Clara Sanchez BD0187
New product
Një lexim plot kënaqësi, një libër që të mban të gozhduar me një histori kujtimesh, miqësie dhe mashtrimi. Fitues i çmimit Platea, çmimi më i rëndësishëm i letërsisë në Spanjë.
5 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994303601 | |
Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe, shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj. Në plazh njeh Kristensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat, të cilët e ndihmojnë pas një vuajtjeje dhe sillen me të si gjyshërit që ajo nuk i ka njohur.
Karina dhe Frederiku sikur i zgjidhin problemet e Sandrës dhe madje i ofrojnë një rrogë për ta shoqëruar Karinën në sesionet e riaftësimit, në shëtitje apo për të bërë pazarin.Askush nuk do të mendonte se ato tri jetë të bashkuara rastësishtpërbëjnë arsyen e ekzistencës së Hulianit, një i moshuar që sapo ka mbërritur nga Argjentina dhe që ndjek hap pas hapi vajtjet dhe ardhjet e norvegjezëve.
Një ditë Huliani i afrohet Sandrës dhe i zbulon hollësi të së shkuarës së tyre krejt të padyshimtë. I rrëfen, për shembull, se është një i mbijetuar i kampit të Mauthauzenit, kampit të përqendrimit për të cilin Sandra ka dëgjuar në ndonjë film apo në ndonjë dokumentar, një tmerr bardhë e zi që nuk ka të bëjë fare me të.
Dhe Kristensenët nuk janë ata që duken. Megjithëse në fillim Sandra nuk i zë shumë besë Hulianit, pak nga pak do të fillojë ti shikojë ndryshe zakonet, miqtë, fjalët dhe heshtjet e çiftit të të moshuarve, pa e kuptuar se fundi i pafajësisë së saj po ia vëjetën në rrezik.
Aroma e gjetheve të limonit është një rrëfim tërheqës tmerri pa efekte të mbinatyrshme dhe është gjithashtu, dhe para së gjithash, një roman mbi kujtesën dhe çlirimin nga faji.
| pages | 406 |
| ISBN | 9789994303601 |
| Published year | 2014 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Përkthyesi | Adrian Beshaj |