Klasiket per festat dhe Krishtlindjen

SET0376

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky eshte nje set qe permban dy autore klasike te njohur Charles Dickens dhe Luiza Mei Elkot, me veprat e te cileve iu eshte bere nje himn Krishtlindjes dhe festave ne mjediset familjare. Per kete arsye, ne kemi perzgjedhur kryeveprat “Kenge Krishtlindje” dhe “Gra te vogla”.

More details

1109 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“Kenge Krishtlindjeje” nga Charles Dickens

I botuar për herë të parë më 19 dhjetor 1843, libri pati menjëherë një sukses të madh editorial, të jashtëzakonshëm për kohën. Botimi i ilustruar, me një kopertinë në të kuqe të lehtë, shkronja të arta dhe ilustrime të ngjyrosura me dorë, i bëri të gjithë, të rritur e fëmijë, për vete. Një vepër që Dickensi e shkroi në vetëm gjashtë javë, për të plotësuar nevojat e familjes dhe që, brenda një viti, u kthye në frymëzim për të paktën tetë shfaqje teatrale, duke i hapur udhë një rryme të vërtetë letrare.

Është një dimër i acartë ai kur fillon historia, tamam vigjilja e Krishtlindjes: për disa - periudha më e bukur e vitit, ndërsa për plakun Skruxh, i vetmuar dhe i mbyllur në guaskën e vet si midhje, është thjesht "koha kur shihesh në pasqyrë dhe i bie në të se je një vit më i plakur, por as edhe një orë më i pasur". Në mbrëmje, pas një "trokitjeje" në derë, Skruxhi sheh fantazmën e Marlit, ortakut të tij të dikurshëm, i cili ka shtatë vjet që ka vdekur! Fillon kështu një natë me hije e imazhe nga e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja, një natë me ngjarje të mbinatyrshme, që do t'ia ndryshojnë shpirtin dhe jetën përgjithmonë Skruxhit.

Këngë Krishtlindjeje, i ilustruar, që do ta lexoni pa dyshim me dëshirë dhe gaz, falë edhe përkthimit poetik të Virgjil Muçit, tregon për Londrën e Dickensit, për pasurinë dhe varfërinë, zakonet dhe idealet e Krishtlindjes, që në kohët e tij e deri më sot. Fjalët e mrekullueshme të Këngës dhe konteksti i tyre magjepsës, tok, kanë frymëzuar brezat e rinj me mesazhin e Dickensit: që mund dhe duhet të ndryshojmë ne vetë dhe bota jonë, për mirë!

 

“Gra te vogla” nga Luiza Mei Ellkot

Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitOver 9 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1