Catalog
Subcategories
Një romancë pasionante, në qendër të së cilës është një protagoniste e vetme : Martina, një femër e lirë dhe jonkonformiste që mendon të sjell në jetë tre fëmijë me tre burra të ndryshëm, pa u martuar me asnjërin prej tyre. Një zgjedhje në emër të feminizmit .
Ky libër – ashtu si edhe emisioni televiziv me të njëjtin titull, ku u mbështet – nuk u drejtohet vetëm adhuruesve të letërsisë, por një publiku më të gjerë, i cili mbetet i ndjeshëm kundrejt problemeve dhe shqetësimeve të kohës sonë.
Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, “Gjakimit”, nuk i gjendet më as nami as nishani.
Memento mori, që në shqip do përkthehej “kujtohu që je i vdekshëm”, është vëllimi më i ri poetik i Alket Çanit. Mbresa udhëtimesh, tëhollime të detajuara metrike të vargëzimit, krisje formale, si dhe përkthime nga autorë të mëdhenj të poezisë botërore, të cilat përkojnë me atmosferën e përgjithshme të librit, - janë pjesë e këtij vëllimi poetik të Alket...
Krijimtaria më e spikatur në prozën e shkurtër të këtij autori të famshëm të shekullit XX, vjen në këtë vëllim të shqipëruar nga Idlir Azizaj.
Ky është botimi më i përzgjedhur dhe një nga përpjekjet më stoike për të sjellë në një shqipe të bukur poezinë vështirësisht të përkthyeshme të Charles Baudelaire. Odeon ka mbledhur shqipërimet e Ismail Kadaresë, Fan S. Nolit, Alket Çanit, Arben Dedjes, Edmond Tupes dhe Romeo Çollakut. E veçanta e këtij vëllimi është edhe eseja e poetit të shquar francez,...
Saint-John Perse është poeti francez më i pazakontë. Ai është konsideruar si poeti më i madh i shekullit XX, duke e cilësuar si të paklasifikueshëm, pa pararendës e, natyrisht, edhe tejet të vështirë. Shqipërimi i këtij autori është bërë nga Alket Çani, i cili e përcjell te lexuesi me fuqinë e habisë, të mrekullisë dhe me shkallën e lartë të ligjërimit të...
Paul Valéry është një nga mendjet më brilante të shekullit XX. Ky libër, i përgatitur e përkthyer nga Alket Çani, përmbledh pothuajse të gjitha aspektet e krijimtarisë së këtij autori: prozë, poezi, ese.
Michaux shkruan atë që i ndodh në kokë. Ai ishte poet dhe piktor. Në të dy artet ai kërkoi hulumtimin dhe zbulimin e botës së tij të brendshme. Asgjë që ndodhet jashtë kësaj bote nuk i intereson Michaux–së.
Gjatë një përpjekjeje të guximshme për të shpëtuar një jetë, dy shokë përfundojnë në një botë tjetër, ku një shtrigë e keqe përpiqet ti mbajë skllevër.
Një shqiptar etnik nga Bronksi kthehet në rajonin e trazuar të Ballkanit në vitet '90. Udhëtimi rrëfehet përmes një vargu tregimesh të shkurtra, reflektuese, dhe shpesh satirike, që ballafaqojnë kujtimet e fëmijërisë me realitetin e kthimit. Duke qenë po aq emigrant në atdheun e tij, sa ishte edhe në Bronks, tregimet e tij pasqyrojnë kthesat dhe pengesat...
"Ditar dashurie i një shkrimtari" është një himn shqiptar për dashurinë, ku ngjarjet dhe mendimet shtjellohen në një bashkëbisedim artistik mes shkrimtarit dhe muzës së tij. E shkruar në formën e prozes refleksive, "Ditar dashurie i një shkrimtari" është një rrëfim ku romantika gërshetohet me erotiken. Kujdesi ndaj detajit dhe guximi artistik i autorit...
Në muajt më të nxehtë, kulmi i argëtimit ishte mbledhja e kandilave të detit dhe nxjerrja e tyre në breg. Qe një zbavitje e rrallë. Meqënëse kandilat nuk i afroheshin bregut, sa kohë që deti nuk ishte krejtësisht i qetë, pa më të voglën valë, pra si vaj, ne ruanim si peshkatarë të vërtetë ardhjen e kësaj dite fatlume. Ai që e pikaste i pari, kishte vetëm...
Vogëlushja Cupi fiton në një festë një derrkuc të vogël, të cilin ajo, edhe pse në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, dëshiron ta mbajë patjetër si kafshë shtëpiake. Në një mënyrë krejt argëtuese, ky libër tregon çmendurinë e përditshme në një familje me tre fëmijë, me këtë kafshë shtëpiake të pazakontë, që rritet shumë shpejt.
Me humorin e tij fin dhe fshikullën e satirës Ardian Vehbiu i bën autopsinë kohës së diktaturës duke rindërtuar në një mënyrë ende të panjohur në letërsinë tonë krejt një periudhë vuajtjesh, marrëzie dhe absurdi. Prej figurës së Diktatorit zbresin poshtë tij rrathë-rrathë personazhe sa të çuditshëm aq edhe të njohur. Më shumë se shpirtra të vdekur.
Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.
Unë nuk mund ta lija bosh vendin vakant të një publicistike atakuese. E them me plot gojë, media shqiptare e ka të nevojshme atakimin e drejtpërdrejtë të realitetit tonë ngjyrë gri. Do të vazhdoj të jem atakues sepse nuk më mundon asgjë nga e shkuara dhe e ardhmja ime. E kam zhveshur veten prej kohësh, jam lakuriq. Megjithatë garantoj se lëkurën nuk ka...
Me syrin e një klouni është një nga romanet e mëdha të Heinrich Böll-it dhe të letërsisë gjermane të viteve 60. Është shpërthimi i artistit rebel që sfidon normat e ngurta të shoqërisë për hir të dashurisë së humbur. Njëkohësisht përballja me hipokrizinë e protagonistëve të shoqërisë, që edhe pse më parë patën mbështetur regjimin totalitar nazist, në...
Biografia e parë e plotë e yllit më të dashur të filmave në Amerikë. E gjithë bota e adhuron për buzëqeshjen e saj rrëzëllitëse dhe mënyrën se si i jep dritë ekranit me filma si Erin Brokoviç, Buzëqeshja Mona Liza dhe sigurisht, Gruaja e bukur. Por deri më sot gazetat sensacionale kanë botuar vetëm copëza nga jeta e vërtetë e Xhulia Robertsit. Biografi i...
Nasho Jorgaqi paraqitet para lexuesit me një përmbledhje studimesh të përzgjedhura.
Punimi i prof. Luan Omarit Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria, për nga përmasat, problematika e përgjithshme që ngërthen, si dhe nga këndvështrimi juridik, përfaqëson një ndër studimet më të plota dhe më kompetente në literaturën juridike shqiptare.
Në trajtimin e historisë së organizatës Balli Kombëtar nuk u mbështeta në kritikat që i ka bërë kundërshtarja e saj kryesore, Partia Komuniste Shqiptare.Siç e kam theksuar, jam mbështetur krejtësisht mbi aktet e nënshkruara nga vetë Balli Kombëtar dhe në kujtimet që kanë botuar vetë udhëheqësit e saj kryesorë. Kristo Frasheri
Një libër pa precedentë për kohë pa precedentë. Duhet të kthehet në lexim të detyrueshëm për çdo menaxher në botën e sotme kaotike. Marshall Goldsmith, autor i Çka ju solli deri këtu, sju çon dot më larg dhe i A jeni gati për trashëgiminë?
Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
Një këndvështrim akademik mbi rrënjët, tiparet dhe mitet e Shqipërisë moderne, nga një studiues me kombësi italian me nënshtetësi shqiptare që prej 2o vitesh ka zgjedhur të kontribuojë në edukimin e studentëve shqiptar.
Ky libër ka dy protagonistë: Marilyn Monroe dhe dashurinë. Dashurinë e kërkuar, të përgjëruar, të abuzuar, të dështuar, të papritur, iluzive, të zbuluar dhe të humbur. Dashurinë që të bën të jetosh e të vdesësh. Dashurinë e mohuar të fëmijërisë, çmendurinë e së ëmës, jetimoren dhe dhunën seksuale.
Ky libër rrëfen një talent të mrekullueshëm, lindur pa privilegje, në luftë me sfidat e veta, synimet, dramat familjare, tragjeditë e kohës. Një jetë e Coco-s, e Gabrielle-s, në të cilën Signorini futet me shkathtësi e xhentilesë, derisa arrin të kapë anët e karakterit, ndjenjat e thella, krijueshmërinë magjepsëse.
Ai ishte maxhordomi i preferuar, që krijoi një marrëdhënie të rrallë me Mbretëreshën. Ishte kryeshërbëtori të cilin Princesha e Uellsit e quante shkëmbi im dhe i vetmi njeri të cilit mund ti besoj. U akuzua për vjedhje dhe, pas ndërhyrjes shumë të rëndësishme të sovranes, u shpall i pafajshëm. Ka qenë njeriu më i besuar, miku më i ngushtë dhe është i...
Në këtë vepër, janë paraqitur novelat: "Gruaja kurorëshkelëse", "Renegati", "Gojëkyçuri", "Mysafiri", "Zhonaj ose artisti në punë" dhe "Guri që mugullon".
Ky libër i kushtohet emigracionit të shqiptarëve në periudhën pas rënies së komunizmit. Ishin valë njerëzish të përmasave biblike, të dëshpëruar, të varfëruar skajshmëirisht, që endeshin deteve e maleve, duke kërkuar ethshëm të gjenin shpresën e ëndërrt, nëpër vende të tjera.
Shenjat pararendëse të një ere të re do të nisin të grumbullohen rreth vitit 1500. Tashmë, disa prej tyre i kemi përmendur, si për shembull zbulimin e Amerikës dhe pinjojtë e parë të ndërmarrjes evropiane.
Përpara romanit Firma, që e bëri autorin më të dashur amerikan, John Grisham shkroi këtë histori gozhduese të ndëshkimit dhe të drejtësisë. Jeta e një vogëlusheje 10-vjeçare, shkatërrohet një herë e përgjithmonë nga dy të rinj të dehur e të paskrupull. Shumica e popullsisë së bardhë tmerrohet nga ky krim çnjerëzor.