I ri Cmim i reduktuar! Dy romane te vecante nga dy autore te suksesshme Shiko më të madhe

Dy romane te vecante nga dy autore te suksesshme

Elif Shafak, Ann Patchett SET0358

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Elif Shafak dhe Ann Patchett jane dy autore te spikatura te letersise europiane te diteve tona. Pikerisht per kete arsye, ne i kemi vene bashke romanet e tyre, “Pallati Bonbon” dhe “Liqeni Tom”, per t’iu dhene mundesi lexuesve ne gjuhen shqipe qe te perfitojne nga fantazia dhe mjeshtria narrative e ketyre dy autoreve

Më shumë detaje

1109 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 430 Lekë

-10%

2 700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban

“Liqeni Tom” nga Ann Patchett

Për të gjithë adhuruesit e letërsisë së Ann Patchett, romani "Liqeni Tom" vjen në gjuhën shqipe më datë 1 Gusht 2023, publikuar në të njëjtën kohë në të gjithë botën! Nga autorja e mirënjohur e romaneve “Shtëpia holandeze” dhe “Bel Canto” vjen një roman me nuanca intelegjente dhe me një rrëfim tepër të sinqertë për familjen dhe për jetën e nënave që kanë jetuar përpara lindjes së fëmijëve të tyre. Një roman elegjiak mbi dashuritë e humbura, dinamikat e të përditshmes dhe historive befasuese.

 

“Pallati Bonbon” nga Elif Shafak

Një profesor universiteti që ndahet midis pasionit për gratë dhe Kirkegardin, misteriozja Dashnorja Blu, e çuditshmja Higjienë Tijen me çupkën e saj Su, plaka Madamë Tetka: janë qiraxhinjtë ekstravagantë të Pallatit Bonbon, një ndërtesë zotërinjsh gjysmë karakatinë në zemër të Stambollit.

E ndërtuar në mes të viteve Gjashtëdhjetë nga një emigrant i pasur rus për gruan e çmendur, është shndërruar në një banesë të përbashkët, e molepsur nga insektet, ku të mbyt duhma e një ere të tmerrshme që s’dihet nga vjen. Një skenë ekscentrike për ndodhitë e korkolepsura dhe fiksimet e protagonistëve të Pallatit Bonbon, që ndërthurin fatet e tyre në sfondin e një Stambolli të trazuar dhe vital, varur pezull midis modernitetit dhe traditës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë