Vasil Naçi, Alma Bici A-001302
Libër i ri
Presidenti i Agna Group, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi dhe Dr. Alma Bici sjellin për lexuesit librin e ri “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, - i cili në vetvete përmbledh një përvojë të gjatë në zhvillimin e kompanisë Agna Group dhe që ofrohet si model edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Libri është një variant i përpunuar i botimit të mëparshëm “Është rruga jonë”, i parë me imtësi në kontekstin e zhvillimeve të reja në biznes
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Agna Leadership Academy | |
| ISBN | 9789928048110 | |
Ky libër është ripunim i thelluar i librit “Është rruga jonë”, duke u bazuar mbi ndryshimet radikale, sidomos pas pandemisë dhe revolucionin digjital që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit.
Ai është produkt i një përvoje 30-vjeçare të lidershipit të Agnës, por edhe i edukimit, trajnimeve dhe sfidave që biznesmeni dhe filantropi Vasil Naçi, bashkë me stafin e tij, kanë pasur gjatë organizimit të eventeve të mëdha “Rruga drejt suksesit” dhe “Mjeshtro biznesin”.
Libri trajton mënyrën e ndërtimit të kulturës në kompani, vlerat bazë; frymën e lidershipit në çdo nivel, përmirësimin dhe inovacionin e vazhdueshëm; komunikimin e hapur dhe me respekt; mençurinë në vendimmarrje dhe shpejtësi në zbatim; përballjen me realitetin dhe objektivat sfiduese; vetëdisiplinimin dhe argëtimin.
“Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes” përfaqëson filozofinë e biznesit në Agna Group, është një formulë suksesi e jetësuar tashmë, drejtuesit e të cilës po e ndajnë me të gjithë ata që e kanë lidhur jetën me biznesin dhe e shohin të ardhmen brenda tij.
Përmes këtij libri ne kuptojmë më mirë sesi të ndërtojmë një kulturë në organizatën që punojmë, - mësojmë sesi të kemi punonjës dhe partnerë më të mirë dhe sesi të ndërtojmë një mekanizëm që të kemi klientë besnikë.
Ky libër vlen për të gjithë ata që e shohin jetën dhe biznesin si procese dinamike në ndryshme të vazhdueshme dhe menaxherët apo drejtuesit duhet të përballen me ndryshme të vazhdueshme.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 195 |
| ISBN | 9789928048110 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Ky set me tre libra vijnë enkas bashkë si një model drejt suksesit për sipërmarrjet shqiptare, bazuar mbi përvojat dhe komunikimin që ka përzgjedhur të bëjë me publikun Agna Group dhe presidenti i saj, z. Vasil Naçi. Nuk janë modele të mendjeve të shquara të botës, por janë këshilla dhe parime konkrete që gjenden në tre botimet e Agna Leadership Academy:...