Libra per nisma te suksesshme

Grup autorësh A-005059

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky set librash është i adresuar për të gjithë ata që duan të nisin diçka në jetën e tyre: Libri i Simon Sinek të vjen në ndihmë për të dhënë përgjigje jetësore se pse po e bën një gjë të tillë, ndërsa i dyti të paralajmeron se në jetë do të kesh shumë pengesa, të cilat nuk duhet të shkaktojnë trauma në jetën tënde, por duhet të jetën përvoja jete që ti sfidosh kur të të shfaqen sërish.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra përmban:

1. “Fillo me Pse” nga Simon Sinek

Pse e bëni atë që bëni?

Pse disa njerëz dhe organizata janë më novatorë, më influencues dhe më fitim-prurës se të tjerët? Pse disa krijojnë besni-këri më të madhe, si te klientët, ashtu dhe te punonjësit? Madje dhe midis të sukses-shmëve, pse disa prej tyre arrijnë të kenë vazhdimisht sukses?

Njerëz si Martin Luther King Jr., Steve Jobs, dhe vëllezërit Ëright, mund të kenë pak gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, por të gjithë e kanë filluar me pse. Aftësia e natyrshme e tyre për të filluar me pse, u mundësoi të frymëzonin njerëzit që i rrethonin, si dhe të arrinin gjëra të jashtëzakonshme.

Ndërsa studionte liderët që kanë pasur ndikimin më të madh në botë, Simon Sinek zbuloi se ata mendojnë, veprojnë dhe komunikojnë në të njëjtën mënyrë – dhe kjo është krejt e kundërta e asaj që bën kushdo tjetër. Këtë ide të rëndësishme Sinek e quan Rrethi i Artë, dhe paraqet një strukturë mbi të cilën mund të ndërtohen organizata, mund të udhëhiqen lëvizje, dhe mund të frymëzohen njerëz. Dhe e gjitha fillon me PSE.

Cilado organizatë mund ta shpjegojë se çfarë bën; disa prej tyre mund edhe të shpjegojnë si e bëjnë; por shumë pak mund të artikulojnë me qartësi pse. PSE-ja nuk ka të bëjë me paratë ose fitimin – këto janë gjithmonë rezultate. Pse ekziston organizata juaj? Pse i bën ato gjëra që bën? Pse klientët blejnë nga një kompani e caktuar? Pse njerëzit janë besnikë ndaj disa liderëve, dhe jo ndaj të tjerëve?

Të fillosh me PSE funksionon si me bizneset e mëdha, ashtu dhe me ata të vegjël, si në botën jofitimprurëse, ashtu dhe në politikë.

Ata që fillojnë me PSE nuk manipulojnë kurrë, vetëm frymëzojnë. Dhe njerëzit i ndjekin jo sepse janë të detyruar, por sepse duan.

Duke marrë nga histori të vërteta në fusha të ndryshme, Sinek thur një vizion të qartë të asaj që duhet për të udhëhequr dhe frymëzuar. Ky libër është për këdo që do të frymëzojë të tjerët, ose këdo që do të gjejë dikë për t’u frymëzuar.

2. Pengesa eshte rrugedalja nga Ryan Holiday

“Rajan Hollidei na tregon se si të nxjerrim në pah anën më të mirë të vetes sonë. Shumë njerëz e kalojnë jetën duke u munduar të shmangin pengesat. Hollidei vë në dukje gabimin e rëndë të këtij stili jetese dhe ofron filozofinë e stoikëve, udhëzimet e pavdekshme të të cilëve na mësojnë se duhet të guxojmë dhe të kapërcejmë vështirësitë, me qëllim që të triumfojmë.”

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1