I ri Cmim i reduktuar! Bota e femijeve sipas Bedri Dedja Shiko më të madhe

Bota e femijeve sipas Bedri Dedja

Bedri Dedja SET0179

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Bedri Dedja mbetet ndër autorët më të spikatur të letërsisë për fëmijë të paraviteve ’90. Rikthimi në qarkullim i veprave të tij ka ngjallur interesin e lexuesve të vegjël, - pikërisht për këtë arsye ne kemi sjellë dy prej librave të tij, - të kthyer tashmë në klasikë të letërsisë për të vegjë, - të vendosur në një set që i rekomandojmë për ti bërë pjesë të leximeve verore.

Më shumë detaje

11153 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

1 170 Lekë

-10%

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra përmban:

“Kalamajtë e pallatit tim 1” nga Bedri Dedja

Këto janë rrëfime që shënjojnë jetën e lexuesve të vegjël, pasi jo vetëm rrjedhin natyrshëm, por të krijojnë përshtypjen sikur shkrimtari është edhe një shok e pjesëmarrës në lojërat, shqetësimet, gëzimet dhe brengat e tyre.

Një copëz letër, mbetur “e burgosur” në zarf, mban një sekret që shpaloset në faqet e fundit të këtij romani plot aventura, të cilat nisin në Tiranë e më pas zhvendosen në një fshat malor.

Xhamat e thyer në shtëpinë e banorit më të ri të pallatit, zbulojnë një nga një fqinjët e kateve të tjera, e ndjekin deri në oborr fëmijët e moshave të ndryshme që argëtohen në lojëra e vrapime, që dinë të krijojnë skuadrat e tyre apo të organizojnë kohën e lirë.

Ata janë fëmijë që ndonjëherë i derdhin të gjitha energjitë në fushat e lojës, por që, nga ana tjetër, bëjnë përpjekje të mëdha për të përballuar situatat e ndryshme, që u krijohen në shkollë e në jetën e përditshme.

 

“Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”

Aventurat me fyej magjikë e katallanë të Fatbardh Pikaloshit vijojnë të magjepsin fëmijët anembanë. “Babai” i Fatbardh Pikaloshit, shkrimtari i njohur për fëmijë, Bedri Dedja, ju fton në portat e botës së tij magjepsëse të përrallave. Në këtë libër do të njihni heroizmat e famshme të Pikaloshit dhe miqësinë e tij jo të zakonshme me Qenin Qimekuq-Zemërbardhë.

Të dhëna

Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
GrupmoshaMbi 7 vjec
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë