Catalog
Subcategories
Ti je përgjigjja, por je krejtësisht i përgjumur. Përgjigjja është brenda teje. Ti je vetëm një farë. Ke nevojë për dheun e duhur, ke nevojë për një kopshtar, ke nevojë për bashkëpunimin e për vullnetin tënd që të vdesësh si farë që pastaj të mund të lindësh si pemë.
Jepini jetë gjërave të bukura dhe jo atyre të shëmtuara. Ju nuk keni shumë kohë dhe energji për të humbur. Me një jetë të tillë të shkurtër, me një burim të vogël të energjisë, është thjesht budallallëk ta humbasësh në trishtim, zemërim, urrejtje dhe xhelozi.
Kushdo që dëshiron të ecë në rrugën e së vërtetës duhet të jetë në mënyrë të pashmangshme optimist sepse ky është udhëtimi më i madh i jetës së njeriut! Askush nuk ka ngjitur ndonjëherë majë më të lartë se ata që kanë nisur rrugën drejt Vetes.
Ndërgjegjësimi është mungesë zgjedhjeje. Mendimi pozitiv do të thotë thjesht se ju i dërgoni mendimet negative në nënvetëdije dhe e kushtëzoni mendjen me mendime pozitive. Po e keqja është se nënvetëdija është më e fuqishme, nëntë herë më e fuqishme se mendimi i vetëdijshëm.
Trinia kristiane është një mashtrim. Zoti, Shpirti i shenjtë dhe i vetmi bir i Zotit, Jezu Krishti janë mashtrime. Jezu Krishti në nëntëdhjetë e nëntë për qind është gënjeshtër dhe vetëm një përqind është realitet. Duke qënë njeri, ai është i vetmi nga trinia që paraqet një përqind realitet.
Revolucioni është i suksesshëm kur ai zhvillohet në mënyrë të pavullnetshme sepse kur është i vullnetshëm ai i imponon idetë e tij tek te tjerët
Ky është një nga ëndërrshpjeguesit më të të plotë në botë, që përmban mbi 10000 ëndrra.
Djemtë nuk tregojnë kurrfarë interesi për Mian - ndoshta ajo nuk është edhe aq e bukur. Përveç kësaj, ajo nuk i ka mirë punët me algjebrën.
Princesha e dashuruar vazhdon tregimin për jetën e Mia Termopolisit, nisur në librat "Ditaret e princeshës" dhe "Princesha në qendër të vëmendjes".
Pikërisht atëherë kur Mia mendonte se e kishte nën kontroll historinë e të qenit princeshë, gjërat fillojnë t'i dalin nga duart. Në fillim, një lajmërim i paparashikuar nga e ëma. Më pas, një intervistë e planifikuar në kohën me shikueshmëri më të madhe për princeshën e re.
Asnjëherë më parë bota nuk kishte parë një princeshë të tillë. Prezantimi mbretëror i Mias shkakton reagime të përziera: ndërkohë që sensi i saj i modës pëlqehet nga të gjithë, pozita e saj në instalimin e matësve të parkimit publik has në rezistencë.
Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet: "Episodi Kugelmas" të Woody Allen, "Kortezi dhe Montezuma" të Donald Barthelme, "Dëborë" nga Ann Beattie, "Sirena e Farit" e Ray Bradbury, "Katedralja" e Raymond Carver, "Një trëndafil për Emilinë" e William Faulkner, "Mund të të varin vetëm një herë" e Dashiell Hammett, "Kodrat sa Elefantë të Bardhë" e Ernest...
Në këtë vëllim janë paraqitur tregimet: "Tetë shkrimtarë" i Michele Mari, "Deti" i Andreas Karkavicas, "Dorëshkrim i gjetur në një shishe" të Edgar Allan Poe dhe "Qyrku i Smernës" i Jorgo Skabardonis.
Politika e njeriut, në emër të njeriut, mund të jetë një përshkrim i saktë i humanizmit. Libri i Agambenit është njëkohësisht një rihapje e dosjes së (anti)humanizmit, çështje qendrore e filozofisë bashkëkohore, e inauguruar nga Heideggeri më 1946 në një "Letër mbi humanizmin".
Ky libër trajton këtë rrymë si lëvizje letrare dhe ideore, në të cilën ka kaluar bota
Përmes një rrëfimi që bëhet gjithmonë e më i ngjeshur dhe esencial, dramat shprehin, edhe fizikisht, gozhdimin e personazheve një kuadër ku nuk është i mundur asnjë evoluim ekzistencial apo psikologjik. Në 1969, vlerësohet me çmimin Nobel.
Mata Harri, Rasputin, Rozenbergët, Banda e Bonosë, Xhek Kasapi, Çështja Drejfys... Ky është udhëtimi i jashtëzakonshëm në historinë e krimeve që sjellin Pierre Bellemare dhe Jean François Nahmias. Emrat e rrëfimeve më të mëdha kriminale të të gjithë kohërave janë të njohura. Por talenti alla Bellemare i tregimtarit më popullor francez ja sjell lexuesit si...
Ç'libër i çuditshëm! Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie.
"Afrohuni dhe do të ndjeni të regëtijnë në kërmën e baltosur dhe të gjakosur, arteriet e shpirtit universal, venat e bymehura nga gjaku hyjnor. Ky gjiriz është i tëri i mbrujtur me pafundësi: në ato nevojtore ndjehet diçka prej zotit"
Filozofia nuk është as soditje, as reflektim, as komunikim. Ajo është veprimtaria e prodhimit të koncepteve. Si mund të dallohet prej rivalëve të saj?