Hinterlandi i Kuq View larger

Hinterlandi i Kuq

Mustafa Nano UE0130

New product

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928320278

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

"Ribotimi i autobiografisë së Mustafa Nanos Hinterlandi i kuq më jep rastin ta veçoj këtë libër si një ndër krijimet më interesante dhe më me vlerë të tij. Libri shqyrton, nga një perspektivë retrospektive, kushtet dhe rrethanat jetësore të shoqërisë shqiptare përmes përvojave personale të autorit, portreteve të individëve të tjerë dhe përshkrimit të ngjarjeve të veçanta në një prej qyteteve provincialë të Shqipërisë – në Çorovodë (që ai, për ta impersonalizuar rrëfimin, e ka quajtur Ch) – në periudhën e fundit të atij regjimi që e kemi njohur si “socializëm shtetëror”, ose si “diktaturë e proletariatit”, gjatë së cilës autori dhe brezi i tij u rritën dhe u socializuan.

Hinderlandi i kuq është një rrëfim autobiografik i shkruar me mjaft realizëm dhe i pasur me sentimente të sinqerta. Ai nuk është aspak i rënduar me data dhe emra të panevojshëm, që do e bënin të bezdisshëm për lexuesin. Mjeshtëria dhe mënyra ekonomike e të rrëfyerit, kureshtja dhe interesimi, që autori pa shumë përpjekje i mban gjallë jo vetëm përmes narracionit të tij, por edhe përmes çdo fjalie, si dhe episodet e përshkruar në një mënyrë mjaft të gjetur―dhe me një gjuhë shumë realiste―e bëjnë këtë një libër të vërtetë, ndërsa rrëfimi i autorit është kaq i rrjedhshëm, i shtruar e tërheqës, sa të rrëmben e të bën të mos e heqësh librin nga dora.

Një libër i shkëlqyer nga njëri prej autorëve të mi tashmë më të preferuar."" - Prof.Dr.Fatos Tarifa"

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages304
ISBN9789928320278
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
I ri1