I ri Cmim i reduktuar! Parimet e te berit biznes Shiko më të madhe

Parimet e te berit biznes

Grup autorësh A-007542

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set me libra te shkruar nga protagoniste me pervoja te jashtezakonshme ne sipermarrje, Ray Dalio dhe Vasil Naçi, vjen si rekomandim per te gjithe njerezit qe duan te mesojne nga pervojat e te tjereve ne drejtimin dhe menaxhimin e biznesit. Parimet i Ray Dalio dhe Rruga jone i biznesmenit, trajnuesit dhe filantropit Vasil Naçit dhe Dr. Alma Bicit jane guida fantastike per te gjithe ata individe qe jetojne ne biznes dhe duan ta kene biznesin si mision te jetes se tyre.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

3 150 Lekë

-10%

3 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Parime” nga Ray Dalio

Ray Dalio është një nga investitorët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm në botë. Ai ndan parimet e pazakonta që i ka zhvilluar, përsosur dhe përdorur përgjatë dyzet viteve të fundit për të krijuar rezultate unike si në jetë edhe në biznes dhe që mund ti përdorë çdokush për të arritur qëllimet e tij. Në vitin 1975 Ray Dalio themeloi një kompani investimesh në një apartament me dy dhoma në qytetin e Nju Jorkut. Dyzet vjet më vonë kjo kompani ka bërë më shumë para dhe klientë se çdo kompani tjetër duke u bërë një nga pesë kompanitë më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas revistës Fortune. Vetë Dalio është listuar nga revista Time mes 100 personaliteteve më me ndikim në botë. Gjatë udhëtimit të tij, Dalio zbuloi një sërë parimesh unike që kanë çuar në ndërtimin e një kulture jashtëzakonisht efektive në sipërmarrjen e tij, të cilën ai e përshkruan si një ide meritokracie që përpiqet që të arrijë punë domethënëse dhe marrëdhënie kuptimplota përmes një transparence radikale. Janë këto parime dhe asgjë tjetër e veçantë për Dalion, i cili nga një fëmijë mëse i zakonshëm në një lagje të shtresës ë mesme në Long Island, u bë ndër sipërmarrësit më të suksesshëm. Në librin e tij “Parime” Dalio ndan ato që ka mësuar gjatë gjithë karrierës së tij të jashtëzakonshme. Ai argumenton se jeta, menaxhimi, ekonomia dhe investimi – që të gjitha mund të sistemohen, të rregullohen dhe të kuptohen si pjesë e një makinerie. Qindra mësime praktike që sjell libri, të cilat janë ndërtuar rreth gurëve të themelit të të vërtetës radikale dhe transparencës radikale, iu vijnë në ndihmë individëve dhe organizatave për të marrë vendime, për tiu përqasur sfidave dhe për të ndërtuar skuadra të forta. Ai gjithashtu përshkruan mjetet inovative që kompania përdor për të sjellë një ide meritokracie në jetë, të tilla si krijimi i kartave të anëtarësisë së bejsbollit për të gjithë punonjësit që filtrojnë pikat e dobëta dhe të forta, dhe përdorimin e sistemeve të kompjuterizuara të vendimmarrjes për të marrë vendime të matura dhe me besueshmëri. Teksa libri të mbush me ide të reja për organizatat dhe institucionet, Parime gjithashtu ofron një qasje të qartë dhe të drejtpërdrejtë për vendimmarrjen që Dalio beson se çdokush mund ta zbatojë pa marrë parasysh se çfarë po kërkon të arrijë. Këtu gjendet një mundësi e rrallë për të fituar këshilla ndryshe nga ato që gjeni në përditshmëri për biznesin.

 

“Rruga jone, rruga e suksesit ne biznes” nga Vasil Naçi, Alma Bici

Presidenti i Agna Group, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi dhe Dr. Alma Bici sjellin për lexuesit librin e ri “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, - i cili në vetvete përmbledh një përvojë të gjatë në zhvillimin e kompanisë Agna Group dhe që ofrohet si model edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Libri është një variant i përpunuar i botimit të mëparshëm “Është rruga jonë”, i parë me imtësi në kontekstin e zhvillimeve të reja në biznes Ky libër është ripunim i thelluar i librit “Është rruga jonë”, duke u bazuar mbi ndryshimet radikale, sidomos pas pandemisë dhe revolucionin digjital që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit. Ai është produkt i një përvoje 30-vjeçare të lidershipit të Agnës, por edhe i edukimit, trajnimeve dhe sfidave që biznesmeni dhe filantropi Vasil Naçi, bashkë me stafin e tij, kanë pasur gjatë organizimit të eventeve të mëdha “Rruga drejt suksesit” dhe “Mjeshtro biznesin”. Libri trajton mënyrën e ndërtimit të kulturës në kompani, vlerat bazë; frymën e lidershipit në çdo nivel, përmirësimin dhe inovacionin e vazhdueshëm; komunikimin e hapur dhe me respekt; mençurinë në vendimmarrje dhe shpejtësi në zbatim; përballjen me realitetin dhe objektivat sfiduese; vetëdisiplinimin dhe argëtimin. “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes” përfaqëson filozofinë e biznesit në Agna Group, është një formulë suksesi e jetësuar tashmë, drejtuesit e të cilës po e ndajnë me të gjithë ata që e kanë lidhur jetën me biznesin dhe e shohin të ardhmen brenda tij. Përmes këtij libri ne kuptojmë më mirë sesi të ndërtojmë një kulturë në organizatën që punojmë, - mësojmë sesi të kemi punonjës dhe partnerë më të mirë dhe sesi të ndërtojmë një mekanizëm që të kemi klientë besnikë. Ky libër vlen për të gjithë ata që e shohin jetën dhe biznesin si procese dinamike në ndryshme të vazhdueshme dhe menaxherët apo drejtuesit duhet të përballen me ndryshme të vazhdueshme.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri