me thesar me vete”...
Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, “Zoti e ndihmoftë fëmijën!”, libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme, përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të...
Ky libër na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke e mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na na jep dorë hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë; si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca,...
Në një nivel parësor, “Një tragjedi amerikane” është historia e korrupsionit dhe shkatërrimit të një njeriu, Clyde Griffiths, i cili humbet shpirtin e tij gjatë kërkimit dëshpërues të suksesit. Në një nivel më të thellë, akoma më të thellë, romani paraqet një portret të madh të shoqërisë vlerat e së cilës janë njëherësh si edhe ambicjet e kota të Clyde...
Napolon Bonaparti eshte lideri më me ndikim edhe sot dhe vazhdon te terheqe vemendjen jo vetem te lidereve ne mbare boten, por edhe te lexuesit te thjeshte. Kjo biografi e shkruar nga autorja Pascale Fautier cilesohet nder studimet me serioze dhe me te thelluar te shkruar per kete personalitet te permasave boterore.
E cilësuar si një nga kryeveprat e shekullit të XX. Me gjenealitetin e tij u përballëm me tragjizmin e fateve njerëzore. Personazhi Juxhin Uitlla,na tërheq me natyren e tij,talentin prej artisti,... Gjithashtu njihemi me shpirtin e tij si aventurier e të lëkundshëm në dashuri,…
Pas shumë vitesh rikthehet Zihni Sako, me një libër për lexuesit e vegjël. Tregimtari, poeti dhe rrëfimtari shfaqet me një tufë vjershash fantastike, të shoqëruara me ilustrimet fantastike të Xhens Notes. Në fund të librit fëmijët do të gjejnë edhe disa vizatime të cilat presin për tu ngjyrosur nga vogëlushët
12 vite më parë Sylvia Browne shkroi një libër që ndonëse atëkohë është pritur shumë mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pati vëmendjen e përkthyesve në të gjithë botën. Sot, “End of Days”, “Mbramja e ditëve”, siç është përkthyer në shqip po bën xhiron e botës, pasi na tregon fuqinë e një virusi si Covid-19 që po pushton botën. Nga sot e kemi edhe...
Vjen i treti i serisë së aventurave të Sharlotës: Një libër që të përpin, të bën të qeshësh dhe të lë pa fjalë!
Një histori e thjeshtë e megjithatë shpërthyese, që na vë para pyetjesh të qenësishme: për lidhjet që farkëtojmë mes shpirtrave, për aftësinë tonë për të ndryshuar, për fatin që bashkon dhe ndan. Dhe kur na duket se e kemi humbur aftësinë për të habitur veten, për të kërkuar dritën, për t'u kujdesur për veten, është zemra që hesht apo thjesht ne nuk dimë...
Kjo enciklopedi synon të kontribuojë sa është e mundur në" njohjen, përbërjen biokimike, vetitë farmaceutike dhe përdorimet vetjake të bimëve mjekësore për parandalimin dhe sherimin e sëmundjeve të ndryshme.
Libri “Jetëgjatësia”, i shkuar nga profesori i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit do ta ndryshojë përgjithmonë mendësinë tonë mbi procesin e plakjes, dhe se çfarë mund të bëjmë për ta shmangur atë.
“Diaboliket”, botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në...
A realizohen ndonjëherë ëndrrat? A ndodh ndonjëherë në jetën reale që një Hirushe të takojë më në fund princin e kaltër, të martohet me të e të jetojnë të lumtur në një kështjellë? Me siguri, miliona gra beqare dhe të martuara, do ta bëjnë këtë pyetje dhe do të interesohen fort për përgjigjen.
Më shumë se çdo gjë tjetër, aftësia juaj për ta menaxhuar kohën, do të përcaktojë edhe sukseset që do të arrini.
Një ritregim drithërues, thellësisht emocionues dhe krejtësisht unik i legjendës së Akilit dhe Luftës së Trojës Një përrallë perëndish, mbretërish, fame të pavdekshme dhe zemre njerëzore, “Balada e Akilit” është një vepër verbuese që riimagjinon në mënyrë të shkëlqyer kryeveprën e Homerit, “Iliada”.
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
“Urat e Medison Kauntit”, është historia e Robert Kinkedit, fotografi dhe shpirti i lirë i të cilit kërkonte urat e mbuluara të Medison Kauntit, dhe e Franceska Xhonsonit, që pret plotësimin e një dëshire të vajzërisë.
Një jetim pa mbrojtje, i cili që nga lindja vuan nga trajtimi i keq që I bëjnë dhe tërhiqet në një botë vjedhjesh dhe krimi, kundër vullnetit të tij.