Peter Handke A-005063
New product
Pas shumë kohësh, rivjen për lexuesit shqiptar romanin i nobelistit të vitit 2019 Peter Handke “Nje brenge pertej endrrave”, një autor i shumëdebatuar në Shqipëri për qendrimet e tij rreth çështjes së Kosovës. Ky roman i merr ngjarjet nga Holokausti nazist dhe mbetet ndër librat më të mirë të këtij autori
495 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928292513 | |
Në numrin e së dielës së Volkszeitung, një gazetë e Kärntnerit, në rubrikën të ndryshme shkruhej: “Në të gdhirë të së shtunës, një shtëpiake pesëdhjetenjëvjeçare nga A. (komunë e G-së) vrau veten, pas marrjes së një doze të tepërt ilaçesh gjumi”.
Fillon kështu përballja e jashtëzakonshme e Peter Handkes me vdekjen e së ëmës. Në një përpjekje të dhimbshme dhe të guximshme për t’u marrë me tmerrin gati të padurueshëm të vetëvrasjes, ai zë e bashkon ngjarjet e jetës së saj.
Çka del është portreti i dashur i një gruaje të pikëlluar. Një gruaje të padukshme. Që e jeton jetën në vitet e nazizmit në Austri, në Luftën e Dytë Botërore dhe deri te Europa e frikur e pasluftës. Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin.
Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar. Buzëqeshja e humbur rilind si një ngërdheshje, ëndrrat e së ardhmes rrëgjohen e kthehen në përralla të së kaluarës.
Në fund të një jete banale dhe të kursyer në ndjenja, në përpjekje për të ruajtur dukjen, kjo grua shpall papajtueshmërinë me botën dhe vendos të vetëvritet. Është vetëm pesëdhjetë e një vjeç.
Përballë kësaj vetëvrasjeje - lajmin e mëson nga gazetat - shkrimtari austriak asokohe i ri në moshë, ndien nevojën të kompensojë me fjalë atë jetë të pajetuar. E bën këtë duke iu drejtuar rrëfimit, si gjithmonë. Por kësaj here nuk ia del t’i shohë gjërat nga larg, sepse rrëfimi për nënën flet për një jetë të prerë në mes nga një epilog tragjik, i vullnetshëm.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 96 |
| ISBN | 9789928292513 |
| Published year | 2020 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Elda Ymeri Föller |
| Roman | Psikologjik |
Një nga tekstet më domethënëse të Peter Handkes, një thriller i tensionuar dhe anormal, me një stil narrativ tejet origjinal.
Ajo ishte tridhjetë vjece dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungaloë të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh. Kishte ca sy që nganjëherë, edhe kur ajo nuk shikonte kënd, shkëlqenin, pa ndryshuar fytyra e saj në tërësi. Një pasdite të vonë dimri ishte ulur pranë...
Ky është një roman i madh, shpesh fantast, fuqimisht evokues, për koniktin e një burri me veten dhe udhëtimin e tij drejt zgjidhjes së këtij konikti.
Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Mbi të gjitha, ky roman është një letër dashurie për Amerikën, peizazhet e saj dhe kulturën vendase, me premtimin e një jete të re – apo trupon pa jetë të një të vjetre – janë të gjitha pas kthesës më të parë që ndesh.
Peter Handke eshte nder nobelistet me te debatuar, por pas laureimit, erdhen menjehere romane te tjera ne shqip nga shtepite botuese Aleph dhe Dituria. Ne kete set sjellim tre libra te ardhur se fundi ne shqip: “Nje nate te erret lashe shtepine time te heshtur”, “Ankthi i portierit para penalltise” dhe “Leter e shkurter lamtumire e gjate”, te cilat...