“Imaret” nuk është thjesht një tjetër roman historik, por pasqyra e një shoqërie, në një periudhë të plotë që vjen në jetë në një mënyrë unike, duke portretizuar paragjykimin së bashku me aventurën, aksionin, dashurinë, situatat komike dhe tragjike.
“Fjala e fundit e Sokrat Bubës” i autorit Thanas Medi është një roman që nuk lexohet, por shikohet si një film.
Një esse për jetën, artin dhe “humorin” e shqiptarëve para dhe pas vitit ‘90
“Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
Shkrimtari britanik Robert Harris na sjell një thriller makiavelian nga Roma e lashtë, parë nga sytë e një skllavi. Banda kriminale të punësuar nga pasunarë të rënë nga vakti që përzjehen me delikatesën e argumentimeve ligjore dhe besëtytënitë fetare, shoqëruar me aventura. Romani i Harrisit lexohet njëkohësisht si një histori plot humor dhe një...
Libri i Plokhy-t, me hulumtime të imtësishme, hedh dritë mbi vrasjet e vazhdueshme politike, të kryera nga regjimi sovjetik, edhe pas vdekjes së Stalinit, në vendet e huaja. Një vepër e mrekullueshme si për studiuesit, ashtu edhe per fansat e romaneve me spiunazh."
Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka "diçka të kalbur", duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.
Ne kete set kemi sjelle dy romane per te gjithe lexuesit e pasionuar pas Anna Premolit, mbretereshes se romances italiane: “Dashuri dhe telashe” dhe “Shume dashuri per asgje” jane dy romanet me te fundit qe ka hedhur ne qarkullim shtepia botuese Bota Shqiptare
Bashkohuni me andin dhe Terrin në shtëpinë e tyre mahnitëse 39-katëshe në pemë! Kërceni në trampolinën më të lartë në botë, bëni dolli me pufka në një vullkan aktiv, notoni në ujëvarën e ccokollatës, përkëdhelni këlyshët e dinozaurëve, përplasuni me një Fecckator, bëni kërcimin më të mirë në pistën e vallëzimit, fluturoni me një karrige rrotulluese, hipni...
Nje prej kryeveprave te letersise boterore na vjen Don Kishtoi i Mances na vjen ne nje perkthim te ri nga origjinali prej shqiperuesit te njohur, Bajram Karabolli dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Albas
"Nëse ju keni kërkuar për një magji e cila do të transformojë jetën tuaj atëherë konsideroni që kapitujt e këtij libri ti mjeshtroni. I gjithë libri është I fokusuar vetëm në një gjë që ju të ndiheni mirë dhe të mendoni mendime pozitive për jetën sepse mendimet janë sende dhe ato janë fara të krijimit. Mos tejkaloni asnjë faqe të këtij libri, mos...
Në këtë set ne kemi vendosur dy biografi të rëndësishme të epokës tonë: Librin që sjell jetën e kancelares së jashtëzakonshme Angela Merkel dhe biografinë e Douglas Smith, “Rasputini”, për të gjithë ata që duan të njohin përmasat e qenies politike në kohë të ndryshme.
E ku ka autore me te mire sesa Stephen Covey dhe Robert Kiyosaki per te dhene nje model ndryshe per adoleshentet: Duke lexuar keta autore, te rinjte do te gjejne informacione te cilat nuk i marrin ne bankat e shkolles: Per kete arsye, ne kete set ne kemi zgjedhur nje liber qe flet per parane dhe perdorimin e saj dhe ne librin “Une lideri” te Covey-t vijne...
Me këtë punim dhe botimin anastatik të dorëshkrimit në fjalë kurorëzohet me sukses faza nistore e një projekti studimi të cilit, sikurse do të kuptohet, i është dashur të kapërcejë jo pak vështirësi para se të mbërrijë këtë arritje me vlerë të veçantë shkencore
Për këndvështrimet mbi pasojat e shoqërisë së spektaklit mund të lexoni në Medius 14 shkrime nga: Selami Xhepa, Vehbi Miftari & Donik Sallova, Lutfi Dervishi, Anjeza Xhaferraj, Lulzim Hoxha, Ervin Hatibi, Albert Riska, Latif Mustafa dhe Agim Baçi
Libri i prof. Xhevat Lloshit merr në shqyrtim thuajse të gjitha veprat, artikujt e studimet që trajtojnë elementet turke të gjuhës shqipe, që me gjurmët e para në shekullin e XVIItë, duke filluar me shënimet e Evlija Çelebiut më 1662.
