Johanna Lindsey A-005507
New product
Autorja më e shitur Nr. 1 sipas "New York Times", Johanna Lindsey, përzien pasionin dhe humorin në një roman të epokës së Regjencës, ku një fillestare katastrofike bëhet ylli i qytetit, me pak ndihmë nga një mik i Princit Regjent.
6 Items
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
| ISBN | 9789928004482 | |
I kërcënuar nga armiq të fuqishëm, Uilliam Bllekbërni, Konti i Keterhamit, jeton në mërgim në Malësitë e Skocisë së bashku me të bijën, Vanesën. Kur vajza rritet, Uilliami i kërkon të kthehet te e ëma në Angli, për t'u njohur me shoqërinë.
E rritur me gjithë të mirat dhe lirinë që e kishin vetëm djemtë, Vanesa nuk është e sigurt nëse mund të përshtatet me modelin e ngurtë të një zonjushe të re të kohës. Megjithatë, pranon të hyjë në shoqërinë e lartë, e vendosur të përfundojë hakmarrjen e nisur nga i ati, pa ia pasur idenë se sa shtrenjtë do t'i duhet ta paguajë.
Lordit Montgomeri Taunsend i pëlqen jeta plot aventura dhe rreziqe, ndërkohë që kujdeset për të zgjidhur problemet skandaloze të Princit Regjent. Ndërkohë që rri fshehur në shtëpinë e Konteshës Keterham, Monti sheh një katastrofë të vërtetë ndërsa e zonja e shtëpisë përpiqet të përgatisë të bijën për takim me djalin e pasur të një familjeje të fuqishme.
Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendosa ta ndihmojë për t'ia realizuar këtë ëndërr.
Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përballet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të martohet vetë me të!
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 412 |
| ISBN | 9789928004482 |
| Published year | 2020 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Romancë&Pasion |
Malorët: Një familje me njerëz me pamje të bukur por mashtrues dhe aventurierë- zonja me një bukuri të pazakontë, fama e të cilave shkon deri në brigjet e Amerikës. Në "Dashuro vetëm një herë", Rexhina Eshton, mbesa elegante e Lordit Eduard Malori, është rrëmbyer nga Nikolas Edennjë joshës arrogant me një të shkuar të dhimbshme.
Autorja më e shitur nr. l sipas gazetës New York Times, Johanna Lindsey, na ofron këtë romancë "të dorës së parë" (Daily News) përmes një rrëfimi vezullues dhe të pasionuar mbi vajzën e një konti që duhet t'i mbushë mendjen një viskonti misterioz të martohet me të dhe t'i japë fund hakmarrjes kundër të vëllait. Një duel mund të konsiderohet çështje nderi,...
Një roman për familjet Melori dhe Anderson. Një dëshirë e ethshme për hakmarrje shndërrohet në një pasion të papritur. Ta lemë, pra, legjendaren Johanna Lindsey t’ju pushtojë zemrën me romancën e saj të paharrueshme. "Ajo nuk të zhgënjen kurrë, duke shkruar histori dashurie që të çojnë në thelbin e asaj ç’mund të jetë dhe ç’duhet të jetë dashuria…...
Romancat e Johanne Lindsey janë të preferuara edhe nga lexuesit shqiptarë, prandaj ne kemi vendosur për ti rekomanduar si pjesë të një seti: Janë dy librat më të fundit që janë sjellë në shqip dhe vijnë tek lexuesit që duan ta kenë të plotë në bibliotekën e tyre serinë e librave të kësaj autoreje.
Një tjetër romancë që të bën të mbash frymën nga autorja e romancave historike Johanna Lindsey
Vjen me ne fund romani Ti je e imja i Johanne Lindsey, nje romance historike e cila do t'iu mbaje te fiksuar deri ne faqen e fundit te saj.
Nje tjeter roman befasues nga Johanna Lindsey ne shqip: Nje perralle magjike, me nje princeshe te rrembyer, e cila do t’ju mbaje te mberthyer deri ne faqen e fundit....