"Jul Cezari" u shkrua mes viteve 1599 dhe 1601, ku Shekspiri dramatizon, por edhe ndërlidh me mjeshtëri karakteret e veprës "Jetët Paralele" të Plutarkut, duke krijuar veprën teatrale më të fortë të botës, sa që me të drejtë konsiderohet shumë më me vlerë sesa duzina vëllimesh historianësh të specializuar. Një botim luksoz i përkthimit zyrtar të Fan S. Noli.
Këto dy thrillera sjellin realitete politike në Uashington dhe Moskë, të cilët kanë bërë për vete me miliona lexues në mbarë botën. Të tillë janë vlerësuar edhe nga lexuesit shqiptarë, prandaj për ata që e pëlqejnë këtë zhanër mik, rekomandojmë setin e mëposhtëm.
Hidhet në qarkullim libri me tregime “Burri me pardesy të bardhë”, rrëfime në nota kafkiane për absurdin, pasigurinë, frikën, vetminë dhe pamundësinë e komunikimit: shenjat paralajmëruese të realitetit të sotëm.
Fitzgerald-i është konsideruar si një nga autorët më të mirë amerikanë të shekullit XX dhe është nderuar me shumë çmime. Vepra e tij në prozë të shkurtër përfshin rreth dyzet tregime, prej të cilave janë përzgjedhur shtatë më përfaqësueset. Kjo përmbledhje, e kryesuar nga tregimet Një mal diamanti dhe Rasti i çuditshëm i Benxhamin Batënit, është një...
Autori e ka konceptuar hartimin e kësaj monografie mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të lidhur edhe me paraqitjen e burimeve historike dokumentare të shek. XV, dokumentet bashkëkohëse të heroit, që fillojnë me kohën e Gjon Kastriotit dhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeut. Monografia është vëllimi i parë i kolanës që ndiqet nga nëntë...
“Udhëtim në tri kohë” është një dialog i profesorit të njohur të ekonomisë, Adrian Civicit me Alda Bardhylin, mbi tre periudha të rëndësishme të Shqipërisë së një shekulli, komunizmin, tranzicionin dhe kapitalizmin.
Ky libër përshkruan përvojën e autorit në botën e mrekullueshme të Elementarëve. Libri është i pasuruar me ilustrime konkrete të krijuara nga vetë autori që përshkruajnë të gjitha llojet e elementarëve në të katër dimensionet e natyrës.
Udhëzuesi Ç’të bësh kur nuk do të ndahesh nga prindërit i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që shoqërojnë ankthin e ndarjes, duke përdorur strategji dhe teknika të bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër vetëndihmës interaktiv është burim gjithëpërfshirës për edukimin, për motivimin dhe për fuqizimin e fëmijëve për të...
Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë në frikën ndaj persekutimit politik. “Jeta është luftë” mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipëri. Në libër tregohen historitë e gjashtë individëve të cilët, si pothuajse gjithë të tjerët, luftuan për t’iu mbijetuar trysnive të...
“Pas xhamit të dyfishtë” është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit që nuk i bindet vyshkjes së trupit.
Shqiponjat janë burrat dhe gratë që gjatë 50 viteve ishin mbyllur në kafaz e që u hodhën në Europë në vitet ‘90. Shqiponjat janë 3 milionë qytetarë të rrënuar që e plaçkisin vetë vendin e tyre. Një roman realist e autentik. Katër fate të tmerrshme që dëshmojnë egërsinë dhe vetminë. Si Shqiponjat. Nga i madhi, shumë i madhi Zykë.
Monografia "Studies in the Prehistory of Albania" është versioni anglisht i përditësuar i monografisë "Studime për Prehistorinë e Shqipërisë", me autorë F. Prendi-A. Bunguri, botuar në vitin 2014. Ajo është një antologji e kulturave prehistorike të Shqipërisë, në harkun e gjerë kronologjik nga Paleoliti i Hershëm (rreth 300.000 vjet më parë) deri në fund...
Adriatike Lami vjen me një vëllim të ri me poezi “Tango në prill”, duke kulmuar arritjet e saja poetike, duke shënuar përsosje të teknikave poetike, dhe duke rrokur një botë plot pasione, energji, harmoni dhe muzikalitet.
Pesha e Dëborës ka fituar çmimin e madh letrar Francë-Kebek të vitit 2017.
Autorët e këtij libri janë specializuar në fushën e botimeve për natyrën. Teksti i hartuar prej tyre plotësohet dhe gjallërohet me ilustrimet e biologut Román García Mora, i cili është specializuar edhe në fushën e ilustrimeve shkencore, duke iu përkushtuar sidomos rindërtimit paleontologjik, e mbi të gjitha, të dinozaurëve.
Një roman që alternon ritmin e rokut, lehtësinë e komedisë brilante dhe thellësinë e kohës që ndryshon dhe modifikon gjithçka. Një ndryshim i vazhdueshëm - që është bukuria e jetës, mundësia për të qenë me të vërtetë deri në fund ata që jemi.
"Pëshpërima e fundit" është një roman që të bën për vete; ngjarjet e tij shtrihen në mijëra kiiometra e në dhjetëra vite, ai eksploron fuqinë e dashurisë, këmbënguijen e ndonjëherë dhimbjen që ajo shkakton.
Kjo novele e Gogolit eshte nje rrefim i jashtezakonshem qe na tregon se njeriu zoteron vetem nje dobesi qe mund ta mposhte apo rrenoje ate; dhe ajo eshte frika
Rrëfimi i romanit, ku ngjarjet ndër- thuren me njëra tjetrën, të rrëmben në një intrigë e cila ka disa nivele leximin. Në fund, lexuesi ndjehet i magjepsur nga universi utopik i romanit, veçanërisht i pasur me referenca kulturore dhe letrare.
Shtëpitë janë shtatë dhe të shtata të zbrazëta. Shkrimtarja, sipas Rodrigo Fresán, është “një shkencëtare e arsyeshme, e cila shqyrton njerëz të çmendur apo që seriozisht kanë ndër mend të çmenden”. Dhe gjykimi i shëndoshë, si përherë, është sipërfaqësor.
“Ky libër përmbledh një seri studimesh të shkruara në raste të ndryshme, ku mbizotëron një ide e vetme fikse. Dhe kjo nuk është një ide imja, por e Gramscit.... Ideja fikse, e cila përligj edhe titullin, është kjo: “sipas meje mund të pohohet se i vetëquajturi ‘mbinjeri’ i Niçes ka si zanafillë e model doktrine jo Zarathustrën, por Kontin e Monte Kristos...
Ky eshte libri me i bukur i te gjitha koherave qe eshte shkruar per djemte. Pena e James Patterson, ne bashkepunim me Chris Grabenstein vazhdon te magjepse lexuesit e vegjel te diteve tona. Libri shoqerohet me ilustrimet fantastike te Stephen Gilpin
Kopshti që do të gjeni në këtë libër, është i magjepsur. Hyni në të dhe zbuloni të fshehtat e zanave të luleve. Me historitë magjike dhe vizatimet elegante, natyra do t’ju shpaloset në krejt bukurinë e saj, me aroma dhe ngjyra të shndritshme, gati për të ndryshuar teksa stinët ndjekin njëra-tjetrën. Po ta lexoni librin më ëndje, do të përjetoni e do të...
Ky roman është ditari i një personazhi të trillit artistik. Pas më shumë se një gjysmë shekulli prej botimit të shënimeve të rrëmbyesit të vet prej Vladimir Nabokovit, Lolita, më në fund, bëhet e gjallë.
Fatos Kongoli dhe Besnik Mustafaj jane nder emrat me te njohur te letersise bashkekohore shqipe. Te dy keta autore kane dale para lexuesit me krijime te reja gjate vitit 2019. Kongoli mori cmimin e pare ne Panairin e Prishtines, ndersa Mustafaj ne Panairin e Tiranes. Prandaj i rekomandojme ne nje set si zera perfaqesues te letersise shqipe.
Kostandinopoja është historia e një qyteti dhe një familjeje. Është shkruar duke u bazuar tek ideja se dinastitë kanë qenë gjithmonë vendimtare në krijimin e qyteteve për sa u përket nacionaliteteve, klimës dhe gjeografisë.
“Tregimet e civilizimit” të Mimoza Ahmetit janë proza të shkurtra poetike, por jo në konceptin e tyre tradicional. Kjo avangarde e poezisë shqipe e bën poezinë prozë, por duke i ikur përshkrimit të ndjesive apo të peizazhit, natyror a urban qoftë.
Kjo është vepra e fundit që la para largimit nga kjo botë e studiuesit, eseistit dhe një prej studiuesve më të njohur të realizmit socialist, Razi Brahimi: Këtu është përfshirë e gjithë krijimtari e tij në raportin e artit me idetë dhe ideologjinë, artin dhe realitetin dhe fuqinë e artit për ndryshimin e shoqërisë. Më pritje të polemikave që mund të...