Richard Feynman – Nje jete ne shkence View larger

Richard Feynman – Nje jete ne shkence

John Gribbin, Mary Gribbin MEP0266

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë botim, hap pas hapi, shpaloset jeta e Fajnmanit, një gjeni i papërmbajtshëm, i paimitueshëm, i pazëvendësueshëm, cili u rrit në kohën e Depresionit të Madh dhe mes stuhisë së Luftës së Dytë Botërore, ku mundësia për të pasur një vend në universitet ishte shumë e kufizuar nëse kishe prejardhje hebreje.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928086624

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ai mahniti profesorët dhe kolegët me intelektin, çiltërsinë, intuitën dhe të qenit i drejtpërdrejtë. Të gjitha këto bënë që ai të shquhej që në moshë shumë të re. Ai ishte po ashtu një djalë i ri, i pashëm, i mbushur me dëshirë për jetën dhe dashurinë, i bekuar me zgjuarsi dhe hijeshi. Pjesëmarrja e tij në projektin e ndërtimit të bombës atomike i dha mundësinë të lulëzojë mes shoqërisë së shkencëtarëve më të mëdhenj të kohës. Ai i vuri të gjitha energjitë në kërkimin e tij shkencor, që çoi në zbulimin e elektrodinamikës kuantike dhe i dha çmimin Nobel.

Studimi historik mbi funksionin e elektricitetit dhe magnetizmit nuk ishte arritja e tij e vetme, por ai kontribuoi në fusha të ndryshme të fizikës dhe kreu zbulime të tjera të jashtëzakonshme.

Përmes këtij libri shfaqet tabloja e qartë e zbulimeve befasuese të Fajnmanit, që nga koha kur ai filloi si profesor, deri te periudha e tij legjendare e mësimdhënies në Caltech, ku zgjuarsia dhe mençuria ushqeu një brez të ri shkencëtarësh amerikanë.

Në këtë libër jepet gjithashtu drama e daljes së tij të famshme publike para një komisioni për të paraqitur arsyet e vërteta të katastrofës së anijes hapësinore “Challenger”, një dëshmi që tronditi të gjithë organizatën hapësinore.

Nëpër faqet e këtij libri tregohet historia personale e martesës së tij tronditëse me një të dashur të shkollës së mesme, që vdiq tragjikisht, e martesës së dytë me një grua që ishte e kundërta e tij në çdo drejtim, dhe e një martese të tretë që, më në fund, i solli atij paqen familjare dhe e bëri të kryente me krenari rolin e babait në familje. Vitet e tij të fundit ishin mbresëlënëse, ndërkohë që sulmet e sëmundjes të shkaktuar nga koha kur kryente kërkimin i tij shkencor rreth bombës atomike nuk mundën të ndrydhin energjinë dhe ndikimin e tij në kërkim të së vërtetës shkencore. John dhe Mary Gribbin kanë paraqitur një tablo të qartë dhe  të plotë të një njeriu të mahnitshëm dhe të arritjeve të tij të jashtëzakonshme.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928086624
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEva Dyrnjaja
I ri1