I ri Cmim i reduktuar! Biblioteka e biznesit e Agna Group Shiko më të madhe

Biblioteka e biznesit e Agna Group

Grup autorësh BAL0013

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë set kemi përmbledhur pesë librat që ka nxjerrë shkolla e biznesit të Agna Group dhe sipërmarrësi i saj, biznesmeni, trajneri dhe filantropi Vasil Naçi: Këto 5 libra shënojnë historinë e një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri dhe mund të shërbejnë si një model autentik për këdo që do të bëjnë biznes në vendin tonë, duke ndarë vlera, duke krijuar produkte dhe shërbime të besueshme dhe me standarde, duke përqafuar mendësinë e rritjes, me standarde profesionale në menaxhim, marketing, lidership, nxitjen dhe zhvillimin e punonjësve dhe duke ndërtuar kulturë të qëndrueshme në sipërmarrje

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Agna Leadership Academy

4 680 Lekë

-10%

5 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me pesë libra përmban:

“Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes” nga Vasil Naçi dhe Alma Bici 

Presidenti i Agna Group, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi dhe Dr. Alma Bici sjellin për lexuesit librin e ri “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, - i cili në vetvete përmbledh një përvojë të gjatë në zhvillimin e kompanisë Agna Group dhe që ofrohet si model edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Libri është një variant i përpunuar i botimit të mëparshëm “Është rruga jonë”, i parë me imtësi në kontekstin e zhvillimeve të reja në biznes

“Si të bëhesh profesionist në shitje” nga Vasil Naçi

 “Si të bëhesh profesionisht në shitje” është një udhëzues njohurish dhe aftësish, është përgjigja e pyetjes: Si të kemi sukses në profesionin tonë dhe në jetë? Çfarë është shitja në vetvete? Cilët janë faktorët/elementët e saj përbërës? Cilat janë cilësitë që përcaktojnë përsosmërinë në shitje? Cilat aftësi e veçojnë nga të tjerët shitësit e suksesshëm? Në ç’etapa zhvillohet ky proces? Çfarë duhet bërë për të rritur shanset për suksesin afatgjatë?

“Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nga Vasil Naçi

Autori, Vasil Naçi,  jo vetëm është biznesmen i suksesshëm, por e ndan suksesin dhe të mirën me të tjerët. Dhe kjo nuk është pak, përkundrazi, prandaj “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nuk vjen thjeshtë si guidë këshillash, por si një mal përvojash të përjetuara me shumë sfida. Dija dhe informacioni i përftuar në këtë realitet për vlerat e komunikimit vlejnë tejmase për këdo, me fokus të posaçëm sipërmarrjen. Besojmë se ata që janë në kërkim të çelësit të harmonisë dhe të suksesit në jetë, pas leximit të librit do ti jenë mirënjohës autorit. Ne iu garantojmë se fjala e Vasil Naçit ia vlen të dëgjohet; përmes veprës së tij ke ç’të mësosh dhe përfitosh

“Arti i negocimit” nga Vasil Naçi

Biznesmeni dhe trajnuari për zhvillimin personal dhe mjeshtrimin e biznesit, Vasil Naçi vjen me një libër të ri mbi artin e negocimit, pas një përvoje mbi 30 vite në biznes si drejtues i Agna Group. Ky libër është një udhëzues praktik për këdo që kërkon të arrijë marrëveshje të rëndësishme në jetë dhe përmbledh shumë aspekte që jetës së vetë autorit të librit, të trajnimeve dhe leximeve, si dhe reflektime mbi mënyrën sesi duhet të negociojmë suksesshëm me të tjerët.

“Vlerat baze dhe bindjet për sukses” nga Vasil Naçi

Ky libër iu adresohet atyre që duan të kenë sukses në jetë; prandaj për këtë grupim njerëzish jepen këshilla të thjeshta dhe praktike për të arritur këtë objektiv. Autori i librit, Vasil Naçi shpjegon parimet e integritetit, respektit, përkushtimit, shpirtit të fitores, ekselencës dhe sjelljes me klientin, duke u bazuar mbi modelin e ndërtuar me përkushtim dhe sukses tek kompania Agna 

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë