Seria vazhdon me një sukses të jashtëzakonshëm. Kësaj radhe Xhorxhi dhe Haroldi përballen me një përbindëshe: Zonjën Brekëtërheqëse. Ccfarë ndodh me dy djemtë shakaxhinj dhe aventurat me rrobotët e tmerrshëm?!? Kapiten Brekushi po kthehet në një rekord global, me mbi 100 milionë kopje të shitura deri më tani në të gjithë botën.
Richard Paul Evans autori i famshëm për romancat e Krishtlindjeve na vjen me një roman tjetër në shqip: Streha e Krishtlindjes: Ashtu si letërsia, edhe marrëdhëniet njerëzore duhen jetuar me pasion dhe ndjeshmëri, që të jenë të suksesshme e jetëgjata.
Libri "Jetë të humbura" ka në qendër të tij një histori të thjeshtë. Personazhi që rrëfen, Vali, është një djalë jetim të cilit bota i ka treguar anën e saj më të errët që në vogëli.
Libri me i bukur i perrallave Nje mije e nje net vjen me nje tjeter perkthim ne shqip nga Sokol Cunga, pas botimit te vjeter qe pati perkthyer Mustafa Greblleshi. Ne kete botim cilesor do te gjeni edhe ilustrime qe e shoqerojne kete botim fantastik
Harri për pak sa s'e lëshoi Topthin nga habia dhe emocioni. Hermiona kishte të drejtë. Gdhendur në sipërfaqen e lëmuar e të praruar, shiheshin katër fjalë të shkruara me një shkrim të imët dhe të pjerrët që Harri e njohu se ishte shkrimi i Urtimorit.Unë hapem kur mbyllem.Sapo i lexoi fjalët, kur ato u zhdukën përsëri."Unë hapem kur mbyllem... Ç'kuptim...
Po sikur të mund ta ndryshonit jetën tuaj, sikur të kishit fuqinë dhe të bëheshit sundimtari i mbretërisë suaj? Unë mendoj se kjo është e mundur!
Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom-i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Yalom-i reflekton mbi procesin e rritjes dhe të plakjes, si edhe mbi rolin që vdekja ka luajtur në jetën e pacientëve dhe jetën e tij.
Në këtë thriller që do të mbetet i pashlyer në kujtesën e lexuesve, britanikja e famshme Malorie Blackman e kthen botën përmbys. Ajo që është e bardhë, bëhet e zezë dhe ajo që është e zezë bëhet e bardhë, një gjë mbetet e qartë: hamendjet mund të jenë vdekjeprurëse.
Duke intensifikuar komunikimet me personalitetet më të larta të këtij vendi në vitin 1983 krijoi miqësi të ngushtë me Sulltanën një princeshë tjetër mbre¬tërore. Njohja dhe miqësia që pati me Princeshën Sulltana; besimi që ajo krijoi për ti rrëfyer historitë personale intimitetet, jetën dhe marrëdhëniet brënda oborrit mbretëror i shërbyen për të botuar...
Për herë të parë në tregun shqiptar një libër që sjell profilin e plotë të një prej kriminelëve më të pashpirt të të gjitha kohërave – Altin Dardhës, autorit të 61 vrasjeve, shumica e të cilave të kryera gjatë pak muajve të vitit 1997. Historia plotësohet me ndihmën e një numri të madh dokumentesh zyrtare që provojnë pothuaj të gjitha pikat kulmore të...
Nuk e kemi parë të vërtetën për qindra vjet, sepse nuk kemi parë atë që kishim përpara syve. Jemi hutuar nga problemet tona, nga dramat e jetës sonë, nga ngjarjet e jashtme, dhe na ka shpëtuar zbulimi më i madh që mund të bënim dhe që ishte mu para nesh. Një zbulim që mund të na bëjë të reshtim së vuajturi dhe të na japë gëzim dhe lumturi jetëgjatë.
Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve.
Bizmesmeni dhe filantropi Vasil Naçi hedh në qarkullim një tjetër libër mbi mjeshtrinë e negocimit. Pas një periudhe të gjatë në biznes dhe trajnime, në zhvillimin e dy sipërmarrjeve të mëdha të edukimit dhe zhvillimit, “Rruga drejt suksesit” dhe “Mjeshtro biznesin”, vjen ky libër i cili do të jetë guida bazike më e mirë për artin dhe shkencën e të...
E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë duhet për të takuar dashurinë e jetës suaj? A ëndërroni të gjeni një partner jete që do t’ju dojë, t’ju mbrojë, dhe t’ju adhurojë? Nëse mezi po prisni për shpirtin binjak, ky libër do t’ju tregojë se si të përdorni Ligjin e Tërheqjes që të përgatiteni në trup, mendje dhe shpirt, për mbërritjen e të dashurit tuaj.
