Aeditions rrugëton prej 21 vitesh me lexuesin dhe gjendet e pranishme në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore, për t’u informuar dhe frymëzuar! Ajo u themelua në vitin 1995 me prodhimin e kartolinave, kalendarëve me pamje nga vendet e mrekullueshme të Shqipërisë, hartave dhe guidave turistike, si edhe me botimin e librave për fëmijë. Përvoja, dëshira dhe intuita na dhanë dorë të njihnim më mirë dhe të përzgjidhnim atë çka i duhej lexuesit.
Kështu, nisën botimin e enciklopedive të përditësuara me informacionet me bashkëkohore, të ilustruara, duke e bërë edukimin e fëmijëve një proces argëtues dhe zbavitës.
Pas 21 vitesh eksperiencë në botën magjike të librit, sot, Aeditions boton libra për të gjitha grupmoshat!
Libër interaktiv me aktivitete të ndryshme për moshën parashkollore.
Libra të përkryer për fëmijët që pëlqejnë argëtimin dhe aventurën. Le të nisemi së bashku me binjakët Beni dhe Blerta për të kërkuar dhe zbuluar 1001 sende dhe në të njëjtën kohë duke u argëtuar për të rregulluar makinën e kohës.
Në këtë libër do të mësoni gjëra interesante e kuriozitete, shoqëruar me imazhe që na dëftojnë se si ishin dhe si jetonin egjiptianët.
Këtu ka gjithçka që duhet të njohë çdo i apasionuar pas mbretërisë së kafshëve, shoqëruar me ilustrime e kuriozitete interesante.
A e dini sa fakte e hollësi të rëndësishme e interesante ka në këtë libër, të shoqëruara edhe me ilustrime? Zbulojini, ç’prisni!
Këtu do të gjeni kërshëri pa fund e gjithçka që ju duhet për të njohur këto kafshë mbresëlënëse, shoqëruar edhe me ilustrime të mrekullueshme.
12 përralla të mrekullueshme të shoqëruara me ilustrime plot ngjyra. Shëtitni me to në botën e aventurave dhe të fantazisë.
Zhdërvjelltësoni mendjen me "150 Aktivitetet e Mia të Para". Libër interaktiv për moshën parashkollore.
Një seri e mrekullueshme, që përmban 12 përrallëza klasike, të prera në forma të ndryshme.
Mbërriti ora për të endërruar! Me këto 365 rrëfenja para gjumit do të njihni të gjitha kafshët, të cilat do të bëhen miqtë tuaj më të ngushtë: njihuni me aventurat e tyre plot emocion dhe përgatituni për të ndërmarrë një udhëtim në botën e ëndrrave. Në çdo faqe që do të shfletoni, në çdo stinë që do të shkoni, miqtë tuaj të dashur gjithmonë do ti takoni....
Çdo mbrëmje, në këtë libër të veçantë plot me figura të mrekullueshme, do të gjeni të gjitha kafshët që i doni aq shumë. Në ç'do faqe që do të shfletoni, në ç'do stinë që do të shkoni, do të takoni heronjtë e vegjël të përrallave, të cilët do t'ju marrin me vete në aventurat e tyre të panumërta, para se t'ju zërë gjumi. 365 përralla, njëra më e bukur se...
Ky libër është menduar e është përgatitur enkas për ata fëmijë që adhurojnë princat e princeshat, zanat dhe magjistarët. Duke lexuar këtë libër, fantazia e fëmijëve do të marrë krahë dhe ata do të ëndërrojnë një botë të magjishme e plot shkëlqim.
Kafshët popullojnë çdo cep të planetit tonë. Në këtë atlas do të mësoni për zakonet e tyre, si dhe shumë kërshëri të kësaj bote të mrekullueshme.
Përdorimi i hartave më të fundit me një informacion të hollësishëm e bëjnë këtë atlas një udhëzues të plotë për mësimin e gjeografisë. Hartat pasurohen me ilustrime plot ngjyra, të cilat plotësojnë më së miri informacionin e pasur që përcjell ky atlas.
Ky atlas i mrekullueshëm është një panoramë e gjallë dhe magjepsëse e qytetërimit njerëzor përgjatë epokave. Me më shumë se 60 harta dhe ilustrime plot ngjyra, shqyrton periudhat kyçe të historisë qysh prej viteve 10.000 p.e.r. deri në ditët tona.
Ky botim do tú japë përgjigje shumë pyetjeve që mund të kenë fëmijët për kafshët gjigande që dikur popullonin planetin tonë. Një botim fantastik, me imazhe dhe me të dhënat më të fundit të shkencës, tashmë vjen edhe në shqip për të pasuruar dijet e vogëlushëve tanë.....
Ky libër i risjellë në shqip pas kaq vitesh me përkthimin e Virgjil Muçit është një kryevepër e vockël që të frymëzon dhe të bën të ndihesh bukur. Vetëm mbasi ta keni lexuar, të dashur fëmijë, do të më jepni të drejtë! Ndaj mos u mendoni dy herë ta merrni në duar!"
"Romani “Aventurat e Kokëkashtës”, fitues i çmimit “Penda e Argjendtë”, është ndër më të njohurit dhe ndër më të mirët në letërsinë shqipe për fëmijë. Ky libër vjen sërish për lexuesin e vogël, i ripunuar prej autorit.
Një dhuratë e veçantë për njerëzit tuaj më të dashur. Imazhet dhe teksti janë të frymëzuara nga dashuria për njerëzit tuaj më të shtrenjtë.
Një seri e mrekullueshme, që përmban 12 përrallëza klasike, të prera në forma të ndryshme.
“Bazat e Programimit Kompjuterik” përmban gjithçka që I nevojitet një programuesi fillestar. Grafikat e ngjyrosura ndërthuren me udhëzimet hap pas hapi, për ta bërë artin e kodimit të qartë, të kuptueshëm dhe të këndshëm edhe për fillestarët. Ky udhëzues I mrekullueshëm do t’ju tregojë se si të ndërtoni lojëra dhe animacione duke përdorur dy gjuhë...
Vogëlushët njihen me botën që i rrethon: - Me kafshët, frutat, numrat, format, lodrat dhe konceptet e para.
Një seri e mrekullueshme, që përmban 12 përrallëza klasike, të prera në forma të ndryshme.
Nuk ka gjë më zbavitëse se sa të dëgjosh një rrëfenjë të bukur të lexuar me zë të lartë. Çdo libër ka gjashtë butona, të cilët do të luajnë për ju një përrallë klasike. Në këta libra të veçantë ju do të njiheni me: Kësulëkuqen, Hirushen, Borëbardhën dhe Flokartën.
Një seri fantastike, e cila përmban 12 përralla klasike. Me ilustrimet plot ngjyra, të realizuara me profesionalizëm dhe të treguara me mjeshtëri, kjo seri është konceptuar për fëmijët që sapo fillojnë të lexojnë.
Autorët e këtij libri janë specializuar në fushën e botimeve për natyrën. Teksti i hartuar prej tyre plotësohet dhe gjallërohet me ilustrimet e biologut Román García Mora, i cili është specializuar edhe në fushën e ilustrimeve shkencore, duke iu përkushtuar sidomos rindërtimit paleontologjik, e mbi të gjitha, të dinozaurëve.
Një seri fantastike, e cila përmban 12 përralla klasike. Me iIlustrimet plot ngjyra, të realizuara me profesionalizëm dhe të treguara me mjeshtëri, kjo seri është konceptuar për fëmijët që sapo fillojnë të lexojnë.
Ruani çastet e paharruara nga jeta e fëmijës tuaj gjatë tre viteve të para. Shënoni në këtë album kujtimet më të bukura të fëmijës suaj, që do i njohin ata më vonë me historinë e hapave të tyre të para të jetës.
Është i pari libër i plotë, që na njeh me hollësi me botën sekrete të kafshëve. Ky libër, që zgjon edhe kërshërinë e të rriturve, është hartuar nga një specialiste e shkencave natyrore me përvojë në botimet shkencore dhe edukative, si dhe nga një veterinere e apasionuar pas shkencave natyrore.
Bëhuni njësh me mendimet më të thella të fëmijës tuaj dhe përpiquni të jeni prindi që doni.