Jetoje vajzën tënde në çdo moshë. Ky botim shoqërohet me një audio CD e cila përmban 15 ninullat më të bukura shqiptare që mund t'ia vendosni të voglës suaj.
Jetoje djalin tënd në çdo moshë. Ky botim shoqërohet me një audio CD e cila përmban 15 ninullat më të bukura shqiptare që mund t'ia vendosni të voglit tuaj.
A ka vetëm një Zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin e jetës te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato?
Kujtime të paharrueshme! Lindja e një foshnjeje është diçka e rrallë dhe emocionuese. Përftyroni çfarë emocioni do të ishte nëse vjen në jetë jo një, por dy fëmijë. Për këtë ndjesi është krijuar ky libër!
Nëse je sipërmarrës që do të hapë një biznes të ri, një president firme që do të zgjerojë horizontin e njohurive të tij apo një konsumator që ka kërshërinë të mësojë sekretet e suksesit në biznes, në këtë libër do të gjesh plot material frymëzues.
Cila është zanafilla e gjithësisë? Çfarë është e vërteta? Si mund të bëjmë një jetë të mirë? Këto dhe shumë pyetje të tjera të mëdha për natyrën e jetës dhe të ekzistencës, njerëzimi i ka bërë gjatë gjithë historisë."Libri i Filozofisë" depërton në thelbin e kuptimeve të ndërlikuara, me citime klasike që e bëjnë filozofinë të mbahet mend lehtë.
Ky është libri me lojërat më të bukura të tavolinës. Ai do t’i çojë lojtarët në vende fantastike e përrallore ku jetojnë magjistarë, zana, fëmijë aventurierë dhe kafshë që flasin. Është në dorën tënde të zgjedhësh nëse dëshiron të jesh njëri prej tyre, apo t’i sfidosh ata. TANI... HIDH ZARIN DHE... ARGËTOHU!
Një enciklopedi që u jep përgjigje pikëpyetjeve që kanë të bëjnë me historinë e zhvillimit të njerëzimit, që nga fillimet e tij e deri më sot.
Një udhëzues themelor për kujdesin ndaj vetes dhe foshnjës, nga ngjizja e fëmijës deri në moshën trevjeçare. Tërësisht praktik, i ilustruar plotësisht dhe i indeksuar.
E gjithë disiplina e psikologjisë me dijet e grumbulluara deri më sot vjen në një botim të rrallë, pjesë e serisë “Ide të mëdha të shpjeguara thjeshtë”. Ky është një libër që duhet të jetë në tavolinën e çdo psikologu, studenti apo pedagogu. Por jo vetëm aq. Libri vlen edhe për ne që duam të njohim botën tonë të brendshme
A mund të zhduken ndonjëherë ndasitë klasore? Çfarë i shtyn njerëzit në botën e krimit? Si i ka ndryshuar interneti marrëdhëniet tona? Përgjatë historisë, njerëzit kanë bërë pyetje të mëdha për organizimin e shoqërive, kurse sociologët kanë dhënë zgjidhje, të cilat vazhdojnë ta formësojnë botën. Këtyre pyetjeve iu jep zgjidhje teksti bazik për shkollat e...
Një seri e mrekullueshme, që përmban 12 përrallëza klasike, të prera në forma të ndryshme.
Ky libër është pjesë e serisë “Përrallëza klasike me pop-up”, që përmban 8 tituj: “Libri i xhunglës”, “Bambi”, “Njëbrirëshi i bardhë”, “Kësulëkuqja” , “Borëbardha”, Rosaku i shëmtuar”, “Tre derrkucët”, “Ana dhe njëbrirëshi”.
Zbuloni të fshehtat e shkencës me 101 eksperimente zbavitëse që mund t'i realizoni edhe në kushtet e shtëpisë. Hyni në një botë magjike, ku do të mësoni duke u argëtuar.
Ky libër është një enciklopedi mahnitëse, që ju fton të hyni në botën e kafshëve. Në çdo kapitull të tij do të gjeni e do të njiheni me grupet kryesore të kafshëve.
A e dini që bota jonë është plot me gjëra të çuditshme e të pazakonta? Doemos që keni dëgjuar e keni parë. Po kërshëria dhe dija nuk kanë fund. Dhe ky është nga ata lloj librash që ju zgjon kërshërinë e kështu, ju bën të mësoni më shumë. Po si?
Si ishin bimët në kohën e dinozaurëve? Çfarë do të thotë fjala “dinozaur”? Cili dinozaur ishte prindi më i mirë? A ka parë njeri dinozaur të gjallë?... Ky libër është ndërtuar mbi bazën e disa pyetjeve rreth dinozaurëve dhe botës së tyre. Kështu, në çdo faqe ka disa pyetje. Secila prej tyre është shkruar në kanatin e një dritareje, e cila është zbukuruar...
Zbuloni botën e gjallë në këtë libër interesant që flet për natyrën. Mësoni se si zhvillohen farat, përse disa insekte janë vija-vija, si jetojnë pinguinët, pse kameleonët ndryshojnë ngjyrë dhe shumë kuriozitete të tjera që do t’ju habitin.
Dy përralla me dritare që u zhvillojnë vogëlushëve aftësinë vëzhguese.
Një seri fantastike, e cila përmban 12 përralla klasike. Me iIlustrimet plot ngjyra, të realizuara me profesionalizëm dhe të treguara me mjeshtëri, kjo seri është konceptuar për fëmijët që sapo fillojnë të lexojnë.
Nëse dëshironi të mësoni sekretet e Merlinit, magjistarit të madh, dhe të argetoni me artin e magjisë, atëherë ky libër do të ndriçojë udhën tuaj.
Bashkojuni majmunit mistrec e të shkathët, teksa u kurdis rrengje miqve të xhunglës, ashtu siç di të bëjë vetëm ai. Pastaj, pasi ta njihni mire majmunin e këndshëm e ta bëni shok për kokë, vendosni gishtin e vockël mbi butonin e madh e të bukur, shtypeni lehtë dhe do të dëgjoni tingullin e tij të gëzueshëm. Ai ju fton të luani me të, prandaj, bëhuni gati...
Marksi në Soho është një hyrje e shkëlqyer në jetën e Marksit, në analizën e shoqërisë sipas këndvështrimit të tij, si dhe në pasionin e tij për ndryshime rrënjësore. Po ashtu, Zinn-i na dëften sa të lidhura janë idetë e Marksit me realitetin e botës së sotshme."
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar