Krahina e Gollobordës (Kalabardhës) është e njësuar me Dibrën që në lashtësi, kur banohej nga fisi ilir i penestëve. Në mesjetë feudalët arbërorë dhe ngjarjet historike, për këtë krahinë, kanë qenë të njëjta me Dibrën e epërme. Sot, kur shkruajmë për historinë, duhet të paraqesim saktë të kaluarën, në mënyrë që në të ardhmen të mos fshihet nga kujtesa,...
Gjatë leximit të testamentit të miliarderit Hari Stenford, i vdekur në rrethana misterioze, tre fëmijët e tij kuptojnë që u duhet ta ndajnë trashëgiminë edhe me Xhulian, vajza natyrore e manjatit. Asnjë nuk e njeh dhe kur ajo shfaqet në skenë, e bukur dhe tërheqëse, dyshojnë për identitetin e saj. Në fakt, Stenfordi sa qe gjallë ishte i urryer nga familja...
Mirash Ivanaj njihet si ministri i hekurt i Ahmet Zogut. Një njeri erudit, që për dy vite si ministër i arsimit reformoi jo pak shkollat në vend. Nëse sot sistemi i fillores së detyruar në arsim është një koncept i njohur, Ivanaj ishte ai që e kreu këtë reformë në një vend ku shumica e popullsisë nuk dinte shkrim. Sipas Mirash Ivanaj krijimi dhe afirmimi...
Gazmore dhe plot kureshtje për botën, Katitzi është një vajzë rome tetëvjeçare. Ajo është heroina e shtëpisë së fëmijës ku jeton, e gatshme të sfidojë kujdestaren e rreptë. Pas suksesit në vitet 1970, seria ka fituar sërish zemrat e lexuesve, të vegjël e të rritur, falë aftësisë për të rrëfyer për paragjykimet dhe përjashtimet, në këndvështrimin e...
Një roman i shkruar në vetën e parë, plot histori të gjalla e reale, të cilat na tregojnë pak nga pak jetën tonë. "Rrugëtim në tri kohë" është një roman plot jetë dhe historitë e treguara shpesh me humor, aq sa të bëjnë të qeshësh, po aq të fusin edhe në mendime. Një histori e tranzicionit shqiptar.
Ky liber i natyres biografike sjell te reja tejet interesante mbi jeten e Virginia Woolf, kesaj shkrimtareje te madhe dhe ketij personaliteti te spikatur te feminizmit te shekullit te XX.
Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Mbi të gjitha, ky roman është një letër dashurie për Amerikën, peizazhet e saj dhe kulturën vendase, me premtimin e një jete të re – apo trupon pa jetë të një të vjetre – janë të gjitha pas kthesës më të parë që ndesh.
Ky liber konsiderohet nder me te miret per lexuesit e vegjel: Gjate leximit qeshni, - pas leximit iu shtohet humori dhe aftesia per tu perballur ne jete. Sam Copeland eshte nder autoret me te pelqyer. Ndersa lexuesi vogel shqiptare do te shijoje perkthimin plot finese te Ilir Baçit.
Me ironi të madhe dhe shpirt krijues, Afonso Cruz-i ndërton një lojë madhështore matrioshkash, ku takohen realiteti dhe trillimi dhe ku vështrimi i tjetrit është themelor për historinë dhe identitetin tonë.
Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore.
Ky libër është edhe një hyrje në ekonomiks dhe eksploron konceptet bazë të ekonomiksit, nga kërkesa dhe oferta të organizatat e biznesit, huamarrja dhe huadhënia, ligjet e qeverisë, taksat dhe tregtia. Duke i shpjeguar këto shembuj me gjuhë dhe shembuj të thjeshtë, ky libër i ndihmon nxënësit të kontrollojnë të ardhmen e tyre financiare.
A i keni bërë ndonjëherë pyetjen vetes Pse ne përdorim para? Libri “Të njohim paranë”, do t’ju mësojë rreth lekëve dhe qindarkave dhe si përdoren paratë në botë. Libri fillon me një shembull të thjeshtë të shkëmbimit të mallrave për të kuptuar se çfarë do të thotë tregti. Tregtia bëhet nëpërmjet pagesës së parave dhe këto para janë të ndryshme në vende të...
Ne kete set kemi zgjedhur dy romane te vleresuara ne te gjithe boten per menyren brilante te sendertimit te botes se krimit, fuqise se depertimit psikologjik ne boten njerezore dhe per befasine dhe tensionin e jashtezakonshem te shkaktojne tek lexuesit. Eduardo Mendoza dhe Ruth Ware jane dy romanciere brilante te cilet ne i kemi bere ne nje pako librash...
Ne kete set librash kemi mbledhur bashke dy autore: Lauren Groff dhe Brunilda Zllami, te cilat permes rrefimeve te tyre depertojne thelle brenda historive njerezore, analizojne fatet e njerezve ne marredheniet mes tyre, ne boten e brendshme psikologjike, me pasionet dhe sfidat qe perballen burri dhe gruaja per ta kuptuar njeri-tjetrin.
Romani më i shitur i një historie alternative të Philip Rothit - historia tronditëse e asaj që ndodh me një familje, kur Amerika zgjedh një president karizmatik, ithtar i izolimit!
