Sekretet e një jete magjepsëse View larger

Sekretet e nje jete magjepsese

Susan Meissner BLV0031

New product

Përshkrim i shkurtër

Ndodhej në udhëkryq dhe nuk e dinte që zgjedhja e saj do ta çonte drejt një rruge pa kthim. Këtë dilemë rrok romani “Sekretet e një jete magjepsëse” nga autorja Susan Meissner, i cili sjell historinë e jetës në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sulmet naziste mbi londrën

More details

100 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216175

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

DITËT E SOTME, OKSFORD, ANGLI. Studiuesja e re amerikane, Kendra van Zant, e përkushtuar për të realizuar vizionin e saj për një jetë të përkryer, interviston Izabela MekFarlandin pikërisht atëherë kur kjo grua e moshuar e ndien se ka ardhur koha për të rrëfyer të fshehtat e saj gjatë periudhës së luftës, të fshehta që i ka mbajtur brenda vetes për dekada të tëra... duke filluar të tregojë se kush është në të vërtetë.

Në këtë mënyrë, Izabela i bën Kendrës një dhuratë, por edhe e vë përpara një prove që do të testojë bindjet dhe zemrën e saj.

VITET ’40, ANGLI. Kur Hitleri nis një luftë të tmerrshme kundër popullatës civile londineze, qindra mijëra fëmijë shpërngulen nga qyteti dhe merren në kujdestari nga familje fshatare.

Edhe pse pesëmbëdhjetëvjeçarja Emi Dauntri dhe motra më e vogël, Xhulia, sistemohen për mrekulli në një shtëpi të bukur në Kotsuollds, ambicia e zjarrtë e Emit për t’u kthyer në qytet, me qëllim që të trajnohet në atelienë e një stilisti mode, e përball atë me dëshirën e thellë të Xhulias për t’i qëndruar së motrës pranë.

Mes mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve, pikërisht atëherë kur avionët nazistë fillojnë bombardimin shkatërrimtar mbi Londër, motrat ndahen mizorisht dhe jetët e tyre marrin një rrjedhë tjetër...

Data sheet

pages350
ISBN9789928216175
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlendi Lami
RomanSagë&Histori
I ri1