Arti i negocimit

Vasil Naçi BAL0010

New product

Përshkrim i shkurtër

Bizmesmeni dhe filantropi Vasil Naçi hedh në qarkullim një tjetër libër mbi mjeshtrinë e negocimit. Pas një periudhe të gjatë në biznes dhe trajnime, në zhvillimin e dy sipërmarrjeve të mëdha të edukimit dhe zhvillimit, “Rruga drejt suksesit” dhe “Mjeshtro biznesin”, vjen ky libër i cili do të jetë guida bazike më e mirë për artin dhe shkencën e të negociuarit.

More details

10466 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Agna Leadership Academy
ISBN9789928804587

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Negocimi është një proces delikat balancimi për të arritur marrëveshje midis dy ose më shumë palëve. Negocimi është një proces që përfshin një seri aftësish dhe teknikash komunikimi midis dy personave apo grupeve, për të përmbushur nevojat dhe interesin e përbashkët të palëve.

Negocimi është një pikë takimi e mendjeve dhe emocioneve, një fushë ku njohuritë, aftësitë komunikuese, bindëse dhe aftësua për të kuptuar nevojat e të tjerëve ndërveprojnë bashkërisht për të arritur marrëveshje të suksesshme të ndërsjellta, në çdo sferë të jetës.

Negocimi është art, por edhe një aktivitet i parashikueshëm që ka parime, lëvizje, strategji, dhe kundërveprime të parashikuara.

Shumë njerëz mendojnë se negociatat janë thjeshtë art dhe jo shkencë. Ata harrojnë se instikti nuk është strategji. Ndërsa negociojnë, ata mbështeten vetëm tek instikti apo intuita dhe nënvlerësojnë përgatitjen e vazhdueshme; si rrjedhim, ata nuk arrijnë rezultatet e dëshiruara. Pra, negocimi është art, por edhe shkencë praktike.

Qëllimi i këtij libri është të ndihmojë çdo person që të përmirësojë aftësitë e tij negociuese dhe ta pajisë me mjetet dhe praktikat e duhura për të arritur rezultatet më të mira për veten dhe për njerëzit që e rrethojnë. Nëse jeni fillestar, ky libër do t’ju tregojë, hap pas hapi, se si të negocioni me besim dhe të arrini sa më shpjet dhe me sa më pak dhimbje rezultatet që dëshironi. Nëse keni eksperiencë, do t’ju ndihmojë të bëheni një negociator më i mirë nga sa e kishit imagjinuar.

Negocimi, tani më shumë se kurrë, është një nga aftësitë thelbësore për sukses në të gjitha fushat e jetës. Na pëlqen apo jo, çdo njeri është një negociator. Të gjithë negociojmë diçka çdo ditë. Për disa persona, fjala ‘negocim’ përcjell ndjesi jo shumë të këndshme, sepse u sjell në mendje ndjenjën e konfrontimit, çka i shtyn të kenë frikë të negociojnë. Kjo vjen kryesisht nga mendimi se negociatorët janë në konflikt me njëri – tjetrin dhe duan rezultate të kundërta.

Jam i sigurt se pas leximit të këtij libri edhe ata do të kenë një këndvështrim tjetër.

Negocimi nuk kufizohet vetëm tek biznesi, por është një aftësi që të gjithë e përdorim çdo ditë, në nivel të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm. Me përjashtim të bindjeve etike dhe fetare, negociatat zhvillohen për të gjitha fushat e tjera të jetës. Nëse i referohemi faktit se një ditë të gjithë do të largohemi nga kjo jetë, çdo gjë tjetër përveç kësaj, mund të negociohet. Gjatë gjithë jetës procesin e negocimit e shikojmë në; blerjen dhe shitjen e mallrave, shërbimeve apo të pasurive të paluajtshme, në negocimin e pagave, në përzgjedhjen e ideve, në marrëdhëniet ndërpersonale, duke përfshirë ato me familjen, miqtë, fqinjët, kolegët, gruan, burrin, eprorin, klientin, partnerin, komunitetin, etj.

Negocimi është profesion jetik dhe si i tillë, duhet të mjeshtrohet në ato nivele sa të jetë një shprehi e zakonshme. Çdo aspekt i jetës sonë, personale apo profesionale, shesh kërkon që ne të bëhemi negociatorë më të mirë. Çdo njeri mund ta mësojë dhe zotërojë këtë aftësi. Ndërsa njerëzit lindin me tipare që mund të ndihmojnë ose të pengojnë aftësinë e tyre negociuese, të gjithë mund të mësojnë sesi të negociojnë në mënyrë më efektive.

Për fat të mirë, negocimi është një aftësi e përvetësueshme. Sa më shumë mësojmë dhe e praktikojmë negocimin, aq më të zotë bëhemi si negociatorë. Ky libër është një partner i duhur për çdo person që kërkon të arrijë marrëveshje të suksesshme dhe të ndërtojë marrëdhënie të forta e të qëndrueshme të çdo lloji. Ky libër do të ndryshojë mënyrën tonë të të menduarit dhe të vepruarit rreth negocimit. Mirësevini në “Artin e negocimit”!

PËRSHTYPJE

“Arti i negocimit” është një vepër brilante, një perlë, një mentorim nga një prej më të mirëve në këtë fushë. Ky libër është një udhëzues praktik, një thesar përvoje, urtësie, diturie i autorit, të cilat nëse i vini në jetë, do t’ju fuqizojnë të lundroni me besim, finesë e sukses në oqeanin e pafund dhe delikat të negociatave dhe të jetës në përgjithësi”.

Dr. Ahmet Shala, PhD në lidership dhe shkencë organizative Universiteti James Padison USA

“Në momentin e parë që merr në dorë librin “Arti i negocimit”, mendon: “A thua vërtetë kam nevojë për një libër të tillë? Por, teksa kalon faqe pas faqe e kapitull pas kapitulli, kupton domosdoshmërinë për të lexuar e rilexuar me kujdes çdo paragraf të tij. Si një skaner analitik, aty lexon veten dhe gjen momente të nxituara negocimi, dështimi dhe naiviteti. Por, për fat, gjatë leximit e gjen veten edhe të sinkronizuar me shumë strategji e rregulla loje që përforcojnë rrugën e drejtë, duke kuptuar se intuita dhe eksperienca nuk janë të mjaftueshme për sukses. Nëse do të thoja vetëm një fjali: “ky është një super libër”.

Ardit Gjebrea, artist, producent, prezantues

Vasil Naçi përbën një rast të veçantë sipërmarrësi... Kur shikon Vasilin sesi organizon takime masive për të ndarë me të tjerët rrugën e suksesit, kupton se ky njeri ka përmirësuar në mënyrë cilësore jetën e dhjetëra njerëzve. Janë të rrallë ata që falin çelësin e suksesit pa kërkuar asgjë në këmbim dhe kjo bën dallimin mes një biznesmeni dhe një altruisti. Libri “Arti i negocimit” është një manual suksesi i vlefshëm për çdo njeri që kërkontë arrijë diçka, të bëjë një ndryshim në jetë, të përmirësojë jetën e familjes dhe komunitetit ku bën pjesë dhe të lërë një gjurmë pas”.

Ben Blushi, shkrimtar, publicist

Vasili ndan me lexuesin njohuritë më bashkëkohore mbi negocimin kombinuar me përvojën e tij tejet të pasur dhe të suksesshme ku sensi i biznesit ndërthuret me njohjen e thellë të psikologjisë, të rëndësisë së komunikimit efektiv, aftësive bindëse dhe zgjidhjen e konflikteve me zgjuarsi e pa sakrifikuar marrëdhëniet njerëzore dhe respektin reciprok. Shkruar në një gjuhë të qartë dhe të pasur, me këshilla praktike, “Arti i negocimit” është një manual unik që lexohet me kënaqësi dhe kërshëri. Vlera e tij është e padiskutueshme për cilindo që kërkon të prefeksionojë aftësitë negociuese, qoftë në jetën personale, apo profesionale.

Besiana Kadare, Ambasadore, përfaqësuese e përhershme e Shqipërisë pranë UNESCO-s

“Ju mund të gjnei përkthime të shumta për negociatat, por një komunikim direkt në shqip nga dikush me eksperiencën dhe suksesin e Vasilit, nuk kam gjetur dikund tjetër. Është një privilegj për lexuesin që Vasili e ndërmerr një nismë të tillë për të ndarë eksperiencën e tij dhe praktikat më të mira rreth negocimit”.

Edmond Leka, kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Union Bank

Vasil Naçi është një personalitet me ndikim të thellë në shoqërinë shqiptare dhe veçanërisht në fushën e biznesit. “Arti i negocimit” paraqet esencën e taktikave më të mira të negocimit, si për të arritur qëllimet e biznesit dhe për të përmirësuar marrëdhëniet njerëzore në përgjithësi; pse jo, dhe për të kapërcyer konflikte. Ky libër është strukturuar si një manual përdorimi, që lexohet lehtë dhe me një frymë.

Samir Mane, president i Balfin Group

Libri “Arti i negocimit” ka një vlerë të jashtëzakonshme si një material gjithëpërfshirës e shpejgues për negociatat e suksesshme, si një shkathtësi kyçe për një biznes apo karrierë të suksesshme. Teknikat dobiprurëse të ndërtimit të suksesit askush nuk mund t’i dijë më mirë se Vasili, një personalitet me integritet njerëzor e profesional, i shquar për arritjet e tij në jetë e në biznes, që ka rrahur udhë e shtigje të gjata duke ndërtuar vetë kalanë e suksesit.

Lazim Destani, siparmarës e investiror i suksesshëm, filantrop, “ambasador” dhe “Nderi i kombit”

 

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
ISBN9789928804587
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1