Biografite e vitit 2023

Stefan Cvag, Angelo D' Orsi SET0374

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi perzgjedhuar dy biografi per dy personalitete ne kohe te ndryshme por qe me veprat dhe idete e tyre shenuan ngjarje per kontinentin Europian: Magelani dhe Antonio Gramshi jane dy figura qe vijne permes dy biografeve te spikatur, si Stefan Cvajg dhe Angelo D’Orsi

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

3 060 Lekë

-10%

3 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“Magelani Njeriu dhe vepra e tij” nga Stefan Cvajg

https://bukinist.al/sq/biografi/15885-magelani-njeriu-dhe-vepra-e-tij.html

Në histori vlera morale e veprës nuk përcaktohet nga për fitimi material. Përgjatë rrjedhës së kohës, njerëzimin e pasuron vetëm ajo vlerë që ia ngre nivelin e diturisë dhe ia forcon vetëdijen e tij krijuese. Nisur nga kjo, vepra e Magelanit ua kalon të gjitha veprave heroike të kohës kur jetoi.

Lavdia e Magelanit qëndron te sakrificat për ta realizuar ëndrrën e tij dhe të qindra e mijëra kapedanëve të tjerë detarë të pasionuar pas lundrimit.

Vetëmohimi i pashembullt i atyre pesë anijeve të vogla, të rraskapitura, të vetmuara mes ujërash, të cilat u nisën me qëllimin e shenjtë të zbulimit të së panjohurës, ka mbetur në kujtesën historike të njerëzimit.

Magelani, njeriu që dha idenë e lundrimit rreth e qark botës, ai që pati guximin ta ndërmarrë atë, do të mbetet i paharruar. Pas kërkimesh të kota prej një mijë vitesh, ishte anija e tij e fundit që arriti të njohë perimetrin e rruzullit tokësor.

Për herë të parë, me kapërcimin e hapësirës së tokës, njerëzimi ndjeu fuqinë, kënaqësinë dhe kurajën e arritjes së madhështisë së tij.

Kjo vepër pothuajse e harruar e Magelanit vërtetoi ndër shekuj se, kur qëllimi dhe pasioni marrin energji nga gjenia e mendjes, njeriu mbizotëron ndaj të gjitha forcave të natyrës.

Edhe një njeri i vetëm mund ta shndërrojë në një të vërtetë të pavdekshme atë që për qindra breza kishte qenë thjesht ëndërr e dëshiruar.

 

Gramshi - Nje biografi e re nga Angelo D' Orsi

https://bukinist.al/sq/biografi/15723-gramshi-nje-biografi-e-re.html

Botimi i shumëpritur, në shqip nga Botart rreth Antonio Gramshit, mendimtari me i madh italian i shekullit te XX. Historia prekëse e një personaliteti të trazuar dhe të thellë, të pajisur me një gjenialitet aq depërtues, saqë ishte jashtë kohës së vet, ndoshta edhe jashtë sonës.

Angelo d'Orsi tregon historinë e Antonio Gramshit, nga fëmijëria e tij në Sardenjë deri në Torino, nga Moska në Vjenë, nga Roma në burgun e Turit dhe deri në klinikën romane, ku ai vdiq më 1937-ën.

Personazhe publike dhe figura nga jeta private, duke filluar me familjen Shukt dhe lidhjen e ndërlikuar të dashurisë me Xhulian, nëpër jetën dhe historinë intelektuale dhe politike të mendimtarit (dhe revolucionarit) më të madh italian të shekullit XX. Me një rrëfim të aftë për të rindërtuar ngjarjet dramatike historike, protagonist apo dëshmitar i të cilave Gramshi ishte, d'Orsi hedh dritë mbi gjenealogjinë dhe origjinalitetin e mendimit të tij, duke gjurmuar pikëtakimet dhe përplasjet me historinë e së Majtës italiane e sovjetike dhe protagonistëve të saj, nga Toliati te Bordiga, nga Lenini te Trocki dhe te Stalini.

Nga “kreu i klasës punëtore”, siç e përkufizoi Toliati më 1927-ën, d'Orsi tregon përpjekjet në rritje të Gramshit për të kapërcyer kufizimet e ngurta të “gardhit të marksizëm-leninizmit”, në emër të mendimit kritik dhe antidogmatik, pa e harruar kurrë objektivin që do ta shoqërojë deri në ditën e fundit: çlirimin e proletariatit nga zinxhirët e tij.

 

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1