I ri Dorëshkrim i gjetur në Akra Shiko më të madhe

Doreshkrimi i gjetur ne Akra

Paulo Coelho TO0274

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kryevepra më e fundit në shqip e Paulo Coelhos, vjen në shqip, duke iu bashkëngjitur serisë së librave të magjishëm të një prej autorëve më të shitur sot në botë. Edhe në këtë roman ka plot mistere dhe reflektime të thella për ndjesitë tona, për jetën dhe vdekjen, për qenien njerëzore. Këto nuk i bën kush tjetër kaq briliante sa Coelho. Çfarë pret.....LEXOJE

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928235329

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij. Mes gjindjes përreth ka të krishterë, hebrenj e myslimanë, të mbledhur trumë, në pritje të fjalimit që duhet t’i përgatisë për betejën e afërt, por Kopti nuk do t’u flasë për të: plaku i urtë i grish të kthejnë shikimin nga mësimet e jetës së përditshme, nga sfidat dhe nga vështirësitë që duhen përballur.

Sipas Koptit, mençuria e vërtetë buron nga dashuria, nga dështimet e vuajtura, nga ditët e krizës, po aq sa nga të lavdisë, si dhe nga bashkëjetesa e përditshme me pashmangshmërinë e vdekjes.

Dorëshkrimi i gjetur në Akra, është një ftesë për të reflektuar mbi parimet tona dhe mbi humanizmin tonë; është një himn për jetën, për të jetuar çastin kundër vdekjes së shpirtit.

Pjesë nga libri

Jemi mësuar të mendojmë se, në defterin e jetës sonë, çfarë marrim duhet të përputhet me atë që japim. E, megjithatë, ata që dashurojnë çojnë dëm kohë dhe energji me shpresën se do t’i duan në të njëjtën mënyrë.

Dashuria është akt besimi - jo shkëmbim i barabartë.

Janë kundërshtitë që e ushqejnë dashurinë. Janë mosmarrëveshjet që e lejojnë të mbetet përherë pranë nesh.

Jeta është tejet e shkurtët për t’i fshehur e për t’i mbyllur në zemër fjalët më të rëndësishme.

Fjalë, për shembull, si: “Unë të dua”.

Në çdo rast, është e gabuar të presësh të dëgjosh të njëjtat fjalë. Dashurojmë sepse ndiejmë nevojën të dashurojmë. Përndryshe, kuptimi më i vërtetë i jetës do të zhdukej - madje, ndoshta, edhe dielli nuk do të shndriste më.

Të dhëna

Faqe184
ISBN9789928235329
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat13x20
PërkthyesiPërktheu nga italishtja: Erion Gjatolli
RomanMotivim&Vetëdije