Financieri View larger

Financieri

Teodor Drajzer A-004132

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani "Financieri" është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko - sociale të sistemit të ri ekonomik.Drajzeri është edhe terapeutisti i duhur për plagët që nisën t'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të ekzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në honet e thella e të errëta të shpirtit. Kjo është tipologjia shoqërore që polarizon ndjenjën mbi ekzistencën, virtytin ndaj protagonizmit të jetës metropolitane.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789994363344

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elemneti i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.

Triologjia: "Financieri", "Titani" dhe "Stoiku" konsiderohet nga studiuesit si vepra e jetës së Drajzerit, është filozofia e krijimtarisë së tij. Kur në qarkullim doli romani "Financieri" u tha se është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko - sociale të sistemit të ri ekonomik.

Drajzeri është edhe terapeutisti i duhur për plagët që nisën t'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të ekzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në honet e thella e të errëta të shpirtit. Kjo është tipologjia shoqërore që polarizon ndjenjën mbi ekzistencën, virtytin ndaj protagonizmit të jetës metropolitane.

Të fitosh mbi rrënimin e tjetrit edhe duke sublimuar dashurinë , kjo është sëmundja e dukshme e kapitalit, aq sa para etheve të pasurimit asgjë nuk ka vlerë, as vetë jeta. Ky është kodi i vlerave në të cilën Drajzeri depërtoi si askush tjetër me veprën e tij. Mbetet antologjik, sepse është shpirtëror.

Data sheet

pages623
ISBN9789994363344
Published year2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAleksandër Koli