Burgosja e poetit Ovidius View larger

Burgosja e poetit Ovidius

Liviu Lungu BAO0461

New product

Përshkrim i shkurtër

Në romanin “Burgosja e poetit Ovidius” shkrimtari rumuno-shqiptar Liviu Lungu i referohet një fakti historik. Në vjeshtën e vitit 8 p. K., me një vendim të perandorit Augustus, poeti i famshëm klasik romak Publius Ovidius Naso mërgon në Tomis (Konstanca e sotme, Rumani), në brigjet e largëta të Detit të Zi. Edhe sot, arsyet e mërgimit të poetit janë të panjohura. Vetë Ovidius-i shkroi se arsyeja ishte carmen et error, një poemë dhe një gabim.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928258007

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në këtë roman, poeti Ovidius shkëlqen më shumë me mospraninë e tij. Edhe pse në qendër të romanit është një oficer romak, Decimus Fabius Ferox, me misionin për të mbikëqyrur, për të mbrojtur dhe për t’u kujdesur për qytetin dhe për poetin, poeti Ovidius mbetet strumbullari i gjithë subjektit. Hija e tij qëndron gjithmonë pezull në të gjitha faqet e romanit. Nëpërmjet një rrethi të mbyllur ngjarjesh, autori vendos në thelb të romanit dy mistere ende të pazbardhura: arsyen e syrgjynosjes së Ovidius-it, ndoshta poeti i parë në historinë e letërsisë botërore i ndëshkuar nga politika për shkak të poezisë së tij, si dhe të vdekjes/zhdukjes së tij të mistershme.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages136
ISBN9789928258007
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLuan Topçiu
RomanSagë&Histori
I ri1