Pasioni

Dashnor Selimi MIL0024

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani fokusohet në jetën pasionante të një vajze nga një krahinë e jugut, pasion, i cili vendos për problematikat e jetës së saj të trazuar.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Milosao
ISBN9789928225047

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Libri është shkruar me një gjuhë të rrjedhëshme, që përcjell emocione dhe mban gjallë situatat me një ekuilibër rrëfimtar të admirueshëm. “Pasioni” është përcjellë me një parathënie të shkrimtarit Mihallaq Qilleri, i cili ndër të tjera analizon: “Depërtimi i letërsisë në qerthuj gërvishtës të plagëve të shoqërisë njerëzore, sidomos në tipologjinë e kara-ktereve shqiptare, është një dukuri që pritej. Shkaqet janë të shumta. Së pari, vetë prapambetja e madhe kulturore e popujve të Ballkanit në përgjithësi, dhe e popullit shqipfolës në veçanti, për shkak të një çrrënjëzimi që pësoi kultura evropiane prej pushtimit otoman për gati pesë shekuj. Së paku, që në shek. XV nisën të shtjellohen doket dhe zakonet e një njësie etnike, siç qe ajo iliro-arbërore, duke mënjanuar në radhë të parë nga jeta shoqërore gjysmën e popullsisë, gruan. Ky akt i verbër pati pasoja të mëdha jo vetëm në prapambetjen e vet, por dhe shoqëria në përgjithësi u mpi, u mpak, u egërsua, u tjetërsua. Dihet se një fëmije i jep kulturën dhe gjestet e para të sjelljes në jetë nëna. Por kjo nënë mbetet e pashkolluar, e padalë prej qerthullit të fshatit, a krahinës, kur ajo ka kontakte të pakta me realitetin, është e natyrshme që pjella e saj, djalë qoftë ai, e ca më shumë vajzë, të vuajë injorancën deri në shkëputjen përfun-dimtare nga qerthulli patriarkal.

Data sheet

pages292
ISBN9789928225047
Shtëpia botueseMilosao
Published year2016
Vendodhja e botimitSarandë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri