Gjithmonë i përfshirë në listën e 100 veprave më të rëndësishme në botë të të gjitha kohërave, "Makina e Kohës", është jo vetëm libri i parë me subjekt të nesërmen e largët të Tokës dhe jetesën e banorëve të saj, jo vetëm libri i parë klasik mister- shkencë, por vjen edhe për herë të parë në shqip si vepër e plotë.
“Zëri i shpirtit tim,” është përmbledhja e shumëpritur e teksteve të këngëve të poeteshës Zhuliana Jorganxhi; një radhitje e gjithë korpusit të krijimtarisë së autores më serioze dhe më jetëgjatë të teksteve të këngës së lehtë shqiptare. Dhe është rasti më i mirë, që tregon se si individualiteti “privat’’ i një poeteje të talentuar është bërë prej kohësh...
Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.
Suad Arilla me romanin “Libri i kujtimeve dhe i harresës” është fitues i “Fondit të krijimtarisë letrare për të rinj”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit, me motivacionin: “Për një roman që përcjell te lexuesi luftën e brendshme të secilit personazh të stilizuar me mjeshtëri, gjithë pse-të e tyre, përpjekjet për të kuptuar veten, por...
The thought-provoking new novel from the international bestselling author whose words change lives.
Në 80-vjetorin e vdekjes së Át Gjergj Fishtës Botimet Françeskane kanë ndërmarrë nxjerrjen e nji botimi të posaçëm të veprës së tij në gjashtë vëllime. Çdo vëllim paraprihet prej nji studimi të veçantë nga personalitete të njohura në fushën e shkencave albanologjike në Shqipëri dhe Kosovë. Satirka është strukturuar në një formë të veçantë nga studiuesi...
Kur deti hapet dhe karroca e Poseidonit shfaqet nga dallgët e shkumëzuara, i rrethuar nga krijesa përrallore dhe përbindësha detarë, Toka dhe Olimpi lëkunden nga tronditjet. Sepse ai, hyu i oqeaneve dhe i tërmeteve, I pushtetshëm I pamëshirshëm, I furishëm dhe rebel, i frikëson të gjithë. Gratë, për pasionet e tij të dhunshme. Burrat, pritmat e tmerrshme...
Botohet numri i ri i revistës Medius, dedikuar pandemisë dhe pasojave të saj në ekonomi, jetën sociale, kulturore dhe funksionimin e strukturave institucionale. Në këtë numër do të lexoni shkrime nga: Redi Shehu, Milazim Krasniqi, Fitim Zekthi, Entela Tabaku, Selami Xhepa, Armand Bora, Fabian Zhilla, Lulzim Hoxha, Agim Baçi, Klementin Mile, Ergys Mërtiri,...
Mirë se vini te Hoteli “S’ke çfarë sheh këtu” për krijesa magjike, ku E ÇUDITSHMJA është normale për Frenkin dhe prindërit e tij, të cilët drejtojnë hotelin.
Antologji e poezise bashkekohore greke i ofron lexuesit shqiptar një përzgjedhje të pashoqe të disa prej zërave më të pasur dhe më emocionues të kohës sonë. Poetët e përfshirë në të janë të rinj, shumica prej tyre nën dyzetë, por ata bartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke, duke u bërë kështu pjesë e periudhës post-moderne të...
Nga shkrimtarja e romanit “Drita që humbëm”, bestseller i “Neë York Times”, vjen një libër romantik, që të copëton zemrën, i cili flet për hidhërimin, humbjen, dashurinë dhe zbulimin e vetvetes. “Më shumë se fjalët” tregon me delikatesë se si e zgjedhim jetën që duam të jetojmë
Ne kete set kemi synuar qe te perzgjedhim per ju romanet me te mira te spiunazhit, te fokusuar kryesisht tek Lufta e Ftohte. Jane dy botime te Pegit, me protagoniste autoret John Le Carre dhe Lara Prescott.
Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja “Po sikur?” e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 përqind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. “Po sikur?” është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për cilindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.
Në frymën e romaneve të famshme distopike, shumë të pëlqyera sidomos nga të rinjtë, vjen një roman që ka në qendër Truentin me 11 sfidat e tij, nga një vend me emër të trilluar, Trembaldi, "futur në ujë prej grykësisë së më të fortëve dhe djallëzoreve"!
Në sfondin e një skenari të trazuar të shoqërisë kiliane, lind dashuria mes dy të rinjve gazetarë, të angazhuar në një hetim të rrezikshëm. Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia.
Numri i dimrit 2021 i Revistës Letrare me emrat më të mirë të letërsisë së sotme shqipe.
Përmes këtij libri ju distiloni zhvillimet më të fundit në ekonominë e sjelljes dhe psikologjinë konjitive në mjete vepruese për marrjen e vendimeve të zgjuara, efektive në biznes dhe më gjerë.
THE NUMBER ONE INTERNATIONAL BESTSELLER: CHOSEN AS A BOOK OF THE YEAR BY THE GUARDIAN, TELEGRAPH, SUNDAY TELEGRAPH, I PAPER, SUNDAY EXPRESS, IRISH TIMES, TIMES LITERARY SUPPLEMENT, AMAZON, AUDIBLE, BUZZFEED, REFINERY 29, WASHINGTON POST, BOSTON GLOBE, SEATTLE TIMES, TIME MAGAZINE, NEWSWEEK, PEOPLE, ENTERTAINMENT WEEKLY, KIRKUS, PUBLISHERS WEEKLY AND...
Per here te pare vjen para lexuesit nje tjeter pamje e Adolf Hitlerit. Fotografi i tij, Heinrich Hoffmann rrefen miqesine e ngushte me njeriun qe trazoi boten, duke u ndalur tek ana e panjohur e tij. Ky liber vjen i perkthyer nga Bujar Hudhri dhe i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri
Nje personazh i ri dhe i paharrueshëm bëhet pjesë e galerisë së Luis Sepulvedës. Një tjetër histori e pashlyeshme, që na meson të rizbulojmë kuptimin e humbur te kohës.
Pas rreth 40 vitesh nga dalja e dispensës mbi Historinë tonë të Muzikës, del për herë të parë libri “Historia e muzikës shqiptare” si kontribut i punës disa vjeçare të Prof. As. Nestor Kraja. Ky botim i mbështetur nga Fakulteti i Muzikës i Universitetit të Arteve në Tiranë pasqyron trajektoren e zhvillimeve muzikore shqiptare nga bulëzimet profesionale...
Meri Lalaj, nje mesuese letersie dhe krijuese qe pati fatin te kaloje momente te bukura me personalitete te shquara te kultures dhe letersise shqipe gjate shekullit te XX, na le deshmine e saj per njohjet qe pati me ciftin Kadare vetem pak momente para se te largohej nga jeta
Një kryevepër, që nuk duhet humbur e shkrimtares holandeze që ka marrë shumë çmime, ku shijohet fitorja e më të dobëtit, e rrëfyer rrjedhshëm e me një ironi therëse të shëndetshme. Nuk ka kufi fantazia në këto 40 histori që tregojnë situata nga më të ndryshmet që duken normale po në fakt gjithmonë shpalosin aventura dhe një problem për t'u zgjidhur.
Romani i ri i Javier Marías është historia e një dashurie të papërkryer, sikurse janë të gjitha ato. Historia e një gruaje si Berta Isla, që ka zgjedhur të qëndrojë pranë një burri që shpreson ta njohë, por që në fund nuk do të shfaqet kurrë ai që është në të vërtetë. Është historia e një lidhjeje, e cila, pasi ka mbaruar pasioni, mbahet në këmbë në një...
Bëhu pjesë e historisë së një aventure hapësire të paparë! Seri për fëmijë, e ilustruar me ngjyra, plot me emocione dhe aventura që i jep krahë imagjinatës dhe e lehtë për t’u lexuar.
Çfarë ndodh me rastet? Ato shndërrohen në miqësi të reja, mundësi ngazëlluese dhe zbulime të guximshme. Rastet janë ftesa per aventura të mëdha, bileta për të përjetuar përvoja të paharrueshme dhe dyer drejt botësh krejt të reja. Rastet na ndihmojnë të shohim kush jemi, çfarë duam e ku dëshirojmë të shkojmë. Pra, çfarë do të bësh, po të erdhi rasti në...
“Leksione frymëmarrjeje” i shkrimtares Anne Tyler, fitues i Çmimit Pulitzer (1989), rrëfen historinë e gjithë jetës së një çifti, treguar gjatë një udhëtimi.
Gjatë këtyre tri dekadave të fundit të epokës së internetit, teknologjia e informacionit dhe drejtimet tekniko-shkencore të lidhura me të, si: elektronika, informatika, robotika dhe telekomunikimi, kanë shënuar një përparim të pandalshëm.
Seria Me quajne... e shtepise botuese Albas pasurohet edhe me nje tjeter personalitet te spikatur te historise shqiptare, Ali Pashe Tepelenen. Ky botim i pershtatur per femijet e vegjel, eshte pergatitur nga autoret Luan Rama dhe Sulid Kasemi
Sadhguruja eshte nje nga spiritualistet me te medhenj te kohes tone, - i konsideruar si nje nder mendjet me te kultivuara ndonese nuk ka nje diplome apo master universitar. Ne kete set ne kemi bere bashke dy librat e tij “Karma” dhe “Inxhinieria shpirterore”, - te cilet mund te jene si pjese e bibliotekes per ndjekesit e tij.