Donal Ryan PE0174
New product
Krizat ekonomike e shpirtërore dhe pasojat e tyre janë të ngjashme, pavarësisht vendit dhe kohës ku ndodhin. Këtë çështje ngre romani i Donal Ryan, i cili është fitues i Çmimit Europian të Letërsisë për vitin 2015. "Zemra vërtitëse" ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe ka fituar The Guardian First Book Award, (2013) çmimin "Libri i Vitit" në Çmimet e Librit Irlandez; ka qenë konkurrent në Dublin IMPAC Literary Award dhe në Man Booker Prize (2013).
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | PEGI | |
Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi; lidhje dashurie, tradhti, raporte familjare të shkatërruara, një vrasje dhe një rrëmbim gjejnë hapësirë po aq të natyrshme sa dhe veprimet e diktuara nga dashuria, nga shpirti i solidaritetit, nga dinjiteti dhe respekti.
Përmes një kori me 21 zëra unikë, ku secili rreket të rrëfejë këndvështrimin e vet të së vërtetës, na shpaloset para syve një përrallë e vetme dhe origjinale. I ndjeshëm e tepër njerëzor, ai arrin të artikulojë fjalët dhe mendimet e një brezi të tërë. Në të, gjithçka përshkruhet me një stil unik, të ashpër dhe të gjallë, ironik dhe gjithëpërfshirës.
Kritika
I furishëm, mallëngjyes, me një humor të zi që të bie si grusht stomakut. Stili i tij është mrekullisht i rrjedhshëm, dhe secili prej zërave të shumtë tingëllon tërësisht i vërtetë.
New York Times
Zbavitës, mallëngjyes, i shkruar në mënyrë të mrekullueshme.
Edna O'Brien
Një roman i parë i shkruar në mënyrë të përkryer. […] Ja një shkrimtar irlandez i klasit të parë! Mjeshtëria e Donal Ryan është më se e dukshme. Pavarësisht rrëfimeve që na vijnë nga zëra të ndryshëm personazhesh, nuk ndihet asnjë fije humbjeje. Edhe personazhet më periferike i shtojnë romanit ngjyra dhe themele të forta. Me një roman të shkëlqyer si "Zemra vërtitëse", nuk ka vend për të parë më larg se e tashmja. Për Donal Ryan, e ardhmja është sot.
Sunday Indipendent
Romani i Ryan-it duket se e përvijon diskurin nga heshtjet më të thella: dëshmia e personazheve të tij tingëllon e pasur dhe e vërtetë – zbavitëse dhe joshëse, e rëndomtë dhe e jashtëzakonshme – dhe ne s'mund të rrimë pa ia vënë veshin.
The Guardian
Çuditërisht prekës… tërësisht njerëzor… një roman bashkëkohor emocionues dhe i besueshëm që rrëfen për të humburit dhe për të lënduarit…
The Irish Times
I mprehtë, intim dhe me humor të zi.
The Observer
Fragmente nga libri
1) Nga ta dija unë se ç’do kishte bërë Jezui? Me sa di unë, ai djalë ishte plot kundërshti brenda vetes. Këtej thotë të kthejmë faqen tjetër, andej ngrihet, me një çomange në dorë, dhe kthen përmbys tezgat e shitësve në treg. Këtej thotë se të duruarit janë të bekuar, andej shkon dhe s’lë gjë pa u thënë njerëzve. Ngjallet nga të vdekurit dhe pas ca javësh ia mbath, duke i lënë shokët të kredhur në mut.
2) Në qendër të portës së hyrjes ndodhej një zemër e kuqe metalike që vërtitej nga flladi. Mentesha ishte e lirë, por e ndryshkur, fishkëllente dhe kërkëllinte, por zemra vazhdonte të vërtitej. Më kujtoi rrahjet e zemrës sime. I futa një shkelm, tek hyja brenda. Shtyva derën kryesore. Ishte e plotë dhe e rëndë. E shtyva përsëri dhe u hap.
3) E donin, ose, më mirë, donin imazhin që kishin krijuar për të: një njeri që lehtësisht mund të zgjidhte një jetë të sigurt, por që, në fakt, zgjodhi një jetë si të tyren, plot inate dhe hidhërime, gota të mjegulluara nga koha e përdorimi, mbushur me uiski të holluar me ujë, me mejhane të errëta fshati plot merimanga, me hale plot shenja muti dhe shurre të gjakosur, me vdekje të parakohshme. Mund të kishte jetuar ndryshe, por nuk deshi.
Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të Komisionit Europian. Ai pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mund të konsiderohet përgjegjës për përdorimet e mundshme të informacioneve që përmban teksti.
pages | 152 |
Published year | 2017 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Sokol Çunga |
Roman | Psikologjik |
I ri | 1 |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençur se ç’mund të mendojmë. Romani ka qenë finalist i çmimit Romani i Vitit në Irlandë! finalist i çmimit Kerry Group Irish Novel of the Year!