Gabriel Garcia Marquez dhe Mira Meksi janë pjesë e pandarë për një pjesë të lexuesit tonë, prandaj ne kemi rekomanduar bashkërisht dy tekste leximi “Dashuri në kohërat e kolerës” dhe “Pa zemër në kraharor”, si pjesë të një pakoje të veçantë për dhuratë mes atyre që e zbukurojnë dashurinë dhe pasionin mes tyre duke shkëmbyer libra me njëri-tjetrin.
Një libër inteligjent, i guximshëm dhe i shkruar bukur. Thjesht fare, ky rrëfim të ndryshon jetën.
Autoret Joan Holub dhe Suzanne ëilliams u japin nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni uljengritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.
Antoni është një djalë nëntëvjeçar, që i pëlqejnë librat me histori të frikshme
ALPER CANIGÜZ, me një gjuhë të gjallë dhe tërheqëse, rrëfen historinë e një pesëvjeçari filozof dhe çamarrok, i cili, me avantazhin që i jep mosha, hyn e del nga çdo vend, duke i dhënë frymën e tij atmosferës së lagjes që rrethon atë si personazh kryesor dhe subjektin e romanit. “Alper Kamy” është një vepër e përkorë, që gërsheton me mjeshtëri të pashoqe...
A ka vetëm një Zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin e jetës te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato?
Ky botim del me rastin e 70-vjetorit të Çmimit Nobel, 1948, “për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme”.
Një dramë me pesë akte e Kamysë, një nga shkrimtarët më të shquar të shekullit të XX ku rrok temën e tragjedisë së intelektit
Dinosaurët kanë jetuar dhjetëra e mijëra vjet më parë dhe fëmijët janë kuriozë për fillimet e botës dhe gjallesat që kanë ekzistuar apo janë zhdukur. Në këtë seri me katër botimet vogëlushët do të njihen me katër dinosaur të veçantë: Stegozauri, tiranozauri reks, brakiozauri dhe Triceratopsi, apo dinozauri më i fortë, janë katër personazhet që ne iu...
Klasikët mbeten teksa librat vijnë dhe shkojnë. Në këtë set kemi përzgjedhur 5 vepra klasike të përshtatura: “Aventurat e Tom Sojerit”, “Sandokani, tigri i Malajzisë, “I mrekullueshmi, Magjistari i Ozit”, “Udhëtimet e Guliverit” dhe “Rreth botës për 80 ditë”. Seti është i rekomandueshëm për lexuesit e moshës 7 – 12 vjeç dhe Bukinist i jep në një ofertë të...
Ky është libri i parë në shqip i Maxim Osipov, i vlerësuar si Çehovi i ditëve tona. Ai është kardiolog me profesion, por përmes artit ka arritur që të bëjë kirurgjinë e mendjes njerëzore, të jetës në ditët tona, duke na sjellë një koleksion në prozën e shkurtër i vlerësuar jashtëzakonisht në Rusi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Më falni, ju jeni vetëm? Katër miq të guximshëm e të shkathët: Tori, Arni, Olsoni dhe Izabela kanë themeluar një klub posaçërisht për Zemrat e Vetmuara. Mbaroi koha e fundjavave të mërzitshme, të kaluara në shtëpi dhe pranë zyrave postare plot me fatura dhe lajmërime, midis letrave false të dashurisë, ftesave me të papritura, shëtitjeve dhe piknikëve;...
Laura është e lumtur që po shpërngulet për të jetuar me Fransuanë, njeriun që do. Ajo është e gëzuar, tërë shëndet, ndihet fare mirë. Kur, falë bllokimit të qarkullimit nga makinat e shumta, takon njeriun e dytë, Frederikun, ajo e lëshon veten të përfshihet nga dëshira që provon, në të njëjtën mënyrë si e ka lëshuar veten ta përfshijë vargani i pafund i...
Përmes humorit shpërthyes dhe dialogëve interesantë, Jo Nesbø gdhend karakteret e tij të çuditshme e të mrekullueshme dhe e lë imagjinatën të endet përtej kufijve në këtë libër tërheqës për fëmijë. Historia është kaq e çuditshme dhe qesharake, saqë herë pas here do tju duhet ta lini librin për të qeshur me lot...
Libri që po ju prezantojmë trajton fazën e fundit të islamizimit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, brenda një hapësire kohore që kufizohet nga dy ngjarje politike 1878 (Lidhja e Prizrenit) dhe 1912 (shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë).Shqipëria është i vetmi vend në Gadishullin Ballkanik ku islamizimi përfshiu dy të tretat e popullsisë vendëse. Shkaqet...
Këtu gjeni 168 pjatat më tipike, të gatimeve tradicionale, që bëhet përgjatë festave, duke sjellë kuzhinën e trevave kryesore në Greqi. Recetat që do t’i gjeni këtu janë më përfaqësueset, por këtu japim edhe variacionet në gatimin e tyre. Nisur nga fakti që gatimi është art, ne ju ftojmë të luani rol protagonisti: bëni zgjedhjet tuaja, zhvilloni fantazinë...
Carey përdor stilin e përroit të ndërgjegjës për të përshkruar paqartësitë e Çesë rreth vetvetes dhe jetës.
Të gjithë e dinin që Olgës i pëlqente t’i tregonte bukur historitë e veta, ose përndryshe nuk i tregonte fare. Ndaj, kur Olga Papeli niste një histori të re, njerëzit ndaleshin e mbanin vesh...
Për herë të parë vjen në shqip një përmbledhje me novela nga William Somerset Maugham, i konsideruar një prej mjeshtrave të prozës së shkurtër.
100 fotografitë më të famshme në historinë bashkëkohore, shkrepje që i treguan botës çastet që kanë bërë epokë dhe pikat pa kthim, imazhe, të cilat përmes forcës së tyre shprehëse trazuan vetëdije njerëzore dhe nxitën ndryshime në politikë dhe në shoqëri: duke filluar nga gjigantët, si Henri Cartier-Bresson dhe Robert Capa e deri te reporterët, si Elliot...
Po si jetohet kur të ndalojnë me dhunë të dashurosh? Çfarë ngjyre ka qielli, dielli, yjet dhe lulet? Ç’shije ka ajri, uji, puthja e munguar, përvëlimi i trupit në dëshirë? Ngjyrat dhe shijen e tërbimit - na e thotë Namik Dokle me romanin e tij “Ditët e lakuriqëve të natës”.
Ky libër u dedikohet të gjithë atyre që jaën të etur të kuptojnë jetën rreth tyre, madje, edhe nëse nuk shquhen për aftësi fotografike. Për të kuptuar konceptet e fotografisë nuk kërkohet asnjë njohuri teknike apo eksperiencë e mëparshme në këtë fushë, megjithëse besojmë se trajtimi që paraqet ky libër ka për t’iu dukur interesant çdo lexuesi, vecanërisht...
“Sarah Dessen konsiderohet si një yll i letërsisë për të rinj. Romanet e saj të suksesshme, të shkruara me ngrohtësi, humor dhe optimizëm, vëzhgojnë sjelljen e adoleshentëve në procesin e tyre të transformimit.” Los Angeles Times
Marshall Mathers, i quajtur Eminem, ka ndryshuar shumë rregulla... Para së gjithash ato të rrepit, duke u kthyer nga një djalë i getove me lëkurë të bardhë, në një star absolut.