Parime Shiko më të madhe

Parime

Ray Dalio A-000201

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ray Dalio është një nga investitorët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm në botë. Ai ndan parimet e pazakonta që i ka zhvilluar, përsosur dhe përdorur përgjatë dyzet viteve të fundit për të krijuar rezultate unike si në jetë edhe në biznes dhe që mund ti përdorë çdokush për të arritur qëllimet e tij.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN9789928265395

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

6 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në vitin 1975 Ray Dalio themeloi një kompani investimesh në një apartament me dy dhoma në qytetin e Nju Jorkut. Dyzet vjet më vonë kjo kompani ka bërë më shumë para dhe klientë se çdo kompani tjetër duke u bërë një nga pesë kompanitë më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas revistës Fortune. Vetë Dalio është listuar nga revista Time mes 100 personaliteteve më me ndikim në botë.

Gjatë udhëtimit të tij, Dalio zbuloi një sërë parimesh unike që kanë çuar në ndërtimin e një kulture jashtëzakonisht efektive në sipërmarrjen e tij, të cilën ai e përshkruan si një ide meritokracie që përpiqet që të arrijë punë domethënëse dhe marrëdhënie kuptimplota përmes një transparence radikale.

Janë këto parime dhe asgjë tjetër e veçantë për Dalion, i cili nga një fëmijë mëse i zakonshëm në një lagje të shtresës ë mesme në Long Island, u bë ndër sipërmarrësit më të suksesshëm.

Në librin e tij “Parime” Dalio ndan ato që ka mësuar gjatë gjithë karrierës së tij të jashtëzakonshme. Ai argumenton se jeta, menaxhimi, ekonomia dhe investimi – që të gjitha mund të sistemohen, të rregullohen dhe të kuptohen si pjesë e një makinerie.

Qindra mësime praktike që sjell libri, të cilat janë ndërtuar rreth gurëve të themelit të të vërtetës radikale dhe transparencës radikale, iu vijnë në ndihmë individëve dhe organizatave për të marrë vendime, për tiu përqasur sfidave dhe për të ndërtuar skuadra të forta. Ai gjithashtu përshkruan mjetet inovative që kompania përdor për të sjellë një ide meritokracie në jetë, të tilla si krijimi i kartave të anëtarësisë së bejsbollit për të gjithë punonjësit që filtrojnë pikat e dobëta dhe të forta, dhe përdorimin e sistemeve të kompjuterizuara të vendimmarrjes për të marrë vendime të matura dhe me besueshmëri.

Teksa libri të mbush me ide të reja për organizatat dhe institucionet, Parime gjithashtu ofron një qasje të qartë dhe të drejtpërdrejtë për vendimmarrjen që Dalio beson se çdokush mund ta zbatojë pa marrë parasysh se çfarë po kërkon të arrijë.

Këtu gjendet një mundësi e rrallë për të fituar këshilla ndryshe nga ato që gjeni në përditshmëri për biznesin.

Review rreth librit Parime, shkruar në Wall Street Journal, e gjeni tek LINKU

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe567
ISBN9789928265395
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë