Lidershipi shqiptar

Fejzi LILA A-005626

New product

Përshkrim i shkurtër

Një vështrim i thelluar studimor për udhëheqësisht shqiptarë të periudhës 1912-1989: Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Tipologjitë e liderit që janë shfaqur një mjedisin politik shqiptar, parë me një metodologji të qartë dhe analizuar larg pasioneve politike.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

GEER
ISBN9789928075598

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

17 other products in the same category:

More info

Autori shprehet për këtë libër:

Lidershupi shqiptar ndodhet midis sfidave të së kaluarës dhe të së ardhmes, midis mbylljes dhe hapjes, midis mentalitetit autokrat, oriental, lindor dhe modelit transparent, bashkëpunues, gjithëpërfshirës, të demonstruar përgjithësisht nga lidershipi perëndimor.

Diakronia që shoqëron kombin shqiptar në krahasim me kombet e tjera të rajonit të Ballkanit dhe Europës, vendos sfidë serioze përpara këtij lidershipi. Kjo sfidë kërkon lidership me memorje, kualitet cilësor, me kontinuitet permanent, me demonstrim vlerash dhe prioritet interesash, me objektiva afatmesme dhe afatgjatë në një trajktore të mirëpërcaktuar.

Ismail Qemali është modeli i liderit me tërësi tiparesh individuale. Ai mishëron liderin rilindas, liberalin perëndimor, shtetarin osman, diplomatin e regjur dhe kalkuluesin konjuktural. Ismail Qemali ishte i prirur për stil udhëheqes bashkëpunues, sjellje motivuese, stil efikas dhe frymë pozitiviste.

Fan S. Noli ngeli lider me aftësi universale, por me sjellje kundraverse. Noli demostronte autoritet dhe papajtueshmëri, theks të fortë në detyrë dhe me më pak theks në kërkesat e njerëzve. Noli ishte autokrat e determinues në imponimin e personalitetit dhe dominues mbi të tjerët. Ai ishte kontrollues, kërkues dhe drejtoi me stil autokratik, i pershtatshëm si lider në situata të caktuar, ndërsa me ndryshimin dhe evoluimin e situates nuk e përshtati stilin e tij udhëheqës.

Ahmet Zogu demostroi inteligjencë natyrore, aftësi njohje të njerëzve, natyrë të qetë e dinjitoze, pasionante e xheloze, dredharake dhe oportuniste, të vetëpërmbajtur dhe imponuese. Zogu nuk simbolizon liderin me një tërësi sjelljesh ndikuese, dominues dhe të identifikueshëm. Zogu ishte mbreti pa mbretëri, lideri pa lidership, politikani me paqëndrueshmëri, autokrati europian me sens anti - europian.

Enver Hoxha është bashkëthemelues dhe bashkëdrejtuesi Partisë Komuniste Shqiptare. Ai u rrit dhe edukua nën ndikimin majtist perëndimor; fliste rrjedhshëm, kishte kulture dhe më i lexuar në raport me liderët komunist të bllokut lindor. Ai simbolizon liderin politik me bazë historike të qëndrueshme dhe elementë që evoluojnë. Ai ngelet lider me profil ideologjik socialist-nacional shqiptar. Ai performonte me kulturë, demostronte popullaritet dhe sjellje populiste kishte aftësinë ti kombinonte dinakërinë, vigjilencën ballkanike, ideologun, parimorin, aplikuesin e metodologjisë dhe të zakoneve post leniniste. Lidershipi i tij është një përzierje dhe mpleksje e teorisë së tipareve të trashëguara dhe të adoptimit situacional.

VLERËSIME

Prof. Dr. Lisen Bashkurti shprehet për këtë libër:

“Mjerisht, për shkaqe të dihen, shkencat tona shoqërore kanë vuajtur nga dy sëmundje; nga politizimi i historisë dhe nga historizimi i politikës, duke i sjellë me këtë mangësi dëm të dyjave; si historisë, ashtu edhe politikës. Autori i këtij libri ka përpjekje të admirueshme për t’i ikur këtyre dy mangësive të shkencave tona shoqërore. Ai ka ruajtur një qëndrim të kujdesshëm objektiv shkencor në dimensionin historik të studimit, duke mënjanuar ngjyrimet politike mbi historinë dhe një qëndrim të barazlarguar politik në interpretimet politike, duke mënjanuar ngjyrimet historike politikisht të motivuara lidhur me liderët politikë”.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages300
ISBN9789928075598
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë