Jean Sasson A-003967
New product
895 Items
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
ISBN | 9789928061829 | |
Viti i botimit | 2017 | |
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 220 |
ISBN | 9789928061829 |
Viti i botimit | 2017 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Fjoralba Shahaj |
Roman | Mister&Thriller |
I ri | 1 |
Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.
Drama në këtë vepër thellësisht tronditëse luhet brenda një harku kohor të përcaktuar dhe një territori gjeografik konkret. Kjo vepër magjepsëse është një skaner tronditës mbi relievin e një vendi me pasuri përrallore e diferenca kulturore ekstreme. Pasi mbaron së lexuari këtë, kupton se ke udhëtuar paralelisht me një ëndërr të frikshme dhune.
Ky libër nuk është jehonë mëshire, por ulërimë e thellë për drejtësi. Është një roman, i cili përshkruan jetën e një princeshe, pjesë e familjes mbretërore në Arabinë Saudite; e cila me forcën, vullnetin dhe dëshirën për të ndryshuar realitetin, pati guximin t'i tregojë gjithë botës historinë e saj personale të ndrydhur brenda kangjellave të pallatit...
Ky libër I dedikohet Amalës, një vajze të vogël që njohu veç frikë e terror nga duart e babait të saj të dhunshëm saudit.
Nëse do të mësosh se çfarë do të thotë të jesh grua sot në Arabinë Saudite, ky libër ofron botën femrore në të gjitha dimensionet përmes Princesësh Sulltana dhe këndvështrimit të hollë të autores. Jeta e familjes mbretërore, por edhe bota sekrete dhe tejet tronditëse....