Alda Merini A-007488
New product
“Toka e shenjtë” shkruar nga Alda Merini gjatë qëndrimit në spitalin psikiatrik Paolo Pini të Milanos. Ajo e shndërron përvojën e saj të tmerrshme në një ditar intim, të fshehë, me fjalë të drejtpërdrejta e pa filtër, me mesazh të menjëhershëm, shpesh i mbushur me shëmbëllesa shtazarake. Por, mjeti poetik i lejon Merinit ta ndërrojë realitetin: çmendina, “nji zgavër e madhe” ku dhembja ushton e përphapet mes pacientëve të shtruar, bëhet Toka e Shenjtë, një vend shpëtimi e shëlbimi.
10 Items
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
| ISBN | 9789928063243 | |
Dhembja mbart në vetvete zanafillat e vetëdijes, çlirim i mundshëm e shëlbim. Në këtë kontekst, spitali psikiatrik merr trajtën e malit Sinaj, ku Zoti u beson të sëmurëve të mbyllur “urdhnesat e shenjta”, të huaja për njerëzit sepse të pakuptueshme për ta...
Ka shumë shkrime meriniane të pabotuara edhe sepse gjatë kohës së qëndrimit në çmendinë, të paktën prej 1970-s, iu këshillua t’i rikthehej të shkruarit, ndërprerë apo fort kufizuar për shkak të krizave që e kishin çuar në institutin Paolo Pini të Aforit. Atje... i famshmi “doktor G”... e inkurajoi që të shkruante për qëllime terapeutike. Nga ai çast, poezia e Merinit ndryshoi dhe u bë më komunikuese, më e drejtëpërdrejtë... letërkëmbimet e mëvonshme që krijoi me shumë letrarë dhe artistë italianë, rezultojnë qartësisht se poetja përdorte poezinë, rrëfimet dhe të shkruarin në përgjithësi si mjet alternativ ose shënjues të fjalës.
Merini e ruajti këtë ritual deri në vdekje, duke e shndërruar në vijimësi të shkruarin e shkruar në të shkruar gojor (në rreth 20 vitet e fundit, veprat e saj janë përcjellë me zë dikujt që i transkriptonte).
Kjo mënyrë e fundit ka ndikuar përgjithësisht si në cilësinë ashtu edhe, mbi të gjitha, në sasinë e shkrimeve: kjo është arsyeja pse shumë punime të saj mbetën të pabotuara. Megjithatë, përmbledhja [La terra Santa] edhe kjo e nxjerrë nga një letërkëmbim – letërkëmbim për disa dekada me kritikun leçez Oreste Makrin - dhe që i përket viteve ’80, një periudhë e veçantë frymëzimi krijues, është i një niveli të lartë...
| Lloji i botimit | Paperback |
| ISBN | 9789928063243 |
| Shtëpia botuese | La terra santa |
| Published year | 2021 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip/italisht |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Klodeta Dibra |
Një përmbledhje poezish, në vazhdën e përmbledhjes me poezi të poetit të madh francez, Prévert "Kjo dashuri". Poezi për t'u lexuar, për t'u recituar, për t'u kopjuar, për t'u dhënë si dhuratë: për të gjithë të rinjtë që, falë një libri, mund të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe më komplekse.
Përmbledhja “Pështjellim yjesh”, i shton të tjera perla tërësisë së opusit merinian.
Libri është permbledhje poezish e përzgjedhur nga Maksim Rakipaj, të autores së njohur italiane Alda Merini.