Miguel de Cervantes Saavedra BO0117
New product
Ky libër është një nga kryeveprat e letërsisë botërore, një ndalesë e pashmangshme për këdo që komunikon me letërsinë. Ky vëllim vjen me një tjetër kuptim në gjuhën shqipe dhe për kohën kur është përkthyer. Servantesi është përkthyer nga Fan Noli
8 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928164865 | |
Servantesi e shkroi "Don Kishotin", sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj. Për këtë qëllim, Servantesi zgjodhi si heronj të veprës së tij dy nga tipat më reaksionarë dhe mesjetarë që kishte e që kemi përpara sysh: bejlurçinën, sojliun e fandaksur të katundit, Don Kishotin e Mançës, dhe laron, sejmenin, fshatarin e varfër e të paditur, Sanço Pançën.
Këta të dy marrin përsipër barrën të ringjallin periudhën e kalorësve të arratisur, domethënë ta kthejnë Spanjën edhe tërë botën nja 300 vjet prapa e të hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, që ka zaptuar gjysmën e Amerikës, në Spanjën e vogël e të përçarë dhe të shtypur prej arabëve; nga Koha Moderne në Kohën e Mesme; nga kapitalizmi në feudalizëm; nga dyfeku dhe topat, në shtijëzën dhe çomangën; nga shkenca në magji; nga historia në përrallat; nga përparimi në errësirë. Me ç'mënyrë ka shpresë Don Kishoti ta mbarojë këtë vepër utopike? Fare lehtë. Duke u bërë ai vetë kalorës i arratisur sipas librave që kishte kënduar.
Pra, merr nga qilari armët e çelikta të ndryshkura e të zgjyrosura të stërgjyshërve të tij, i shkund, i lan e vishet me to; pagëzon gërdallën e tij me emrin Rosinant, zgjedh një të dashur që e riemëron Dylqinjë; dorëzohet kalorës nga një hanxhi dhe nga dy kalltakë; zgjedh Sanço Pançën si shqytar e sejmen dhe niset për të reformuar e për të shpëtuar botën.
Është një fantazmë e ikur nga muzeu që shëtiti në Spanjën moderne. Është anakronizmi ambulant. Është vizionari, që nuk sheh realitetin, por ëndërron me sy hapur. Është utopisti reaksionar që vete prapa e jo përpara; që përpiqet të kthejë rrotën e historisë prapa; që i bie me kokë murit të çeliktë modern.
| pages | 400 |
| ISBN | 9789928164865 |
| Published year | 2014 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | Ribotim |
| Përkthyesi | Fan Noli |
| Roman | Sagë&Histori |
Ritregimi i kryeveprës së Servantesit Don Kishoti i Mançës", nuk është një shkurtim mekanik; kjo punë ka në vetvete elementë të vërtetë krijues dhe kjo është një nga meritat themelore të Odhise Grillos." Prof. Jorgo Bulo "Odhise Grillo ka bërë një ndërmarrje të guximshme dhe plot vlera... Autori, siç do të shprehej Noli, "është rrokur me romanin dhe pas...
Ky libër është një nga kryeveprat e letërsisë botërore, një ndalesë e pashmangshme për këdo që komunikon me letërsinë. Vëllimi i dytë është përkthyer nga Petro Zheji
Në këtë set janë bashkë dy vëllimet e Don Kishotit, një prej kryeveprave të letërsisë botërore, një prej romaneve të pashmangshme në letërsinë botërore. Vëllimi i parë vjen në shqip nga Fan Noli dhe vëllimi i dytë nga Petro Zheji.
...udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, por bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit.
"Don Kishotii Mances" i gjeniut të letërsisë botërore bashkon në mënyrë të natyrshme prirjen fantastike me shpirtin realist. Servantesi, me mjaft mjeshtëri, sajon dy personazhe që edhe pse nuk i ngjajnë shumë njëri-tjetrit, nuk bëjnë dot vetëm.
Nje prej kryeveprave te letersise boterore na vjen Don Kishtoi i Mances na vjen ne nje perkthim te ri nga origjinali prej shqiperuesit te njohur, Bajram Karabolli dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Albas
Ky botim në shqip i vëllimit II të Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançes, - veprës së konsideruar si romani i parë modern dhe polifonik, një ndër kryeveprat e letërsisë,- e bën të plotë ripërkthimin në shqip pas 100 vjetësh.
Me ne fund vjen e perkthyer serish kryevepra e mijevjecarit, Don Kishoti i Mances, permes shqiperimit nga origjinali ne spanjisht te Bajram Karabollit, dhe botuar nga Albas. Nje sipermarrje kolosale e cila ridimensionon receptimin e lexuesit shqiptare me kete veper te madhe te te gjitha koherave