Thrillerat e veres 2018

SET0039

New product

Përshkrim i shkurtër

Rrallë ndodh që të gjesh bashkë dy bestseller-a të ditëve tona bashkë, në një: Dan Brown dhe Paula Hawkins nga shkrimtarët më të lexuar të momentit, dhe ke fatin që dy romanet e fundit të tyre, të jenë edhe në shqip: “Origjina” dhe “Nën ujë”. Pushimet tuaja do të jenë krejt ndryshe nëse do të keni në çantën e plazhit këto dy romane të jashtëzakonshme.

More details

998 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 340 Lekë

-10%

2 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra përmban:

1. “Origjina” nga Dan Brown

ROBERT LANGDON, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që “do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës”. Prezantuesi i mbrëmjes është Edmond Kirsh, një miliarder dhe futurist dyzetvjeçar, të cilin, zbulimet mahnitëse në teknologjinë e lartë dhe parashikimet e guximshme e kanë bërë një figurë të famshme globale. Kirsh, që kishte qenë një nga studentët e parë të Langdonit në Harvard para dy dhjetëvjeçarësh, po bëhet gati të shpallë një zbulim të madh të habitshëm – një zbulim që do t’u japë përgjigje dy prej pyetjeve fundamentale të ekzistencës njerëzore.

Sa fillon veprimtaria, Langdoni dhe disa qindra të ftuar të tjerë mbeten të magjepsur nga një prezantim krejtësisht origjinal – që Langdoni e kupton se do të jetë shumë më i debatueshëm nga sa e kishte përfytyruar më parë. Por mbrëmja e organizuar përsosurisht papritmas shndërrohet në kaos, dhe zbulimi i çmuar i Kirshit rrezikon të humbasë përgjithmonë. I trullosur dhe i ndodhur përballë një kërcënimi të pashmangshëm, Langdoni detyrohet të bëjë një orvatje të dëshpëruar për t’u larguar nga Bilbao. Me të është Ambra Vidal, drejtoresha elegante e muzeut, që kishte punuar me Kirshin për të organizuar veprimtarinë provokuese. Së bashku ikin me ngut në Barcelonë në një kërkim të rrezikshëm për të gjetur vendndodhjen e fjalëkalimit kriptik, që do ta zbulojë sekretin e Kirshit.

Duke lëvizur në korridoret e historisë së fshehtë dhe të fesë ekstreme, Langdoni dhe Vidali duhet t’i shmangen një armiku të pamëshirshëm, fuqia e gjithëdijshme e të cilit duket se buron nga vetë Pallati Mbretëror i Spanjës... dhe i cili nuk do të ndalet para asgjëje për t’ia mbyllur gojën Edmond Kirshit. Duke ndjekur një gjurmë të ndriçuar nga arti modern dhe simbolet enigmatike, Langdoni dhe Vidali zbulojnë të dhëna që më në fund i çojnë ballë për ballë me zbulimin tronditës të Kirshit... dhe të vërtetën befasuese që nuk e kemi rrokur prej kohësh.

2. “Nën ujë” nga Paula Hawkins 

Një nënë beqare gjendet e vdekur në fund të lumit që rrjedh përmes qytezës. Më herët, gjatë po asaj vere, një vajzë e brishtë adoleshente pësoi të njëjtin fat. Ato nuk ishin gratë e para që humbën jetën në ujërat e errëta, por vdekja e tyre e trazoi lumin dhe historinë e tij, duke nxjerrë në dritë sekretet e fshehura prej kohësh.

Një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare mbetet jetime. Pa prindër dhe pa miq, e sheh veten nën kujdestarinë e tezes, një grua e panjohur që u kthye në vendlindjen e saj për shkak të tragjedisë, në një vend ku ishte betuar se nuk do të shkelte më kurrë.

 

Data sheet

PërkthyesiTaqo Trajçe dhe Taulant Hatia