Ky është një triller psikologjik nga shkrimtari Leonard Veizi. Ndonëse ngjarjet ndodhin dhe personazhet lëvizin brenda një hapësire të kufizuar, ato janë dinamike dhe secili prej tyre shfaqet me një profil të qartë dhe të plotë.
Përmes këtij libri autori hedh dritë mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të vëzhguara nga aspekti kronologjik, historik dhe diplomatik. Autori e ka shkruar gjatë periudhës kur ka qenë drejtues i misionit diplomatik shqiptar në Londër.
Pas ndarjes nga jeta per shkak te Covid-19, vjen nje biografi e permbledhur e aktorit te humorit Koço Devole, i cili la pas nje trashegimi te pasur me personazhe dhe karaktere pergjate gjithe veprimtarise se tij artistike. Miku dhe bashkepunetori i tij me i afert, Mitro Cela ka sjelle momente nga jeta me te dhe puna e gjate per pergatitjen e emisionit...
Libri është vëllimi i dytë i trilogjisë "Yjet e mjekësisë shqiptare", kushtuar mjekëve të shquar shqiptarë që kanë shërbyer në vendin tonë gjatë shekullit XX. "Libri është vëllimi i dytë i trilogjisë ""Yjet e mjekësisë shqiptare"", kushtuar mjekëve të shquar shqiptarë që kanë shërbyer në vendin tonë gjatë shekullit XX.
Romani "Biseda mes miqsh" nuk është thjesht një histori e lehtë dashurie e tradhtie bashkëshortore: ai është para së gjithash portreti i një brezi të tërë të të rinjve në ditët tona, që nuk arrin të gjejë vendin në botën e sotme. Zëri i Fransisit, njëherësh poetik, spontan, herë-herë naiv, por gjithnjë aq i freskët, në të vërtetë është zëri i gjithë një...
Përmbledhja “Pështjellim yjesh”, i shton të tjera perla tërësisë së opusit merinian.
“Toka e shenjtë” shkruar nga Alda Merini gjatë qëndrimit në spitalin psikiatrik Paolo Pini të Milanos. Ajo e shndërron përvojën e saj të tmerrshme në një ditar intim, të fshehë, me fjalë të drejtpërdrejta e pa filtër, me mesazh të menjëhershëm, shpesh i mbushur me shëmbëllesa shtazarake. Por, mjeti poetik i lejon Merinit ta ndërrojë realitetin: çmendina,...
Shtepia botuese Fan Noli sjell te plote ne tre vellime sagen tragjike Arkipelagu Gulag, i cili kosiderohet si “investigimi letrar” me i plote per krimet e Stalinit ne Bashkimin Sovjetik
Ky libër trajton historinë e Romeos dhe Zhuljetës shqiptare. Një dashuri mes dy të rinjëve nga një fshat i Tiranës, e cila në pamundësinë e realizimit të saj, prodhon një krim. Autori, Spiro Mëhilli e ka rrëfyer mjeshtrisht, duke u bazuar mbi historinë që rrëfehet brez pas brezi nga banorët e zonës.
Anna Woltz vjen me nje tjeter roman ne gjuhen shqipe, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dituria
Alket Islami is an aerial photographer and the president of the National Aero Club of Albania. He works as a paragliding and paramotor instructor. Strapped into the improbably flimsy contraption known as a paramotor, and armed with a camera, Alket Islami is in his element. Through his passion he has developed a new relationship with his country.
Çraport mund të ketë mes një mendimtari postmodern frëng dhe një sufiu të shekullit XIII? Sa fort mund ti ngjajnë kundërvëniet sufiste ndaj racionalitetit në mendimin islam mesjetar qëndresës bashkëkohore, dekonstruktive, ndaj arsyes dhe projektit të Iluminizmit? Ky libër ofron një hulumtim të këtyre çështjeve.
Pas një sërë botimesh, si "Kur thinjet kujtesa" (roman), "Lulja e majit" (tregime), Shtëpitë e shpirtit (esse) dhe "Dritëhijet e një perandorie" (305 vjet dinasti e romanoveve ) (Roman), Spiro Mëhilli na paraqitet me romanin e ri "Zjarret e natës" me temë të marrë nga Italia. Në qendër të tij është familja intelektuale Xhanini dhe bebisitja Klarita, vajzë...
Në këtë roman përshkruhen me shumë dashuri por edhe me dhimbje tër aventurat e moshës fëminore të asaj moshe të artë, të bukur e të pashlyeshme nga kujtesa e njeriut. Për fëmijërinë kanë shkruar shumë shkrimtar dhe e kanë cilësuar atë si pjesa më e artë e jetës së njeriut.
Me monografinë “Erotizmi në letërsinë shqipe”, shoqëruar me një antologji, Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike po aq sa edhe në një mjedis të pajtuar me erzin letrar dhe namuzin gjuhësor; ca më shumë me mendësinë...
Per here te pare vjen nje studim i plote nga nje studiues dhe mjek shqiptar per ceshtjet e ereksionit dhe infertiletit; shkaqet, diagnoza dhe kurimi i semundjeve seksuale tek meshkujt