I ri Cmim i reduktuar! Romancat me te bukura te Krishtlindjes Shiko më të madhe

Romancat me te bukura te Krishtlindjes

Nicholas Sparks, Brian Mooney SET0356

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Festat e Krishtlindjes behen me magjike permes librave qe i dedikohen ketyre diteve. Pikerisht per kete arsye, edhe kete vit kemi zgjedhur dy prej librave me te vecante qe kane ardhur ne shqip: “Lulja e Krishtlindjes” nga Brian Mooney dhe “Dëshira nga Nicholas Sparks”, të cilat mund të jenë një ide për dhuratë fantastike për miqtë që i pëlqejnë librat për Krishtlindjet. 

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 340 Lekë

-10%

2 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Lulja e Krishtlindjes” nga Brian Mooney

Kur Krishtlindja i bën bashkë sërish dy miq të vjetër, mes tyre lulëzon romanca. Kete roman fantastik e gjeni tek Bukinist.al dhe vjen tek ju duke nisur nga data 14 dhjetor dhe ne vijim.

Mrekullitë janë si flokët e dëborës; nuk mund të gjeni kurrë dy të njëjtë, por çdonjëri prej tyre është po aq i çmuar dhe i bukur. Këtë Krishtlindje mrekullia i takon doktoreshë Betit. Spitali që ajo drejton, në Rivër Dejlli të Hempshirit, rrezikon të mbyllet. A do t’ia dalë ajo ta bindë bordin drejtues, i cili ngjason me miqtë e Skrunxhit?! Në atë vorbull problemesh, miku i fëmijërisë, zjarrfikësi Logan, do të bëhet streha e saj e dashurisë. Më në fund, Beti do të ketë një shpatull ku të mbështetet.

Logani është një zjarrfikës në shtetin e Kalifronisë. Ai nuk ngurron të hidhet me parashutë dhe të ndërhyjë gjithnjë në situatat më kritike. Por, hedhja në krahët e mikeshës së tij të fëmijërisë, e cila është tashmë në një marrëdhënie, për të është një ndjesi edhe më e frikshme se të përballja me vatrën e zjarrit. Pasi humbi prindërit në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, Logani jetoi në familjen e Betit. Kur ishin fëmijë, ata e shihnin njëri-tjetrin si motër e vëlla, por tani që u rritën, u shtuan fluturat në stomak. Sikur ajo të mos ishte e fejuar! Sa nevojë kishin për nja dy-tri mrekulli Krishtlindjeje! Mbase falë tyre, Beti do të arrinte t’i mbante hapur dyert e spitalit dhe zemrat e dy miqve të vjetër do të rendnin drejt një dashurie të përjetshme.

 

“Deshira” nga Nicholas Sparks

Ashtu si në të gjitha romanet e Sparks-it, emocionet luajnë një rol të madh. "Dëshira" është një kronikë që ngjall mendime për disa dekada të jetës së protagonistes. Në atë rrjedhë, ajo zbulon vetëvlerësimin, vetëpranimin dhe madhështinë e dashurisë së parë.

Viti 1996 ndryshoi gjithçka për Magi Dozin. E dërguar nga familja e saj, në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të jetuar me hallën që e njihte fare pak, në Okrakok, një qytet i izoluar në bregdetin e Karolinës së Veriut, Magi e kishte mendjen vetëm tek shoqet dhe familja që kishte lënë pas... derisa takoi Brajs Trikitin, një nga të paktët adoleshentë në ishull.

I pashëm, i sinqertë dhe i sapo pranuar në akademinë ushtarake në Ëest Point, Brajsi i tregoi se sa shumë gjëra mund të pëlqente në qytetin buzë plazhit që rrihej gjithmonë nga era dhe e njohu me fotografinë, një pasion që do të bëhej pjesë e pandarë e jetës së saj.

Në vitin 2019, Magi është tashmë një fotografe e njohur. Ajo menaxhon një galeri të suksesshme në Nju Jork dhe fotografon vise të largëta dhe interesante në mbarë botën.

Por, Krishtlindjet e atij viti e gjejnë të mbërthyer në qytet, duke luftuar me një diagnozë mjekësore që e bën të reflektojë thellë... Gjithnjë e më shumë e varur nga një asistent i ri, ajo bëhet gjithnjë e më e afërt me të. Ndërsa numërojnë së bashku ditët e fundit të festave, ajo fillon t'i rrëfejë historinë e një Krishtlindjeje tjetër, shumë vite më parë, dhe të dashurisë që i tregoi asaj një rrugë, të cilën nuk mund ta kishte imagjinuar kurrë...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
GrupmoshaMbi 12 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë