Ëndërr amerikane! E kthyer në realitet! Ky libër është jo vetëm historia individuale e një njeriu, por ilustrim i shpirtit, që arrin të sfidojë të pamundurën, të kërkojë dritën dhe të gjejë shtegun e shpëtimit, përmes këmbënguljes dhe guximit për të sfiduar gjithçka që del përpara si pengesë. Vetë rrëfimi i Beqir Potkës, është zëri i një njeriu që ka jetuar në dy kohë të ndryshme: Diktaturë dhe Demokraci; në dy kontinente të ndryshme: Europë dhe Amerikë; në dy mentalitete të ndryshme: Njeriu turmë dhe Njeriu individualitet. Të gjitha këto ndërthurje, e bëjnë rrëfimin e përfshirë në këtë tekst, që të ketë një rëndësi të veçantë, në rrafshin narrativ dhe në atë njerëzor. Në këtë libër, lexuesi do të njihet me arratisjen nga telat me gjemba të Shqipërisë së mbyllur komuniste dhe ndjekjen e suksesit, të ëndrrës dhe të realizmit në jetë, në Amerikë. Gjatë një harku kohor tridhjetepesëvjeçar, Beqir Potka ka marrë pjesë aktive në ngjarje me rëndësi jetike për kombin shqiptar, ku mund të veçohen mbi të gjitha angazhimi për kthimin e eshtrave të Faik bej Konicës në Shqipëri dhe mbështetja pa kufizim e Kosovës përmes lobimit në USA.
Le të jetë ky libër simbol i ngjarjeve që kthehen të përhershme dhe vihen në shërbim të lexuesit të sotëm. Siç e thotë shpesh dhe mister Potka në rrëfimin e tij: “Gjithçka varet nga njeriu dhe nga depozitat e veprave të mira, në qiell. Guxo dhe Beso, o njeri!”.
| pages | 288 |
| ISBN | 9789928376442 |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Përveç fushës së studimeve dhe përkthimit, Eris Rusi tani vjen me profilin e tregimtarit: Janë 17 tregime të përmbledhura në një vëllim, i cili u përzgjidh mes projekteve të Ministrisë së Kulturës, që u mbështet ne kuadrin e Programit të Fondit të Krijimtarisë për të rinj
Përmbledhja me tregime “Fjala e ndaluar” – është një përmbledhje me tregime, nga shkrimtari Eris Rusi që të ndërmend mollën e ndaluar të Kopshtit të Edenit ose atmosferën e zymtë kur fjalët mund të çonin në greminë gjatë diktaturës. Po sot, në këtë botë ku komunikimi ngjan si zgjatim i natyrshëm i njeriut teknologjik, kush vallë të jetë “Fjala e ndaluar”?