I ri Cmim i reduktuar! Dy romane ne shqip te Julian Barnes Shiko më të madhe

Dy romane ne shqip te Julian Barnes

Julian Barnes SET0174

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Julian Barnes është një nga autorët më të spikatur të kohës tonë, prandaj ne kemi përzgjedhur dy prej veprave të tij që kanë ardhur së fundi në gjuhën shqipe.

Më shumë detaje

11210 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 160 Lekë

-10%

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra përmban:

“Asgjë për tu trembur” nga Julian Barnes

Tmerrësisht serioz, mjeshtërisht lozonjar dhe çuditërisht gazmor. Asgjë për t'u trembur është një paraqitje tërheqëse e mënyrës se si ky shkrimtar jashtëzakonisht i talentuar e bën punën e tij dhe një rru- gëtim tepër personal i gjendjes së njeriut dhe të asaj që mund të vijë pas diagnozës përfundimtare.

Julian Barnes na jep një libër me kujtime rreth vdekshmërisë që flet për fenë, shkencën dhe familjen, si edhe për një shumëllojshmëri figurash të rralla, të cilat ndër shekuj janë përballur me të njëjtat pyetje që ai bën këtu në lidhje me faktin më themelor të jetës: shuarjen e saj të pashmangshme.

Nëse frika e vdekjes është "gjëja më racionale në botë", si mund të hahet njeriu me të? Ateist në të njëzetat, agnostik në të gjashtëdhjetat, Barnes-i ngre argumente të ndryshme për qenien pro, kunder, dhe me Zotin, dhe për lidhjet e gjakut, arkivist i së cilës ai bëhet pas vdekjes së prindërve, një fushë tjetër misteri, ku një sirtar me suve- nire që shpesh nuk arrijnë të lidhen me kujtimet e veta (për të mos folur për ato të vëllait të tij filozof).

Ka edhe stërgjyshër të tjerë: shkrimtarë "shumica të vdekur dhe mjaft prej tyre francezë” që janë shokët e tij të përditshëm, që plotësohen me kompozitorë dhe teologë dhe shkencëtarë, eksplorimet e ngjashme të të cilëve janë ndërthurur në këtë rrëfenjë me shtrirje ngazëlluese intelekti dhe lehtësi shpirti.

 

“E vetmja histori” nga Julian Barnes

Mjeshtri i prozës pikturon një protret elegjik dhe të dashur të historisë trazuese të dashurisë së një të riu... duke hequr dorë nga klishetë e lehta letrare për romancat për të realizuar një roman shumë më të thellë, më rezonues dhe më të trishtë.

Një verë, në vitet ’60, në një lagje të pasur në periferi të Londrës, nëntëmbëdhjetëvjeçari Pol kthehet në shtëpi nga universiteti dhe nxitet nga mamaja të anëtarësohet te klubi i tenisit. Atje ai luan në partneritet me Suzan Macleod, dyzet e tetë vjeç, me vetëbesim, me humor dhe e martuar me dy vajza thuajse të rritura.

Dekada më vonë, Poli sheh pas në kohë se si ata ranë në dashuri dhe se si, gradualisht, por pa ndërprerje, çdo gjë u bë copash. Ndërsa kthen dhe rikthen historinë e tij në mendje, duke e ekzaminuar atë nga këndvështrime të ndryshme, ai e gjen veten të përballur me kontradikta dhe me rrëshqitjet e vetë memories së tij, si dhe mënyrave se si narrativa dhe jeta ndikojnë njëra-tjetrën. Prekës, i gjallë dhe i thellë, E vetmja histori është një roman mbi memorien, përkushtimin dhe mënyrën se si dashuria e parë e përcakton një jetë përgjithmonë.

Të dhëna

Viti i Botimit2023
VendodhjaTiranë / Prishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë