Pellazget ne optiken e Herodotit View larger

Pellazget ne optiken e Herodotit

Aristotel Mici A-005451

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

ARISTOTEL MICI u lind më 1935 në fshatin Shën-Pjetër, pranë qytetit antik të Apolonisë. Shkollën e mesme e kreu në Shkodër. Më 1960, kur mbaroi Universitetin e Tiranës, u emërua mësues i letërsisë në gjimnazin e parë të Fierit dhe për disa vjet do të jepte mësim si pedagog i letërsisë në filialin e Universitetit të Tiranës në këtë qytet.

Filloi të merrej me krijimtari letrare që nga mesi i viteve ’50-të të shekullit të kaluar. Gjatë viteve në vazhdim do të botonte disa libra me tregime, novela dhe letërsi për fëmijë.

Në vitin 1980 filloi punë në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, ku u mor me përgatitjen për botimin e veprave të autorëve të traditës.

Në vitin 1998 emigroi në Amerikë dhe u vendos në Massacusetts. Atje, krahas punës për jetesë, u përpoq të zgjeronte dijet e tij, duke ndjekur fillimisht Kolegjin Quinsigamond në degën e gjuhës angleze për të huaj, pastaj u regjistrua në Universitetin Shtetëror të Worcesterit, ku u diplomua Master në histori.

Në këto kohë botoi shkrime të ndryshme në gazetat shqiptaro-amerikane në Dielli dhe Illyria, që do t’i botonte më vonë edhe në libra të veçantë, si: Karvani i Pavarësisë, Himni i Flamurit - simbol mbarëkombëtar, Prejardhja e emrit shqiptar, Presidentët amerikanë në memorialin e malit Rushmore, Meditime letrare dhe Apolonia dhe hinterlandi i saj.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages68
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1