Në muzgun e jetës së tij, Elias Eini tërhiqet në një fshat të vogël e të humbur të Austrisë. Sapo vendoset aty, ai bën një zbulim të jashtëzakonshëm: atë të Librit të Jetës, veprës së shenjtë, në të cilën vetë Zoti ka regjistruar fatin e çdo qenieje njerëzore...
“Metamorfoza & Në koloninë ndëshkimore” është një libër i autorit Franc Kafka, i përkthyer nga Gjergj Vlash për lexuesin shqiptar. Në këtë botim mund të gjeni veprën “Metamorfoza”, një kryevepër letrare.
Shtepia botuese Dritan hedh ne qarkullim librin e fundit te serise Twisted, Genjeshtra, te autores bestseller Ana Huang, - nje fenomen global i BookTok-ut, - shqiperuar nga Ilir Bashari. Libri vjen per lexuesit duke nisur qe nga data 5 qershor 2024. Porosite qe tani tek Bukinist online!
Në këtë vëllim përfshihen novelat: "Rrugica në dritën e hënës", "Koleksioni i padukshëm", "Bukinisti Mendel", "Leporela", "Novela e shahut", "24 orë nga jeta e një gruaje", "Novelë verore", "Perëndim zemre", "Njohja e beftë me profesionin e ri", "Xhelozia", "Gruaja dhe peizazhi", "Episod nga liqeni i Gjenevës" dhe "Letra e një të panjohure"
Rrëfenjat më të bukura të fermës janë përmbledhur në një libër të vetëm.
Ky libër është një nga kryeveprat e letërsisë botërore, një ndalesë e pashmangshme për këdo që komunikon me letërsinë. Ky vëllim vjen me një tjetër kuptim në gjuhën shqipe dhe për kohën kur është përkthyer. Servantesi është përkthyer nga Fan Noli
Botimet Living prezantojnë librin “Matrioshka e fundit” ngaB. A. Paris, - një nga romanet mister më intrigues të momentit.
Po sikur kjo urrejtje të fshehë dashurinë? Po sikur ajo të ndjente diçka për kolegun arrogant e të përçmuar? Po sikur pas kësaj shtirjeje të tij të fshihej tjetër gjë? I këndshëm dhe romantik, argëtues dhe bindës, Anna Premoli ka shkruar një roman që di si t’i pushtojë zemrat e lexuesve.
Në gjuhën shqipe vjen në një variant të dytë Krim dhe ndëshkim, një nga romanet më të mira të Dostojevskit.
Në këtë roman të ri, Sophie Kinsella rrëfen gëzimet dhe dhembjet e martesës me zërin e saj gjithmonë origjinal, ironik dhe të ndjeshëm.
Pas serisë me 5 libra të Princesësh, një tjetër bestseller i Jean Sasson vjen në shqip, - “Jasemina”, një tjetër histori tragjike nga jeta në Lindjen e Mesme; përdhunimet ndaj femrave në Kuvajtin e pushtuar nga irakenët e Sadam Huseinit. Një histori e vërtetë, tronditëse, njëherësh edhe thriller, e kthyer në roman pas 20 vitesh.
Në këtë libër do të gjeni aventurat e këndshme të Xhim kopsës dhe Lukas makinistit me gjigandë të rremë, gjysëmkuçedrat dhe shumë qenie të tjera të jashtëzakonshme.
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si të gjithë të rinjtë, edhe ajo dashurohet. Por zemra e saj vuan. Megjithatë, në çastet më të vështira, ajo nuk harron të veçantën e saj "lojën e të kënaqurit".
Një kryevepër e magjisë popullore shqiptare që vjen në filitrin rrëfimtar të Mitrush Kutelit: Një nga librat më të shitur të dy dekadave të fundit; një rekomandim i përhershëm për fëmijët dhe një zgjidhje briliante për të kuptuar ashtin e fantazisë shqiptare
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër.
Ndër të gjithë shkrimtarët bashkëkohorë, vetëm Kundera mund ta shndërrojë një perceptim kaq të fshehtë dhe shqetësues në një roman - një ndër më të mirët e tij, më i dhimbshmi, më i shndritshmi. Ai që, çuditërisht, qëllon të jetë një histori dashurie.
Vogëlushja Meri është një jetime e ardhur nga India për të jetuar me të afërmit në Angli. Kushëriri i saj, Kolin, është një djalë shëndetlig, që jeton në të njëjtën shtëpi të madhe e të ftohtë, ku Meri është dërguar.