Në këtë biografi të pazakontë, shkruar nga Dr. Eris Rusi vjen historia e jashtzakonshme e Beqir Potkës nga ferri komunist drejt Tokës së Premtuar, në SHBA.
Kruzoja përshkruan se si një i ri kokëfortë, ai injoron këshillat e familjes, braktis jetën komode të shtresës së mesme në Angli dhe niset për në det. Ai kalon shumë aventura, bëhet i pasur, përfundon skllav, bëhet i pasur sërish dhe shkon të blejë skllevër, nga Guinea në Afrikë në Brazik dhe në Karaibe, para se e gjithë pasuria e vënë bëhet e pavlerë...
Studiuesi Spiro Vasil Mëhilli analizon periudhën që nga pushtimi fashist i Shqipëri më 7 prill 1939 deri në momentin e largimit të Bashkimit Sovjetik nga Shqipëri në dhjetor 1961, ku përmes fakteve, dokumenteve dhe analizave jep të dhëna të dorës së parë për rolin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore, ndikimin jugosllav në vendin tonë dhe raportet e...
Nje prej kryeveprave te realizimit anglez, Panairi i kotesive, i shkruar nga Uilliam Theker, eshte i plote ne gjuhen shqipe, perkthyer nga Vasil Gjymshana dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Argeta LMG
Sot aftesite e buta kane nje rol te jashtezakonshem ne pershtatjen me mjedisin, ne rritjen e qellimeve dhe realizimin e objektivave te perditshme ne cdo profesion. Ne kemi zgjedhur ne kete set dy libra te shkruar se fundi per procesin e te menduarit dhe te rimenduarit.
Ky roman shënon një sprovë të rëndësishëm për letërsinë feministe shqiptare: Eralda Baze vjen me librin e parë për lexuesit, por përmes këtij romani shpalos mjeshtri në rrëfim, guxim në thyerjen e tabuve, zhdërvjelltësi ngritjen në art të gjuhës së rrugës dhe kulturë në profilizimin e realitetit dhe personazheve, sidomos femrave, - të cilat kthehen në...
Në një hotel në Paris, në një mbrëmje të vitit 1879, Mark Tueini po qëndronte bashkë me vajzat e tij, të cilat iu lutën që t’u rrëfente një histori. Duke zgjedhur një skicë prej një reviste nga ku t’ia nisnin, Tueini zu t’u rrëfente historinë e Xhonit, një djali të varfër që zotëronte disa fara magjike, i cili e gjen veten përballë kërkesës për të...
Katër kolazhe poetike që u paraqesin fëmijëve një botë ku zbulohen mrekullitë e shiut, bletës, pyllit dhe detit. Vargjet e bukura i ftojnë fëmijët ta duan dhe ta mbrojnë natyrën si një pasuri të çmuar!
Një aventurë e re plot humor nga shkrimtari Danny Wallace që e shndërron të zakonshmen në të jashtëzakonshme.
Libri i parë: Skuadra sekrete "Qyteti". Në këtë seri të re emocionuese që Stuart Gibbsi e quajti "a must-read", James Ponti, fitues i Edgar Award, bashkon pesë fëmijë nga e gjithë bota dhe i transformon në agjentë sekretë të jetës reale.
Kryevepra distopike e George Orwell, 1984, është ndoshta libri më me ndikim i shekullit të njëzetë. Ai vjen me nje tjeter perkthim ne shqip nga Gjergj Erebara
Ka rifilluar kampionati i futbollit dhe Kakaret, në vendin e dytë në klasifikim. jonë gati të luajnë gjithçka për gjithçka. Por më parë Tomi dhe shokët e tij të skuadrës do të duhet 18 bindin Gjilpërën me koke to lêrê xhudon dhe të kthehet në portë. Sepse, siç thotë gjithnjë trajneri tyre Shampinjon, e rëndësishme është të qëndrojnë të bashkuar
Në këtë botim, hap pas hapi, shpaloset jeta e Fajnmanit, një gjeni i papërmbajtshëm, i paimitueshëm, i pazëvendësueshëm, cili u rrit në kohën e Depresionit të Madh dhe mes stuhisë së Luftës së Dytë Botërore, ku mundësia për të pasur një vend në universitet ishte shumë e kufizuar nëse kishe prejardhje hebreje.