Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.
Eduard Dervishi, në librin e tij të pasur me fakte, dëshmi e analiza, na jep qartazi punën e tij dhe kolegëve në harkun kohor të pothuaj 7 viteve, duke na paraqitur ngjarje, njerëz dhe dokumente origjinale autentike, veprimtarinë e individëve dhe institucioneve. Ai analizon në këndvështrimin e zgjedhur prej tij, shoqërinë shqiptare para vitit 1990 dhe të...
Prapaskenat e dialogut dhe sfida e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë 2005-2020
Një shoqëri mund të rrëfehet qoftë edhe përmes breznive të një familjeje të vetme, e madje, edhe përmes një personazhi të vetëm që ka jetuar në tri kohë, për të pare të ngrihet e të ndërrojë një qytet. I ndërtuar në 10 kapituj, si 10 urdhëresa të qytetit të vjetër, “Dekalogu i një lagjeje tiranase” është një lexim i bukur"
Galeria e portreteve të Arbërve dhe Shqiptarëve në shekujt XV - XIX në librin “Në emër të Noes" të Fatos Baxhakut është e madhe sa Deti Mesdhe dhe fama e tyre në kronikat e kohës.
Një Histori e Shkurtër e kohës, ai na prezantoi me një vështrim të ri të guximshëm në universin tonë, si filloi, dhe sesi pikëpamjet tona të vjetra të fizikës dhe teoritë e lodhura për krijimin e universit nuk ishin më relevante.
Në mënyrë të qartë, ndriçuese dhe mbresëlënëse 'Shkenca e Fatit' revolucionarizon të kuptuarit se cilët jemi – dhe na fuqizon në ndihmën për të t’i dhënë formë një të ardhmeje më të mirë për veten dhe botën që na rrethon.
Libri që prezantojmë sot titullohet “Tingujt shungullues të shpirtit”, – dhe është një përzgjedhje shkrimesh publicistike të Lazër Shantojës, përgatitur nga Arben Ndreca. Libri vjen si një bashkëpunim i botimeve “Berk” me Qendrën e Studimeve Albanologjike “Shejzat – Pleiades”.
Një vështrim i thelluar studimor për udhëheqësisht shqiptarë të periudhës 1912-1989: Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Tipologjitë e liderit që janë shfaqur një mjedisin politik shqiptar, parë me një metodologji të qartë dhe analizuar larg pasioneve politike.
Ky doracak është ftesë për një lexim të poezisë, i cili nuk ndalet në leximin e parë, në përshtypjet dhe përjetimet e menjëhershme, por rikthehet dhe kërkon përshtypjet dhe përjetimet që e presin lexuesin pak më thellë poezisë dhe vetvetes.
Kjo veper vjen e përzgjedhur, përkthyer dhe me parathënie nga Filip Friman dhe konsiderohet si nje nga manualet me te arrira qe eshte shkruar ndonjehere ne fushen e lidershipit dhe qeverisjes
Autori shqiptar me banim në Spanjë Bashkim Shehu sjell në shqip prej origjinalit një nga veprat e shkrimtarit dhe poetit Roberto Bolañoa të titulluar "Në parantezë", një përmbledhje me ese, shkrime dhe intervista të autorit. Roberto Bolaño është një nga shkrimtarët themelorë të shekullit XXI.
Kjo guidë për trendin pasardhës madhor të ekonomisë globale përfshin njohuri të dobishme për investuesit, udhëheqësit e bizneseve, politikbërësit dhe për këdo që kërkon të kuptojë ndryshimet e rëndësishme që po ndodhin në politikën ndërkombëtare dhe në ekonominë globale.
Shaban Murati është “Mjeshtër i Madh” në diplomaci. Ai ka qenë diplomat karriere, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analist diplomatik me një përvojë mbi 50-vjeçare në fushën e politikës së jashtme. Ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Maqedoni, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.
Me imazhe emocionuese dhe imagjinatë të thellë, Stephen Hawking na afron më shumë me sekretet themelore pikërisht në zemrën e krijimit.
Një rrëfim përsa i përket gjenealogjisë së leximit, librit dhe shkrim-këndimit në përgjithësi prej lashtësisë deri në ditët e sotme.
Ky libër vazhdon, me suksesin e madh të dokumentarit Requiem for the American Dream (2015), që e zgjeron përmbajtjen me bashkëpunimin e tre regjisorëve. Rezultati është një hartë konceptuale e një rëndësie jetike për të kuptuar funksionimin e botës së sotme dhe një paralajmërim mjaft i fortë për një veprim kolektiv dhe, nëse është e domosdoshme, një...
Në 80-vjetorin e vdekjes së Át Gjergj Fishtës Botimet Françeskane kanë ndërmarrë nxjerrjen e nji botimi të posaçëm të veprës së tij në gjashtë vëllime. Çdo vëllim paraprihet prej një studimi të veçantë nga personalitete të njohura në fushën e shkencave albanologjike në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë vëllim përfshihet edhe eseja “Tash që asht ba Shqipnia,...
Botimi i libërthit “Çfarë është jeta” të Erwin Schrödinger i jep librit shkencor shqip dimensionin e munguar publik, me shpresën se do të ndiqet edhe nga shumë të tjerë të këtij lloji. Aftësia e Schrödinger-it për t’i parashtruar të gjitha tezat, në mënyrë të tillë që mund të lexohen edhe nga një jo-fizikan dhe, në përgjithësi, nga një jo-profesionist i...
Ky nuk është libër me analiza, por një lloj përmbledhje reflektimesh që kanë dalë prej leximeve dhe dyshimeve të autorit. Pak a shumë, një koleksion konstatimesh që ai ka mbajtur nëpër margjina librash gjatë leximit të letërsisë shqipe, nga fillimi i saj deri sot. Jo analiza, jo recensione, por thjesht refleksione mbi ato që Apolloni i ka konsideruar...
Libri “Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe” i historianit Ylber Hysa shkruan ndryshe nga historiografia e zakonshme shqiptare. Prandaj, ky libër përpiqet të ecë rrugëve të reja dhe që qëllimisht rrok tema jokonvencionale. Ylber Hysa ka shkruar një vepër, e cila ofron një përzgjedhje interesante të trajtesave.